E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha gjatë Seminarit në Paris: Lufta ndaj korrupsionit, kusht kryesor për të luftuar varfërinë, konsolidimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësuar klimën e biznesit

Kryeministri Berisha ndoqi sot paradite panelin me temë " Modele të Reja Rritjeje", që u mbajt në Seminarin  “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Novacion”, i cili po zhvillohet në Paris nën kujdesin e qeverisë franceze.

Në fjalën e mbajtur në sesionin e zhvilluar paraditen e sotme kryeministri Berisha u shpreh:

Ekspozesë që bënë anëtarët e panelit, doja t'i shtoja dy fjalë rreth moshës dixhitale.

Në vitin 2005, Shqipëria kishte indeksin e penetrimit të internetit mes të të ultëve në botë, 4,8%. Unë hodha  gjatë mandatit të parë idenë, e internetit në çdo shkollë, siç e ka bërë Kosta Rika dhe, me të ardhur në pushtet, nisa zbatimin e kësaj ideje.

E dyta ishte thirrja për ofertat. Në vitin 2009, Shqipëria u bë vendi i parë me thirrje ofertash në masën 100% elektronike. Çfarë solli kjo? Kjo solli pakësimin e kostove me 29%, solli një ndarje të thirrjeve për oferta 6 herë më tepër se më parë, së shpejti do të instalojmë sistemin e shitjeve online.

Dy fjale tani për korrupsionin. Sipas mendimit tim, përfundimisht  është  Mater-Matrix e të gjitha të këqijave të një vendi të lirë.  Prandaj luftimi i tij në mënyrë të përhershme  është kushti  “sine qua non” për konsolidimin e të drejtave të njeriut,  sepse nuk ka asnjë faktor tjetër që i prek të drejtat e njeriut në një shoqëri të lirë përveçse korrupsioni.

Së dyti, për të luftuar  varfërinë.

Së treti, për të përshpejtuar dhe përmirësuar klimën e biznesit, çka është thelbësore për një vend. Përsa i përket  luftës  kundër  korrupsionit, besoj se njeriu  është  lindur lakmitar.  Lakmia e njeriut qëndron në genet e tij, në kromozome, por besoj se njeriu duhet mbrojtur që të mos bëhet i korruptuar. Duhet mbrojtur. Atëherë transparenca  është  ndoshta rruga më e mirë për ta mbrojtur, flas së pari në sektorin publik. Ekziston edhe te privatët, por ky është problem më vete.

Në sektorin publik vendosja e transparencës duhet kryer në çdo hap përmes procedurave dixhitale, që përbëjnë ndoshta një nga mjetet me efikase kundër korrupsionit.  Kjo e bllokon atë  absolutisht. Ka një  realitet për miqtë e mi afrikanë, ka një të vërtetë:  qytetërimi  botëror  ka pasur një personalitet që quhej Martin Luter.  Unë  jam mysliman, por e adhuroj këtë njeri. Pse? Sepse ai shpëtoi qytetërimin  botëror nga korrupsioni, jo  atë evropian. Nuk ka rëndësi në beson apo jo nga ana fetare, ai ka dhënë ndikimin e tij. Mirëpo  vendet tona nuk e njohën Reformën, nuk i njohën as pasojat e Reformës, prandaj, në vendet tona, korrupsioni  është një problem shumë me thelbësor. Prandaj ne, pa i hedhur sytë të kopshti i tjetrit, le të shohim se pari kopshtin tonë.

Faleminderit!


06/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›