E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron rikonstruksionin e rruges se HormovesTepelene

Gjate vizites se tij ne jug te vendit kryeministri Berisha u ndal dhe ne qarkun e Tepelenes. Kryeministri inauguroi perfundimin e punimeve per rikonstruksionin e rruges se Hormoves nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 35.2 milion leke rruge e cila do te lidhe banoret e ketij fshati me aksin kryesor kombetar.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha duke siguruar banoret e Hormoves se qeveria do te financoje cdo projekt per kete komune por edhe per komunat e tjera ne menyre qe banoret te gezojne infrastrukture te njejte me lagjet e qyteteve theksoi se pa luften me zero tolerance ndaj korrupsionit lufte e cila beri te mundur te dyfishohej buxheti i shtetit te gjitha keto rruge dhe vepra qe ndertohen do ishin absolutisht nje horizont i larget. Kryeministri theksoi se miniera e floririt per kete vend eshte lufta kunder korrupsionin ndaj dhe bashkerisht me qytetaret shqiptare do ta bejme kete beteje gjer ne fitoren e plote dhe perfundimtare per te nxjerre ne driten e diellit cdo qindarke te taksave te qytetareve ku shkojne dhe ku shpenzohen.

Kryeministri Berisha shprehu edhe njehere kenaqesine per vendimin e PE per heqjen e vizave dhe theksoi se shqiptaret do ta presin heqjen e vizave me dinjitetin me te madh dhe se do te dine ti pergjigjen ketij vendimi ne menyre te qyteteruar.

Ne fjalen e tij kryeministri u shpreh

Te dashur qytetar dhe qytetare banore te Hormoves

Ju pershendes vellazerisht dhe shpreh kenaqesine time te madhe qe ndaj me ju gezimin e inaugurimit te rruges e cila ju lidh ju banoreve te Hormoves me aksin kryesor kombetar. Ky ishte nje premtim i qeverise sime sikunder kam ardhur ketu per tu zotuar para jush se qeveria do te financoje cdo projekt per kete komune por dhe per komunat e tjera ne menyre qe ju ketu ku jetoni te gezoni nje infrastrukture te njejte me lagjet e qyteteve tona. Ndaj dhe i kerkoj kryetarit te komunes te dorezoje projektet te vazhdojme partneritetin qe ti sherbejme komunitetit ne menyre qe te lehtesojme sa me shume jetet e tyre. Qeveria eshte e vendosur qe ne cdo fshat ne cdo komune te beje investimet me te medha per te krijuar kushtet me te mira per rruge te asfaltuara per shkolla moderne per ujesjellesit per qendra shendetesore. Ne kater vjecarin qe kaloi ne kemi investuar ne fshatrat e vendit dhe zonat rurale 1.4 miliard dollare ju garantoj se kete kater vjecar keto investime do te dyfishohen ju garantoj se ne nuk kemi toke e fshatra per te braktisur toka jone eshte toke e bekuar. Ne kudo ne rast se ju krijojme kushte fermeret shqiptare mund te ndertojne jeten e tyre ne begati ndaj dhe jemi shume te perqendruar por kam kenaqesine tju informoj se ne Saranda ne Gjirokaster ne Tepelene ne zonat rurale inaugurohen pothuajse 50 km rruge te reja. Njera ishte Qafe-Bote-Xare Lukove-bregdet Valare-Erind dhe po ecim drejt Cajupit tjetra Valare-Dhoksat do te shkoj te inauguroj nje tjeter ne fshatin Benje pra kudo ne perpiqemi tu japim ju ate qe meritoni por krahas kesaj ne do tju ndihmojme ju ne fermat tuaja bujqesore apo blegtorale ne ne zonen e ultesires po subvencionojme projektin e ullirit por ju garantoj ju se ne zonat e tjera mund te mbjellim dru frutor me te ardhura e rendimente po kaq sa ulliri ndaj dhe kete vit fillojme nje projekt te dyte te madh lajthi arra bajame shege e geshtenje me te cilat ne synojme te mbjellim mbi 30 milion rrenje te reja nga te gjitha keto dru frutore te cilat kane nje treg te mrekullueshme ne Evrope dhe ne Bote. Por nga ana tjeter ne do te subvencionojme sic bejme deri me tani kreret e deleve dhe do te rifusim bleten per subvencionim do te ndihmojme shtegtimin e tyre ne menyre qe ju te mund te ndiqni me zgjojet e bleteve kullotat e tyre sipas stineve.
Vellezer dhe motra

