P R O J E K T L I GJ PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË, DHE “BUSHAT-BËRDIC˔, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK, PËR KARIERA GURI GËLQEROR E ARGJILE
P R O J E K T L I GJ
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË, DHE “BUSHAT-BËRDICË”, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK, PËR KARIERA GURI GËLQEROR E ARGJILE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Të hiqet nga fondi pyjor kombëtar dhe nga kadastra kombëtare e pyjeve sipërfaqja 249,0 (dyqind e dyzet e nëntë) ha, që ndodhet në ekonominë “Mali i Rencit”, Lezhë, dhe sipërfaqja 14,0 (katërmbëdhjetë) ha, që ndodhet në ekonominë pyjore “Bushat-Bërdicë”, Shkodër, gjithsej 263 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre) ha, të cilat t’i jepen në përdorim, me kontratë, me afat 99 vjet, shoqërisë “OTTO-AL”, shpk, për kariera guri gëlqeror e argjile, sipas tabelave 1, 2 e 3 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Neni 2
Të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të ngastrave, sipas pikës 1, të këtij ligji. Zyrat rajonale të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të bëjnë çregjistrimin e tyre nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe t’i regjistrojnë si sipërfaqe joproduktive (karierë), sipas akteve nënligjore në fuqi.
Neni 3
Llogaritja e tarifave për heqjen nga fondi pyjor të bëhet në përputhje me vendimin nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”.
Neni 4
“OTTO-AL”, shpk-ja, brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të pyllëzojë, me fondet e veta, 210 (dyqind e dhjetë) ha ngastra, të përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor. Lloji i drurëve, që do të mbillen, dhe grafiku i mbjelljeve të caktohen nga drejtoria e shërbimit pyjor përkatës, në bashkërendim me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat ndjekin realizimin e mbjelljeve deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes me kërkuesin.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
15/04/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: