E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Vasillaq Vangjeli, i cili u nda dje nga jeta. Në këtë mesazh, Kryeministri shprehet:

“Të dashur familjarë të aktorit Vasillaq Vangjeli,

Sot është një ditë trishtimi për ju që humbët njeriun tuaj të dashur, por edhe për botën artistike që humbi njeriun që ia dedikoi jetën skenës së teatrit të estradës dhe komedisë. Vasillaqi, me talentin e tij, u shndërrua në një nga aktorët më të dashur të komedisë për shqiptarët, i cili  ju dha buzëqeshjen edhe në kohëra të vështira për ta. Në kujtesën e publikut shqiptar do të mbetet i paharruar personazhi shumë i dashur për të tek Zonja nga Qyteti dhe loja e tij e shkëlqyer aktoriale.

Në këto çaste dhimbjeje, unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Zotit Vangjeli dhe botës artistike të vendit.”


27/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›