E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i propozon Presidentit lirimin dhe emërimin në detyrë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, për arsye të mbarimit të mandatit, dhe emërimin në këtë detyrë të Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi.

Më poshtë vijon i plotë propozimi përkatës:

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

 

Z. BAMIR TOPI

T I R A N Ë

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, të Kushtetutës, të neneve 7, pika 5, 16, pikat 2 e 3, dhe 30, pika 3/a, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1/a, të nenit 22, të    ligjit nr.9171, datë 22.1.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

P R O P O Z O J:

1. Gjeneral Brigade Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28.7.2011, të lirohet nga kjo detyrë.

2. Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, të emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


27/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›