Kryeministri Berisha zhvillon nje mbledhje me shtabin e Emergjences Civile ne qarkun e Fierit

KryeministriBerisha zhvilloi pasditen e sotme nje mbledhje me Shtabit te Emergjences Civile ne qarkun e Fieriti vendosur ne prefekturen e qytetit te Fierit ku u analizua situata ne keto zona dhe u diskutua per masat qe jane marre me qellim parandalimin apo minimizimin e demeve ne rast te ndonje situate emergjente qe mund te shkaktohet si pasoje e prurjeve te lumenjve. I pranishem ne kete mbledhje ishte edhe Prefekti i Vlores i cili e njohu Kryeministrin me situaten dhe masat e marra ne kete qark.
Kryeministri Berisha vleresoi mobilizimin dhe planet e bera per perballimin e situates ne rast emergjence pasi ndash u shpreh ai - duhet te jemi te pergatitur per cdo situate. Me tej Kryeministri theksoi se eshte jashtezakonisht e rendesishme qe situata te monitorohet sepse prurjet jane rritur dhe po shkojne drejt nivelit kritik.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se ne keto rrethana qellimi me kryesor duhet te jete shpetimi i jetes se njerezve dhe per kete Prefekti ka autoritetin qe te urdheroje evakuimin paraprak te banoreve ne cdo rast qe e konsideron te domosdoshem.
Me gjeresisht ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh
Se pari erdha tju pershendes dhe tju pergezoj per mobilizimin per angazhimin dhe per planet qe keni bere ne rast te nje situate emergjente per te cilat me informoi Prefekti i Fierit dhe Prefekti i Vlores. Dy jane zonat kryesore te emergjencave ujore e para Shkodra dhe e dyta Vjosa nga Ura e Mifolit e poshte. Monitorimi eshte jashtezakonisht i rendesishem sepse prurjet jane rritur dhe sic e dini prurjet po shkojne drejt nivelit kritik. Prefekti dhe drejtori i policise me informuan se eshte vendosur vezhgim konstant nga Permeti dhe Tepelena. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme sepse para kater vitesh u shpetuan me dhjetera jete vetem nga ky fakt. U njoftua nga Tepelena dhe u dha mundesia qe njerezit ne mesnate te zgjohen dhe te merrnin masat qe dallga e ujit te mos i zinte ne gjume. Keshtu qe kjo duhet te forcohet shume.
Se dyti duhet te percaktohen qarte te gjitha kapacitetet e transportit dhe te sistemimit. Kjo eshte shume e rendesishme dhe po kaq e rendesishme eshte qe Prefekti ka autoritetin te urdheroje evakuimin paraprak ne cdo rast qe e konsideron te domosdoshem. Kurre nuk eshte e thene qe te presim vershimin. Perkundrazi ne rast se konstatohet e nevojshme duhet te evakuohen femijet grate te moshuarit dhe le te rrije nga nje burre per shtepi por edhe ai te qendroje ne kontakt me autoritetet. Ne keto rrethana qellimi me kryesor duhet te jete te shpetojne jetet e njerezve pastaj te tjerat jane te zgjidhshme dhe i zgjidhim. Qellimi yne kryesor eshte qe te perpiqemi te mos kemi asnje viktime ne rast se do te krijohet ndonje situate emergjente.
Ne Shkoder megjithese si permasa jane realisht shume te medha ana me pozitive eshte se nuk kemi pasur asnje jete te humbur deri me tani. Ka pasur raste shpetimi ne kushtet me te veshtira. Fatmiresisht kjo eshte arritur ndersa demet materiale vijne me pas dhe jane nje problem me i zgjidhshem. Solidariteti eshte i madh. Jane marre masa e duhura dhe qytetaret jane sistemuar dhe po sistemohen. Disa veshtiresi reale ka ne furnizim sepse furnizimi po behet me varka dhe eshte nje ritem shume me i ngadalte. Megjithate kemi shtuar grupet dhe po bejme cdo gje qe te mund te furnizojme banoret me gjerat me elementare.
Ndonese une jam informuar rregullisht per punen qe keni bere doja tju takoja sepse ka nje rendesi te jashtezakonshme qe te jemi ne kembe dhe ta ndjekim situaten. Sigurisht qe do te keni mbeshtetje te plote por parandalimi eshte gjeja me e mencur qe mund te bejme. Ne rast se para katre vitesh u arrit vertete te shpetohen jetet e atyre banoreve nuk mund te them se u be sistemimi me i mire i mundshem i tyre. Une i kam vizituar ne ate kohe dhe nuk kane qene aq mire te sistemuar. Ne kesaj here duhet te mendojme qe gjithcka te funksionoje me nje disipline te hekurt dhe me eficence. Shpresoj te mos kete nevoje. Sot pasdite vihet re nje kthese por motin nuk e kemi ne ne dore.
Une dua tu bej thirrje autoriteteve vendore ne te gjithe vendin kudo qe jane te bejne cdo gje per te minimizuar rreziqet nga uji. Detyra jone eshte te parashikojme. Duke ardhur tek ju me vjen nje mesazh i nje gazetari qe me thoshte se tre familje nder to edhe familja e tij po rrezikojne te permbytjen ne Osum. Keto familje jane te rrethuara nga uji. Sigurisht une bera perpjekjet e mia por e rendesishme eshte qe aty ku ne e shohim se mund te kete vershim te bejme evakuim paraprak. Keta jane lumenjte tane. Gjate veres jane pothuajse te paqene ndersa ne dimer behen gjigante. Ata jane lumenj malesh me vershim te fuqishem dhe realisht problematik ne mote te medha. Imagjinoni ju te behet lumi Valbone me 1800 m3/s nderkohe qe ne kushte normale eshte nje lum qe nuk ka me shume se 30 m3/s. Keta jane lumenj malesh te cilet dihet se marrin reshje te medha dhe vershime te medha.
E mora kete shembullin e Osumit per te thene se si ai jane te gjithe lumenjte tane. Prandaj aty ku kemi njerez dhe ekziston potencial per te vershuar ne duhet te marrim masa sa me energjike. Une shpresoj qe te mos kemi asnje pasoje ne jete njerezore. Kjo eshte shume e rendesishme. Une u informova per planin qe ju dhe Vlora keni ndermarre bashkerisht por duhet te pergatitemi per cdo lloj situate qe mund te krijohet.
Edhe ne Shkoder situata eshte ne kontroll. Permasat jane realisht shume te medha. Digat jane ne kapacitete me te larta sesa duhet te jene por menaxhimi i tyre ka qene me shume pergjegjesi dhe nderhyrja totale tani eshte ne kushte pak te veshtira. Nje komune na eshte shkeputur fare dhe po behet furnizimi nga Mali i Zi dhe nga deti. Velipoja po ashtu po furnizohet nga deti. Por perseri gjerat funksionojne dhe situata eshte ne kontroll.
Natyrisht ne duhet te jemi shume te vemendshem dhe te perpiqemi qe te parandalojme aty ku mundemi te zvogelojme cdo lloj pasoje ne cdo qoshe te vendit.
Dje ne dreke per 3-4 ore ka pasur nje vershim te paimagjinueshem ne Mat dhe jane permbytur shtepi fshatra jane zhdukur ura te tera. Keto jane deme materiale dhe zgjidhen por e rendesishme qe te mos kemi humbje ne jete njerezore
04/12/2010