E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha e Ruli bashkebisedim me fermere

Kryeministri, Sali Berisha dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli zhvilluan sot një bashkëbisedim me përfaqësuesit e projektit kombëtar të ullirit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të vijuar në financimin e mëtejshëm të sektorit për kultivimin e ullirit.  “Vlerësime për angazhimin në këtë projekt të një rëndësie të dorës së parë. Projekti është i një rëndësie parësore. Përballë shumplanëshit nga prodhimi i fidanëve, përzgjedhja e tyre, nga vaditja dhe vjelja e tyre kanë qenë dhe mbeten objektiva të ndërhyrjes sonë. Nga 2007 e sot janë financuar 9 mijë  hektarë, por ky financim do të vijojë të shtrihet dhe më tej”, u shpreh Kryeministri. 
Nga ana e tyre, fermerët dhe kompanitë që operojnë në fushën e olivikulturës kërkojnë më tepër mbështetje financiare për veprimtarinë e tyre. Në një takim të përbashkët, Kryeministri Sali Berisha premtoi të gjithë mbështetjen e mundshme, në rast se këto subjekte bashkëpunojnë më tepër për të promovuar ullinjtë dhe vajin si prodhim shqiptar. Sipas kreut të qeverisë, duhet të synohen fort tregjet shqiptare, siç janë Kosova e Maqedonia.  Po ashtu, Kryeministri Berisha premtoi fermerëve se do të shikohet mundësia e dhënies së fidanëve me çmime të lira apo edhe me çmime zero.  Në takimin me agrobizneset, Kryeminitri Berisha deklaroi se qeveria ka shpallur tashme si objektiv mbjelljen e 50 milionë rrënjë ulliri, duke synuar mbulimin e të gjithë mbitokës vendase, që ka kapacitet shfrytëzues.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›