E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i uron mirëseardhjen Hillary Clinton: Dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve

25-10-2012 / Gazeta 55

Lajmi i vizitës së Sekretares se Shtetit Hillary Clinton, mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shqiptare duke i uruar një mirëseardhje të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Shqipëri thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët si dhe mbështetjes së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut. Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton në kuadrin e 100 vetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është një nder i madh, por dhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit tonë, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që SHBA kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucionet euro-atlantike dhe evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›