E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konference per shtyp e Kryeministrit Berisha ne kalane e Gjirokastres

Dje isha ne Dervican ku inauguruam rikonstruksionin e shkolles se mesme dhe fillimin te punimeve ne Dropullin e Poshtem per nje ujesjelles te ri qe do te furnizoje me uje 7 fshatra te kesaj komune. Sot ne mengjes inauguruam nje nga komplekset me te bukura te arkitektures jo vetem ne Gjirokaster por ne mbare Shqiperine shtepine e Angonateve nje familje kjo me tradita dhe qe i ka dhuruar qytetit nje nga ndertimet me te bukura e dinjitoze te ketij vendi ndertim mahnites ne arkitekturen dhe funksionalitetin e tij. Por sic e pate restaurimi i tere kompleksit karshi sheshit te Cercizit po shkon drejt perfundimit po keshtu restaurime te rendesishme jane bere edhe ne godinat ne dy anet e rruges se Qafes se Pazarit. Qeveria eshte e vendosur te vazhdoje investimet per restaurimin e qendres historike dhe historise shume te pasur te ketij qyteti ne menyre qe ajo te konservohet ruhet e shfaqet para gjithe turisteve nga mbare bota. Jane investuar dhjetera here me shume sesa ne periudhat e meparshme dhe keto investime do njohin rritje sikunder qendrojme te vendosur per ripopullimin e qendres. Une i kerkova Drejtorit te Institutit te Arkeologjise te paraqese projektin dhe ta financojme me perparesi te ndertimit te nje dege te universitetit te Gjirokastres ne menyre qe te rigjallerohet me shume sheshi tregu rruget rrugicat. Vec kesaj institucionet do te dalin nga gropa atje poshte e do te vendosen ketu se eshte ne detyrimin e tyre qe te japin shembullin me te mire per kete qytet.

Zonja e zoterinj

Une vij sot ketu per te informuar nepermjet jush mbare qytetaret e ketij qarku se 5 vitet e fundit ne qarkun e Gjirokastres jane investuar 62 miliard leke jane investuar 17 here me shume se ne 8 vitet pararendese te marra se bashku jane ndertuar 292 kilometra rruge jane ndertuar 27 shkolla e kopshte 23 ujesjelles e kanalizime si dhe 9 qendra shendetesore. Brenda ketyre 3 viteve ne kompletojme rrjetin rrugor ne qarkun e Gjirokastres. Brenda ketyre 3 viteve ne lidhim Kardhiqin me Delvinen Tepelenen Laberine me Borshin Boshtin e Jugut Tepelenen me Levanin. Maja e Cajupit do te jete nje nga majat e para sebashku me Sari Salltekun ne Kruje qe rruga automobilistike e standardeve me te mira do te shkoje gjer ne maje ne menyre qe qytetaret e Gjirokastres turistet e sezonit te dimrit qe vijne ne kete qytet te mund te shijojne te gjitha kenaqesite e pafundme te debores majes se malit skive dhe turizmit malor.

Nje vemendje shume e vecante po tregohet e do te tregohet me te gjitha vlerat kulturore te qytetit Antigonene dhe te gjitha vendndodhjet e tjera te rendesishme arkeologjike.

Eumlshte firmosur marreveshja per 7 milion euro investime ne rrjetin e ujesjellesit te qytetit. Duke ardhur tek ju nje zonje fisnike mu drejtua e me tha zoti Kryeminister ne kemi shume problem ujin. Iu pergjigja pavaresisht se ujesjellesi ketu varet teresisht nga bashkia qeveria nuk mundet ne asnje rrethane ndaj kesaj nevoje jetike te qytetare te Gjirokastres te laje duart por eshte e vendosur te bashkepunoje me bashkine dhe eshte planifikuar 1 miliard euro investime per rrjetin e brendshem dhe i garantoj qytetaret e Gjirokastres se po behet cdo perpjekje per furnizimin me uje 24 ore per kete qytet dhe fshatrat e saj.

