Kryeministri Berisha inauguron fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Qarrit – Bishan – Poro – Bregdet, me vlerë 190 milion lekë
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikosntruksionin e rrugës Kthesa e Qarrit – Bishan – Poro – Bregdet, me gjatësi 10.4 kilometra gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 190 milion lekë.
Kjo rrugë financim i qeverisë shqiptare dhe bankave BERZH dhe BEI do të bëjë përfitues mbi 20 mijë banorë të fshatrave të komunës Levan , por edhe të Fierit. Ajo do të lidhë qendrën e komunës dhe bregdetin e Pish Poros, me një infrastrukturë të re dhe bashkohore.
Levani është tashme një nyje e rëndësishme trafiku ku ndërthuren Autostrada Levan – Vlore, Levan – Tepelene dhe tashme dhe bregdeti Pish Poros.
Ne Levan janë ndërtuar edhe rrugët qe e lidhin me Frakullën dhe Peshtanin e vogël si dhe u asfaltua rruga me Fierin.
Kryeministri u shpreh se kjo rrugë piktoreske, e cila lidh dhe i jep dimensionin e detit dhe të turizimit kësaj zone të mrekullueshme, është një premtim i mbajtur i qeverisë për këtë zonë.
Rruga e re parashikon të shkurtojë kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikonstruksionit. Ajo do të nxisë zhvillimin e bujqësisë se kësaj zone, te njohur për prodhimet bujqësore si dhe do te zgjeroje turizmin. Bregdeti Pish Poros i njohur për bukuritë, natyrore veçanërisht për plazhet e veçanta, me përfundimin e rrugës do të mund të shfrytëzohet maksimalisht për turizëm. Infrastruktura e cila po plotësohet dita ditës do te bëjë të frekuentueshem dy plazhet ne te dy anët e grykëderdhjes se Vjosës.
16/06/2013