E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha flet ne grupit parlamentar te PD-se per liberalizimin e vizave dhe perparesite e buxhetit te ardhshem

Kryeministri Berisha ishte sot i pranishem ne mbledhjen e perjavshme te grupit te deputeteve te Partise Demokratike. Ne fjalen drejtuar deputeteve Kryeministri trajtoi dy ceshtje kryesoreliberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian per qytetaret shqiptare duke kerkuar nga deputetet te nisin kontaktet me zgjedhesit per tju qartesuar te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky procesdheperparesite e buxhetit te shtetit per vitin e ardhshem. Kryeministri i i njohu gjithashtu deputetet me viziten e tij dy ditore ne jug te vendit.

Me konkretisht Kryeministri u shpreh

Se pari deshiroj tju pershendes shume perzemersisht dhe besoj se jemi dakord qe kryefjala e axhendes sot do te jene vizat. Vendimi i Parlamentit Europian ishte nje vendim historik nje vendim qe i jep shume dinjitet shqiptareve. Nje vendim eshte i rendesishem per cdo komb por i jashtezakonshem per ne qe kemi pasur fatin e keq qe me shume se 35 perqind e rinise shqiptare u detyrua te largohej nga vendi ne vitet lsquo90 dhe pothuajse 25 perqind e popullates. Se pari duke qene se aspekti njerezor eshte gjithnje me i pari kjo u jep mundesi familjeve shqiptare te ndajne se bashku gezimet martesat dasmat semundjet te gjitha. Eumlshte arritje e jashtezakonshme qe shqiptaret te levizin te lire me dinjitet me dokumentet e identitetit me moderne. Arritje e jashtezakonshme sepse ne nje menyre realizohet nje enderr pothuajse shekullore e shqiptareve per ta ndjere veten e per te levizur te lire ne Europe. Eumlshte arritje e jashtezakonshme sepse me gjithe 10 apo 12-fishimin e turizmit kjo perben nje garanci shume te madhe per turistet nga Europa sepse ka nje vend ne liste te bardhe te Bashkimit Europian dhe anetare e NATO-s.

Por une do te kerkoja nga ju dhe me kryetaret e grupeve te punes sapo perfundova nje takim qe te ndermerrni takimet me intensive me zgjedhesit tuaj ne menyre qe te qartesoni cdo element te ketij procesi. Se pari ne rrafshin moral ketij vendimi qe ka te beje ne thelb me dinjitetin e cdo shqiptari qytetaret shqiptare do ti pergjigjen ne menyren dinjitoze. E them kete dhe kam bindjen e plote qe keshtu do te ndodhe por edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane viza per 90 dite ashtu sic kemi bere me spotin publicitar ne televizione por kur e bejme ne takime direkte njerezore i japim edhe peshe me te madhe. Ne keto takime te shperndajme edhe fletepalosjet. Sikunder keto fletepalosje te shperndahen edhe ne tregje ku ka edhe grumbullime te medha te njerezve. Ne tregjet e madha te vendit ne diten e tregut te cojme te rinj vullnetare per te shperndare fletepalosjet. Jane edhe te gjitha rrjetet televizive lokale qe e bejne nje qartesim te tille por qartesimi teknik eshte jashtezakonisht dhe duhet ta marrim si pergjegjesi para zgjedhesve tane per ta bere te plote kete qartesim domethenien e gjithe procesit. Ndonese kam bindjen e madhe qe njerezit e kane kete. Ne degjuam ne televizion zonjen per te cilen une u interesova ishte nje qytetare e thjeshte e cila i kishte femijet ne Itali. Ajo ishte shume e qarte e kishte prere bileten ne 27 dhjetor dhe kthimin ne daten 10 janar. Pra do te shkonte te takonte femijet te cilet kishte dhjete vjet pa i pare dhe me 10 janar do te kthehej. Duhet ti bejme te gjitha keto aspekte teknike te qarta ndonese ne menyre absolute nuk do te kete probleme dhe do faktohet se sa fallso ishin mesazhet e atyre qe u thane te huajve ketu ne Tirane hiqni vizat dhe do te keni nje milion shqiptare. Absolutisht qytetaret shqiptare do te shkojne si vizitore dhe do te kthehen. Nuk do te jene kurre 1 milion eshte jashte cdo lloj koncepti.

E dyta nuk duhet qe te krijohet as edhe problemi me i vogel me partneret e miqte tane qe vendosen dhe do te vendosin per kete proces. Jam shume i bindur por sidoqofte nje fushate intensive ne duhet ta bejme qe edhe shqiptari i fundit ta kete te qarte se cfare perfaqeson ky vendim i BE-se ne menyre qe te mos kete asnje lloj keqkuptimi. Sic e kam deklaruar dhe e deklaroj si mazhorance ne e marrim kete si nje proces si nje program pune per ta konsoliduar gjithnje e me shume. Ne menyre absolute nuk i shkon kujt ne mendje se u hoqen vizat dhe mbaroi. Perkundrazi. U hoqen vizat edhe me te konsoliduara te kristalta e me te fuqishme do te jene perpjekjet tona ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit dhe ne te gjitha aspektet e udherrefyesit. Keto doja te theksoja persa i perket ketij problemi qe do te jete gjithnje ceshtje e pare ne axhenden tone.

Shume shpejt do te vije ne parlament projektbuxheti. Une kerkoj mirekuptimin tuaj qe ne kete buxhet te ruajme dhe te konsolidojme perparesite me kryesore qe kemi ruajtur gjer me tani. Kerkoj te perqendrohemi me te gjithe potencialin tone ne rrjetin rrugor. Une e di se me parate qe ndertohen rruget mund te behen shume projekte te tjera por perseri theksoj se sa here qe ta pyesim veten nuk gjejme ndonje gje tjeter me te cilen mund ta ndihmojne shumicen e shqiptareve me shume sesa me rruget. Te heqim nje here rruget dhe kemi jo pak per te ndertuar. Ne mbledhjen e fundit u kam bere te qarte edhe ministrave qe rruget do te jene perparesia absolute e jona.

