E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i pergjigjet interesit te medias pas mbledhjes ne shtabin qendror te emergjences civile ne Shkoder

Kryeministrit Berisha i pergjigjet interesit te medias pas mbledhjes se zhvilluar ne shtabin qendror te emergjences civile ne Shkoder. Ne kete prononcim Kryeministri Berisha u shpreh Po merret cdo mase dhe po behet cdo perpjekje per te shpetuar cdo jete. Shpetimi i jeteve eshte perparesia absolute. Sikunder ne kushte shume te veshtira po behet cdo perpjekje per te garantuar furnizimin me uje me buke me ushqime pasi transporti ne nje siperfaqe mbi 12 mije hektare eshte i mundshem vetem me varka me gomone me lundra. Me nje fjale eshte nje transport mjaft i komplikuar. Megjithate po behet gjithcka. Helikopteret po fluturojne por atje ku ata mund te uleshin dje sot nuk mund te ulen sepse uji eshte nje meter. Po gjejne zona te tjera ne menyre qe te transportojne edhe te realizojne evakuimin por edhe te transportojne ushqime dhe ilace. Ky eshte nje mot i thelle. Reshjet jane shtuar edhe ne jug por e rendesishme eshte qe angazhimi dhe perkushtimi eshte i plote si nga ana e qytetareve ashtu edhe nga autoritetet.

Pyetje Zoti Kryeminister a jane ne gjendje strukturat e emergjences civile te Shqiperise per te perballuar kete situate dhe a keni kerkuar ndihme nga vende te tjera

Kryeministri Berisha Strukturat e emergjences civile ne Shqiperi jane te tera te angazhuara 24 ore ne 24 ore. Vende mike kane ofruar dhe po ofrojne ndihme. Sigurisht qe ne i jemi shume mirenjohes per solidaritetin por e verteta eshte qe e tere Europa eshte pllakosur nje mot i madh. Jo pak vende numerojne viktima prej tij. Shkalla e angazhimit dhe mobilizimit te strukturave te emergjences civile eshte shume e madhe pasi tani e tere ushtria e tere policia dhe te gjithe njesite e qeverive vendore jane shnderruar ne struktura te emergjences.

Pyetje Zoti Kryeminister dime qe Kosova eshte pergjigjur me 57 trupa te FSK-se po nga NATO a ka nje pergjigje per ndihme

Kryeministri Berisha Ndihma e NATO-s po pritet por Kosova ishte ndihma e pare. Po ashtu i pari qe me ka marre ne telefon ishte Kryeministri i Kosoves dhe dhjetera komuna te saj jane te gatshme te presin qytetaret te strehojne te ndihmojne. Pra ka nje solidaritet shume te madh. Natyrisht situata deri me tani eshte e tera nen kontroll meqenese nuk kemi humbje njerezore sepse kjo eshte kryesorja. Ne do te perpiqemi te bejme gjithcka per te mos pasur humbje ne jete njerezish ndersa demet e tjera rikuperohen.

Pyetje Zoti Kryeminister ju thate pak me pare se qytetaret mund te perdorin trenin per te levizur drejt kryeqytetit Tiranes. Duke pasur parasysh situatat e meparshme por edhe reshjet e shiut a eshte i sigurt ky udhetim per qytetaret

Kryeministri Berisha Treni tani ka nje rendesi shume te madhe sepse rruga eshte ngushtuar dhe eshte vetem rruga e vjeter. Une theksova udhetimin me tren sepse shkembimi tregtar furnizimi kerkojne nje intensitet te madh. Do te behet cdo gje per te garantuar linjen sikunder edhe te shihet mundesia e shtimit te trafikut te trenave kryesisht per mallra por edhe per pasagjere ne menyre qe ato te mund te permbushin detyrimin e furnizimit te qytetit. Ne kemi nje komune per te cilen diskutuam qe ta furnizojme nga Mali i Zi sepse eshte shkeputur lidhja. Autoritetet atje kane treguar gatishmeri te plote te nderhyjne dhe te ndihmojne.

Pyetje A do te kete masa ndeshkuese per ata qe rrisin cmimet

Kryeministri Berisha Une nuk besoj qe ti lejojne vetes nje gje te tille por ne menyre absolute ne rast se spekulojne ne gjendje emergjence do te marrin ndeshkim shembullor. Me vjen keq te them sepse tregtaret ne teresi kane treguar ofruar ndihma. Gjate mesnates dhe ne oret e para te mengjesit biznesmene kane qene ne Torovice me mjetet e tyre me inxhinieret e tyre por ne rast se ndonje spekulator mendon se mund te pasurohet ne keto kushte nuk do ta kete te mbare pasurimin.


04/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›