G20 ne Meksike debati mbi masat shtrenguese
Skenari i diskutuar nga ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20, në punimet në Meksikë, flet për një situatë globale të pasigurt, me një Europë që është sigurisht e përmirësuar me instrumentët e rinj të vënë në dispozicion, por është e qartë se ende nuk janë zgjidhur të gjitha problemet. Lidhur me politikat shtrënguese gjatë samitit ka pasur një thirrje të përgjithshme për një shumëfishim fiskal që duket më i gjerë se sa pritej në të kaluarën. Në samitin e G20 është evidentuar se dhënia e peshës vetëm mbi korrigjimet fiskale në vendet në deficit provokon nxitje recesioni dhe se disa vende janë më problematike se sa të tjerët dhe ndoshta këto të fundit nuk duhet të bëjnë korrigjime mbi bilancin me të njëjtën forcë. Sipas burimeve zyrtare thuhet se diskutimi mbi këtë cështje mbetet ende i hapur. Për sekretarin e përgjithshëm të OECD Angel Gurria fokusi takimit i përmbledhur mund të përkufizohet duke thënë se Europa duhet të përshpejtojë përpjekjet për të dalë nga kriza dhe se Spanja duhet të kërkojë ndihmë. Sipas tij ky do të ishte një vendim i pranueshëm dhe shumë i rëndësishëm. Perspektivat e rritjes mbeten ende të dobëta ka shtuar Gurria duke iu referuar rreziqeve të masave fiskale amerikane dhe problemeve të Europës. Fuksionarë të G20 shpjegojnë se kur flitet për vonesa të masave europiane u referohen diferencave mes qeverive mbi mënyrën se si mund të krijohet sistemi bankar unik, i konsideruar një hap i rëndësishëm në mbështetje të sistemit financiar europian. Italia, Franca e Spanja janë frustruar nga mënyra se si Gjermani kërkon të procedojë mbi këtë rrugë. Problemi se si ta kthejnë Greqinë në rrugën e qëndrueshme ekonomike të reduktimit të borxhit mbetet edhe pengesa kryesore për Europën, e cila ka nisur rrugën e rimëkëmbjes por duhet ende të zgjidhë probleme të ndryshme. Sipas dokumentit zyrtar të samitit ekonomitë botërore të G20 nuk kanë si qëllim të shtrëngojnë buxhetet në mënyrë të përshpejtuar që mund të godasin rritjen. “Do të sigurojmë që hapat e konsolidimit fiscal të jenë të përshtatshme në atë mënyrë që të mbështesin rritjen. Do të sigurojmë që financat tona publike shprehen ministrat të kenë një ritëm të qëndrueshëm”.