Te dashur deputete dhe deputete

Nga tuneli Tirane-Elbasan perfitojne ne kohe vetem shqiptare mbi 1 milion qytetare nga Kucova ne Leskovik ne Sterbleve. Ndaj perqendrimi me kryesor do te jene rruget. Une kerkoj mirekuptimin tuaj sepse e theksoj se vendi ka halle jo te pakta por them ta vazhdojme kete perparesi. Ne kemi ndryshuar vendin nepermjet rrugeve ndaj te vazhdojme me ambicie e vendosmeri ndertimin e tyre. Tuneli do te ndertohet me cdo kusht ashtu sic beme te gjitha rruget. Per rruget dhe kete tunel do te vendoset i gjithe potenciali i buxhetit.

Perparesia jone e dyte eshte rritja e pagave dhe pensioneve. Ne do ta ruajme kete perparesi. Sigurisht nese i marrim sic jane edhe me kete shume mund te zbatohen qindra projekte te tjera por mendoj se ne duhet ta ruajme patjeter rritjen e rrogave dhe pensioneve si nje qellim te cilin edhe kemi premtuar dhe do ta mbajme fjalen por absolutisht edhe si politika me e drejte. Kjo administrate duhet te marre rrogat qe meriton ne menyre te padiskutueshme. Eumlshte fat i madh qe me permiresimet qe u kemi bere pagave po vijne edhe te shkolluar ne shkollat me te mira. Fakti qe jane permbushur detyrime te medha e reforma te veshtira eshte ne meriten e ketyre punonjesve. Ndaj ne do te vazhdojme rritjen e pagave dhe pensioneve.

Po ashtu ne do te ndermarrim cdo hap qe nevojitet per integrimin dhe per vizat.

Ne do te vazhdojme te mbeshtesim zhvillimin e qendrueshem rural. Une po kthehem nga nje vizite ne jug te vendit dhe mund tju them se kurre ndonjehere nuk kam gjetur nje klime me optimiste sesa kete here ne jug. Ne cdo vend ku isha ne Sarande ne Gjirokaster Permet nder njoftimet me te gezueshme ishin ato per turizmin per targat e makinave te huaja qe kishin ardhur me turiste ne keto rrethe per prodhimet qe i kishin shitur teresisht si dhe per nje interes te madh real ne ullinj e agrume. Duhet tu jap vetem nje shifer qe ma dha nje socialist veteran te cilin une e vleresoj. Ai ka punuar ne fermen e Vurgut qe ka qene ferma kryesore e prodhimit te agrumeve me gjithsej 35 rrenje mandarina. Sot ky territor ka 135 mije rrenje. Vetem komuna e Xarres ka prodhuar 125 mije ton shalqinj. Fermeret e Vurgut merrnin mbi 100 kuintal per hektare miser dhe kishin dhe jo pak por 1500 hektare te lire dhe e kane me qera pavaresisht atyre qe e kritikuan dhenien me qera te tokes por me teknologjine me moderne. Pra kishte nje rigjallerim. Me kerkuan gjithashtu qe disa siperfaqe kullote te transferohen ne fond per ullishte. Mbreme ne Permet takova kryetarin e komunes se Piskoves nje komune qe fillon ngjitur me qytetin dhe perfundon ne kufi me Skraparin. E pyeta si po i shkonin punet dhe me tha se kishte vetem nje hektar lajthi punet po i ecnin shume mire dhe po mbillte. Ne nuk do te heqin dore nga kjo mbeshtetje por do ti mbeshtesim keto projekte. Ne fakt nevojat i kane shume te medha dhe ne do te bejme cmos qe tu gjendemi shume prane.

U ndala edhe nje here tek perparesite se projektbuxheti do te vije ne parlament dhe ne funksion te ketyre perparesive do te jete buxheti do te jene rruget per te cilat do te kete se paku 500 milion dollare investime gjate vitit qe vjen. Ne duhet ti qendrojme perparesise sone se nuk e kemi gabim. Kudo qe shkoj gjej nje jete te ndryshuar nga rruga. Inauguruam 50 kilometra rruge te gjitha ne zone rurale por te gjitha nje mundesi e jashtezakonshme per tregun e atyre njerezve.

Desha tju informoj se investimet ne rruge do te njohin dimensione te reja dhe jam i bindur se e kemi drejt. Eumlshte perzgjedhje shume e veshtire por Shqiperia e ka jetike infrastrukturen.

Pa diskutim edhe furnizimi me uje do te jete perparesi. Tre rrethet e jugut Tepelena me disa nderhyrje do te kete uje 24 ore. Kjo realizohet qartesisht dhe shpejt edhe per Permetin Memaliajn Gjirokastren e Saranden. Ne kala pashe ujesjellesin e Ali Pashes. Pashai me mencurine e tij olimpike sillte ujine Sopotit e depozitonte ne kala dhe ia jepte qytetit. E ngrene me pompa e depozitojne aty ku e depozitonte Ali Pasha dhe paguajne energjine sa frengu pulen. Ne kemi plot male qe jane plot me uje. Ndaj u ktheva entuziast. Nje nene aty me tha i kam femijet ne Greqi dhe me thone si mund te vijme aty pa uje. Dhe kane te drejte. Ndaj edhe uji do te jete perparesi.

Ne do te mbetemi ne keto perparesi dhe ky buxhet sigurisht do te ndjeke edhe ambiciet e tjera te programit ne te gjitha fushat por e theksoj perparesia do te jene rruget.


11/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›