E Diel, 1 Nëntor 2026

I padituri Taulant Balla bojkoton për të pestën herë seancën gjyqësore

25-10-2012 / Gazeta 55

Ministri Genc Pollo e ka paditur për shpifje
 
“Për të pestën herë radhazi deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla shtyn seancën gjyqësore, i paditur për shpifje nga Ministri Genc Pollo”, tha për mediat Ermelinda Muho, këshilltare e Ministrit.
Në mars të vitit 2012, Taulant Balla kërkoi pa asnjë bazë në kriteret e Kodit të Procedurës Civile, përjashtimin e gjyqtares nga çështja dhe seanca u shty për në prill për shkak se gjyqtarja pranoi kërkesën e dorëheqjes. Pas prezantimit të çështjes në seancat e muajve qershor e korrik 2012, seanca e radhës u la në 25 shtator 2012.  Megjithëse caktimi i datës së seancave janë lënë në dorë të palës së paditur, seancat janë bojkotuar herë nga Balla e herë nga avokati i tij. Kështu në 25 shtator 2012 seanca u shty për shkak se avokati i të paditurit Balla ndodhej jashtë shtetit. Në 9 tetor 2012 seanca u shty për shkak se pala e paditur pretendonte se nuk ishte njoftuar për datën e seancës. Sot, në 24 tetor 2012 seanca u shty për shkak se nuk u paraqit Balla dhe avokati i tij. Ministri Pollo i ka kërkuar deputetit Balla të paraqesë provat për akuzat e bëra një vit më parë, më 20 tetor 2011, në një seancë dëgjimore në Kuvendin e Republikës. Shpresojmë se zoti Balla do të paraqitet në seancat vijuese, e radhës do të jetë më 14 nëntor, ora 10.00”, përfundoi Muho.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›