E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i paraqet Presidentit të Republikës zotit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar

Kryeministri Berisha, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot  Presidentit të Republikës zotit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar:

    1.  Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti në  detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme;

   2.  Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë  dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë;

   3.  Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga  detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit  dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës;

   4.  Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm.

 *  * *

Kryeministri Berisha falenderoi përzemërsisht zotin Nasip Naco dhe zotin Petrit Vasili për bashkëpunimin e ngushtë dhe luajal që kanë patur gjatë qëndrimit në detyrat, respektivisht, si Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe si Ministër i Shëndetësisë, për kontributin e tyre të rëndësishëm në promovimin e këtyre fushave si dhe në realizimin e reformave të rëndësishme në këto fusha jetike të vendit.

Zoti Naco dhe zoti Vasili nga ana e tyre falenderuan Kryeministrin Berisha për të gjithë bashkëpunimin që kanë patur me të gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre dhe e garantuan se ata do të vazhdojnë këtë bashkëpunim në interesin më të mirë të mazhorancës dhe vendit.


23/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›