Keto 5 vite ne ia kemi dale ta ndryshojme Shqiperine ta ndryshojme me shpejt dhe me shume se ne cdo vend tjeter dhe Shqiperia nga nje vend kur njerezit u dynden ne det me femije nga nje kohe kur brenda 3-4 viteve mbi 35 e djemve dhe vajzave te saj u larguan nga Shqiperia sot Shqiperia renditet e 57 ne kete planet ku mund te jetohet me mire. Kjo eshte merite e juaja e lumit te djerses se dashurise dhe perkushtimit tuja. Natyrisht qe kjo eshte rezultat edhe i reformave te gjithanshme qe ne kemi ndermarre reforma keto qe krijuan mundesi te dyfishojme buxhetin e shteti.

Te dashur banore te Hormoves

Sot sigurisht qe ka prape korrupsion dhe eshte nje fenomen qe duhet ta luftojme me zero tolerance por dua tju informoj se te gjitha keto rruge dhe vepra qe ndertohen do ishin absolutisht nje horizont i larget nese nuk do te kishim dyfishuar buxhetin duke luftuar korrupsionin. Ne vitin 2004 jane futur ne arken e shtetit 50 miliard leke ne vitin 2009 jane fituar 104 miliard leke dyfishi dhe kjo jo duke rritur taksat perkundrazi duke i ulur ato me shume se 50 por kjo duke luftuar korrupsionin duke bere transparence dhe ju garantoj se e kam theksuar dhe e thekson se miniera e floririt per kete vend eshte lufta kunder korrupsionin ndaj dhe bashkerisht do ta bejme kete beteje gjer ne fitoren e plote dhe perfundimtare bashkerisht me qytetaret shqiptare do te nxjerrim ne driten e diellit cdo qindarke te taksave tuaja ku shkojne dhe ku shpenzohen. Por nje gje dua tju informoj ju se brenda vitit qe vjen ju te dashur qytetare te Hormoves dhe te mbare vendit do te mund te udhetoni ne rruge te reja nga Gjirokastra ne Morine te Kukesit nga Valbona ne Konispol u asfaltuan 6 mije km rruge 7 mije te tjera ne fund te vitit 2009 ishin per tu asfaltuar dhe te 7 mije ne do ti asfaltojme. Me kete pune ne e beme Shqiperine nje vend te mire jo vetem per qytetar shqiptare por beme nje vend qe kete vit te prese turiste aq sa ka banore brenda saj dhe te perfitoje sigurisht te ardhura te medha per qindra e mijera shqiptare nga ky turizem. Serish ne do investojme ne menyre qe te presim jo 3.5 milion por te presim 7 milion dhe te presim jo vetem ne vere por ne cdo sezon se malet tona jane magjepse dhe me mire se ju nuk i njeh askush sesa te bukura jane keto male. Po shkojme me rruge ne majen e Tomorrit po ecim drejt majes se Cajupit po perfundojme Valbonen po perfundojme Thethin dhe Vermoshit po ecim drejt Sterbleves dhe ne do te bejme qe ate qe shihni ne vere ne bregdet ta shohim dhe ta perjetojme ne dimer ne malet tona te bukura

Duke perfunduar dhe falenderuar per kete pritje vellazerore shpreh kenaqesine se ndaj me ju vendimin e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave dhe te garantoj ketu vendet mike qe moren nje vendim shume fisnik se dua te jemi shume te sinqerte nuk e kane pasur te lehte te marrin vendimin per ne sepse ata akoma i kane ne mendje vitet kur u derdhem ne det me femijet dhe se per fatin tone te keq ka akoma politikane shqiptare qe u thone se po te hiqni vizat do te dynden nje milion shqiptare. Por une ju garantoj se shqiptaret do ta presin heqjen e vizave me dinjitetin me te madh. Vendimi per heqjen e vizave eshte vendim per dinjitetin e shqiptareve dhe ata do te dine ti pergjigjen ketij vendimi ne menyre me te qyteteruar ndaj dhe ta gezojme edhe ne kete vendim duke ndryshuar per mire jeten tone gjithnje e me shume.


11/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›