Zonja dhe zoterinj

Ne kete vizite ne syte e djemve dhe te vajzave burrave dhe grave te ketij qyteti te Sarandes dhe kudo qe shkova kam gjetur nje gezim te vecante kam gjetur qytetare qe syte u shkelqenin nga gezimi dhe kjo eshte shume legjitime. Ky gezim vjen e buron nga shpirti i tyre per nje arritje historike qe u jep shqiptareve liri dhe dinjitet me shume se cdo vendim tjeter qe mund te jete marre ndonjehere per ta. Ne brenda ketij viti do te levizim te lire ne mbare Europen. Kjo nuk ka ardhur si nje dhurate. Duhet te kemi shume mirenjohje per vendimin por absolutisht i merituar eshte merite e shqiptareve burrave e grave te rinjve e te rejave te cilet e ringriten kete vend nga shkrumbi i diktatures me shkaterrimtare qe Europa e bota ka njohur ndonjehere. Do te rikujtoj edhe nje here vitin 2001 kur jemi ndodhur ne nje seance hearing-u ne Parlamentin Europian te gjithe autoritetet shqiptare nje gazetar te cilin nuk kam asnje arsye ta akuzoj si antishqiptar u ngrit ne ate salle te nderuar dhe i tha audiences cna duhen keta njerez keta nuk kane as uje as drita cna lidh neve me ta. Une sigurisht nuk u ndjeva mire por ne vetvete u betova se do te beja cdo gje qe qytetaret shqiptare te kene drita 24 ore dhe jam krenar qe tani u harrua nderprerja e dritave qe qytetaret te kene nje nga rrjetet rrugore me te mira ne Europe dhe ndjehem shume krenar e i lehtesuar qe brenda ketij mandati nga Valbona ne Kakavije nga Morina ne Konispol qytetaret shqiptare do te ecin ne rruge te reja do te qarkojne vendin e tyre me rruge te standardeve europiane. Dje u nisa ne 7 te mengjesit nga Tirana dhe ne 11.45 isha ne Lukove. Kur miqte e mi me pyeten ne isha lodhur iu pergjigja aspak. Dhe jo se jam nje fans i madh i udhetimeve por sepse rruget e mira nuk te lodhin.

Vendimi per heqjen e vizave eshte jo vetem liri levizjeje nga liri shqiptare ne liri europiane dinjitet i madh per ne qe 20 vite me pare ishim te rrethuar me klone e tela me gjemba por eshte edhe nje mundesi e jashtezakonshme per Gjirokastren Saranden e mbare vendin. Te gjithe ata te cilet do te lexojne se Shqiperia kaloi ne listen e bardhe te sigurise se per qytetaret shqiptare Bashkimi Europian nuk kerkon viza do te ndjehen tre here me te sigurt do kene deshire dy here me te madhe per te vizituar bukurite magjepsese te ketij vendi.

Une shfrytezoj kete rast valet e ekraneve tuaja per tu bere thirrje qytetareve shqiptare qe kete akt madhor ne historine tone ta presim me dinjitetin dhe qytetarine qe na perket. Ata qe na votebesuan ne dhe do te na japin gjate muajve qe vijne vizat natyrisht nuk mund te mos kene dhe shqetesimin e tyre sepse si ne asnje vend tjeter per fatin tone te keq ne memorien e kohes jane te stamposura eksodet biblike te shqiptareve. Dua tu them miqve dashamiresve qe moren kete vendim se Shqiperia e 20 viteve te meparshme eshte vite drite larg me Shqiperine e sotme Shqiperia qe 20 vite me pare braktisej masivisht nga djemte e vajzat e saj sot renditet e 57-ta si nje nder vendet qe jetohet me mire. Sot Shqiperia ka nje ekonomi qe vitin e kaluar ishte ne krye te listes per rritjen ekonomike ne Europe dhe kete vit vazhdon te rritet. Shqiperia eshte nje vend me potenciale te jashtezakonshme turistike energjetike kulturore njerezore dhe shqiptaret nuk kane nevoje te largohen me nga vendi i tyre. E kunderta po ndodh. Shqiptaret po kthehen ne Shqiperi. Kjo eshte e verteta. Kudo qe shkoj e konstatoj kete. Natyrisht ne kete akt cdo qytetar duhet te mbaje pergjegjesite e veta. Ne nuk mund ta vleresojme ndryshe kete vetem me nje mirenjohje te pakufishme te udhetojme te takojme njerezit te shetisim te vizitojme e te kthehemi para afatit te caktuar 90-ditor.

