Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të prokurorit Xhevat Hana

6 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, të prokurorit Xhevat Hana.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Xhevat Hana,
Me hidhërim dhe dhimbje mësova për lajmin e ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të dashur! Më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ju ngushëllimet e thella dhe të sinqerta!
Ndarja nga jeta e Xhevatit përbën një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për vetë shtetin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë e ta njohin atë nga afër, duke i çmuar gjithmonë përkushtimin ndaj detyrës së vështirë të prokurorit, integritetin e profesionalizmin si dhe cilësitë e tij të spikatura qytetare e njerëzore.
Në këto çaste të rënda, duke ndarë me ju dhimbjen e humbjes dhe duke ju gjendur pranë shpirtërisht, dëshiroj të vlerësoj edhe njëherë Xhevatin e ndjerë për punën dhe kontributin e tij të rrallë profesional në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.