Sikunder nga Gjirokastra dua te garantoj edhe nje here te gjitha qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Europian se qeveria autoritetet shqiptare procesin e heqjen se vizave e kane vleresuar ne menyre te jashtezakonshme por e konsiderojme kete proces dhe te gjitha reformat e ndermarra si nje proces pa nderprerje sepse ky eshte nje proces qe transformoi vendin. Imagjinoni ku ishim 4-5 vite me pare te dominuar nga bandat e boset e mafias qe kontrollonin porte aeroporte qytete qarqe te tera. Dhe ku jemi sot. Nje miku im do te me merrte ne telefon dhe me tha se do te takonte keto dite kryeministrin e tij dhe do ti thoshte te vizitonte Shqiperine se eshte vend me i sigurt se vendi i tij dhe e kishte fjalen per vendin e tij anetar te BE-se. Ne nuk kemi ndermend te dobesojme perkundrazi ta forcojme gjithnje e me shume luften kunder korrupsionit. Asnje vend nuk ka pasur rezultate me pozitive ne nje kohe te shkurter nga kjo lufte e gjate sesa Shqiperia. Ne rast se Shqiperia po ndertohet nga jugu ne veri nga lindja ne perendim ne rast se Shqiperia ia del te investoje 10 perqind te GDP-se vetem ne rruge kjo vjen para se gjithash e mbi te gjitha per shkak te luftes kunder korrupsionit. Shqiperia tani eshte anetare e NATO-s vend qe prodhon e eksporton siguri. Djemte e vajzat e saj jane ne frontet me te nxehta te planetit dhe po permbushin me dinjitet te madh detyrimin. Ne zhvillojme zgjedhje te lira e te ndershme njelloj si vendet e tjera evropiane. Qytetaret shqiptare jane te pajisur me dokumentet me te shkelqyera te plota e me moderne. Kufijte e Shqiperise kane sistemet e kontrollit me te shkelqyer. Qeveria shqiptare te gjitha keto eshte e vendosur ti coje me tej e ti konsolidoje ne interesin me te mire te zhvillimit te vendit.

Edhe nje here duke falenderuar qytetaret e Gjirokastres autoritetet vendore me lejoni ti garantoj se ne rast se jane investuar 62 miliard leke ne kete qark gjate viteve qe vijne kjo shume do te dyfishohet dhe nuk u ndala ketu tek rritja 30 here me shume e subvencioneve per fermeret e Gjirokastres qe nuk e kane pasur ne 8 vitet e meparshme. Ne do te vazhdojme te investojme fuqishem ne menyre qe qytetaret ne qytete e fshat te gezojne jeten urbane me mundesi te medha per ta ndertuar ne paqe e prosperitet.

Ne media ka dale letra e derguar nga komisionari per Zgjerimin Stefan Fyle. Si e komentoni ate

Kryeministri Berisha Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore. Kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR. Kryetari i qeverise i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal total te paprecedent ne historine e Europes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku zotit Rama nuk mund tia heq te jem i sinqerte.

Pyetje Si do te zgjidhet ngerci per Gjykaten Administrative. A e cenon kjo biznesin

Kryeministri Berisha Ajo qe ka ndodhur me kreret e opozites shqiptare ne raport me kete projekt une ju garantoj se nuk ka ndodhur ndonjehere ne ndonje vend tjeter ne historine e bashkepunimit te USAID-it dhe kjo eshte gjeja me e papranueshme. Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar ka zbatuar ne kete vend me qindra e mijera projekte me nje total mbi 700 milion dollare qe te gjitha taksa te qytetareve amerikane dhurate per qytetaret shqiptare por te gjitha te bazuar ne nje vendim te qeverise amerikane dhe ne nje ligj te Kongresit Amerikan. Zoti Edi Rama me nje akt qe do ta quaja jashtezakonisht te papranueshem refuzoi te votoje kerkesen insistuese miqesore te nje ligji per te cilin eshte punuar me ekspertet me te mire amerikane dhe europiane dy vjet rresht. Zoti Rama e theksova dje dhe e theksoj serish gabon ne menyre fatale kur mendon se mund te mashtroje shqiptaret dhe se cdo simite qe nxjerr shqiptaret do ta pranojne. Ai u tha shqiptareve se nuk voton ligjin se nuk do ti beje dhurate Sali Berishes nje sistem drejtesie. E kam theksuar dhe theksoj se ky eshte ofendim qe ai u ben qytetareve shqiptare se ai besoj se keta qytetare mund ti mashtroje mund te shfrytezoje valet e ekraneve per ti mashtruar e tu thote cdo gje. Dua tju rrefej nje gje interesante. Vjet Presidenti Barack Obama iu drejtua Organizates se Kombeve te Bashkuara me nje fjalim shume te bukur. Pasi foli per rrezikun nuklear e terrorizmin u tha audiences se SHBA-te qendrojne shume pas lirive te njeriut drejtesise se pavarur e cila dua te jem i sinqerte ne rast se nuk do te ishte ne vendin tim nuk do te isha duke folur sot para jush. E verteta eshte se te mendosh se SHBA-te do te investonin parate e taksapaguesve te tyre per te ngritur ketu nje sistem te varur nga kryeministri ky eshte nje mendim jashtezakonisht naiv per te mos thene primitiv. Ate projekt SHBA-te po e ndertonin ketu per te luftuar korrupsionin. 4 vite me pare ne kemi rene dakord me qeverine amerikane qe projektet kryesore te Pragut te Mijevjecarit te adresohen ne luften kunder korrupsioni. Dhe u vendos prokurimi elektronik taksa elektronike sporteli i vetem per regjistrimin e biznesit qe te gjitha kane dhene nje renie dramatike te korrupsionit dhe Gjykata Administrative. Kjo sepse kur shkon nepunesi dhe i kerkon para biznesit nese do te kete Gjykaten problemin biznesi e zgjidh duke mos i dhene asnje qindarke por ne Gjykate. Gjykata ishte per ti dhene fund arbitraritetit. Me duhet te them se kete vendim e mbajti absolutisht ne besnikeri te verber te eterve te tij sepse te kthehet nje vendim ndihme bujare per qytetaret shqiptare te taksapaguesve amerikane te votuar nga qeveria e Kongresi Amerikan me pretendimin se po i dorezon drejtesine Sali Berishen vetem eterit e tij shpirterore mund te perdorin brockulla te tilla per tu justifikuar. Perkundrazi eshte shembelltyra qe e lejon te marre vendime te tilla qe e lejon te prese ndihmat per qytetaret shqiptare sepse realizimi i ketij projekti ben te mundur Statusin Kompakt i cili do te thote qindra milion dollare ndihma per infrastrukturen per qytetaret shqiptare. Se dyti po te behej kjo Gjykate ta harroje se do ti paguante kush 20 perqind lepujt merrnin fund nuk kishte me seksere te shkonin dhe tu jepnin 20 perqindeshin per bashkine sepse do tu thoshin jam ne ujdi me pronarin e tokes dhe je i detyruar te me japesh lejen per zhvillim dhe shkon ne gjykate. Ne Tirane nuk jepen lejet mbahen ne xhepa dhe pasi fillon ndertimi ne perputhje me kontraten qe ndertuesit kane me pronarin atehere u shkojne lepujt dhe u thone qe te vazhdoni me tutje duhet te paguani 20 perqindeshin. Sepse po tua thoshin qe ne fillim tjetri do te hezitonte. Apo sic eshte edhe puna e 35 kateve. Ndaj ky perben nje akt jashtezakonisht te papergjegjshem. Por une jam ketu edhe nje here per ti bere thirrje ta votojme ligjin me urgjence. Ju garantoj se qeveria e SHBA-ve nese do kishte verejtjen me te vogel per ligjin do ti thoshte qeverise shqiptare se ekspertet kerkojne qe ligji te kete 1 2 3 apo 4 ndryshime por nuk na eshte kerkuar zyrtarisht asgje e tille. Jam une qe i ka percjelle ambasades amerikane qendrimin tone qe zoti Rama te paraqese cdo amendament per kete ligj ne ia votojme. Por zoti Rama e ka mendjen tek eterit shpirterore d.m.th tek ajo shtepia qe shikoni aty poshte ne Gjirokaster. Ai i qendroi besnik eterve nuk mund ta bente kurre ate nuk mund ta bente pas 20 vitesh pas qindra e mijerave projekteve te suksesshme. Kjo eshte e papranueshme.

Pyetje Ne minoritet flitet per lidhjet tuaja me strukturat politike brenda PS-se dhe akuzoheni se mbeshtesni nje krah te PS-se. Si e komentoni kete

Kryeministri Berisha Ju ishit dje me mua ne Dervican dhe aty ishte i gjithe minoriteti i te gjitha bindjeve socialiste demokrate te Omonia-s te PBDNJ-se. Askush nuk i nxori me detyrim por respekti i tyre per kete qeveri e cila po investon ne minoritet me shume se te gjitha qeverite e tjera te marra se bashku e cila po punon me ndershmeri te madhe qe te kete nje infrastrukture moderne ne kete zone ne menyre qe minoritaret te kthehen e jo te ikin. Minoritaret e jo vetem ata por te gjithe shqiptaret kane nevoje jetike per levizje te lire e kjo enderr po realizohet per shkolla energji elektrike qe te jetojne si njerez dhe ne kete po bejme per rroga e pensione dhe nuk ka qeveri tjeter qe ti kete rritur me shume sesa kjo qeveri. Ndaj ishte i gjithe Dervicani atje. Ata ishin atje se gjejne mbeshtetje te qeveria. Ne respektojme totalisht dhe teresisht lirite politike te shqiptareve. Zoti Ksera eshte bashkepunetori im i vjeter e nuk mund te them se zoti Ksera u be minister per inat te ketij apo atij.

Pyetje Kryetari i bashkise se Himares Vasil Bollano deklaroi ne media se nuk perjashton mundesine rikthimit ne koalicion me PD.

Kryeministri Berisha E ke pare si eshte bere bregu Ai e kupton se ku jane interesat me te medha te qytetareve qe perfaqeson por ne menyre absolute nga ana ime ka vetem nje nderhyrje ne rruge ujesjelles kanalizime shkolla investime rroga e pensione.


10/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›