E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron rrugen e re te Soromese qe lidh komunat Aliko e Xarre me rrugen kombetare

Kryeministri u takua edhe me fermere te komunes Aliko dhe te komunes Xarre dhe i garantoi se qeveria do ti mbeshtese ne projektet e tyre per kulturat bujqesore dhe druret frutore.

Gjate vizites ne Sarande Kryeministri Berisha inauguroi perfundimin e rikonstruksionit te rruges se Soromese qe lidh komunat Aliko dhe Xarre me rrugen kombetare financim i Fondit shqiptar te Zhvillimit me vlere 291 milion leke. Rruga e re me gjatesi 18.5 kilometra i jep kesaj zone nje infrastrukture te re qe do te lehtesoje levizjen dhe arritjen me shpejt te tregut per rreth 11 mije banore dhe fermere te saj.

Kryeministri Berisha u takua edhe me fermere te komunes Aliko dhe te komunes Xarre te cilet i uroi per rrugen e re dhe i garantoi se qeveria do te beje cdo investim qe permireson jeten e tyre.

Kjo zone u shpreh Kryeministri eshte e njohur jo vetem per peizazhet mahnitese te saj por edhe si nje nga zonat me prodhuese te vendit. Kryeministri u beri te njohur fermereve se se shpejti nis edhe projekti i dyte i madh per kultivimin e drureve frutore qe krahas projektit te ullirit do te krijoje mundesi te reja te medha per fermeret nepermjet shfrytezimit te ketyre potencialeve. Duke i ftuar te perfitojne nga ky projekt Kryeministri i garantoi fermeret se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume qe ata do te mbjellin.

Kjo - u shpreh Kryeministri ne bashkebisedimin me fermeret - eshte nje nga zonat me prodhuese te vendit. Vetem ne komunen eXarres jane prodhuar kete vit 25 mije ton shalqi do te prodhohen rreth 350 mije ton mandarina e klementina dhe lloje te ndryshme te agrumeve. Potencialet jane te medha dhe qeveria eshte e vendosur te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume. Ne te vertete fermeret e ketyre zonave kane treguar dhe tregojne nje vullnet te madh ne pune dhe po e ben kete territor gjithnje e me te begate.

Ne takimin me banore te ketyre komunave Kryeministri Berisha u shpreh

Ju pershendes sot shume perzemersisht dhe shpreh kenaqesine qe inauguruam sebashku nje rruge shume te bukur nje rruge te re prej rreth 18 kilometra e premtuar dy vite me pare dhe sot e shnderruam ne nje realitet per ju. Sikunder duhet te garantoj banoret e kesaj zone kryetaret e komunave se qeveria ime do te beje cdo investim ne menyre qe ju te gezoni infrastrukturen me moderne qe ju e meritoni plotesisht te keni rruge te reja ujesjelles kanalizime shkolla dhe ne kete menyre te bejme qe jeta e qytetareve shqiptare kudo qe ndodhen te jete sa me e qyteteruar me e afert dhe ngjashme me qytetaret europiane. Ju keni merite te jashtezakonshme sikunder mbare shqiptaret sepse gjenerates suaj i takoi qe nga hiri i nje vendi te rrenuar me shume se cdo vend tjeter te zhytur ne nje varferi ekstreme te paimagjinueshme ta shnderroni ne nje nga vendet qe renditet i 57-ti me i mire per te jetuar.

Une kam nder dhe kenaqesi te madhe tju informoj se tani ne shumicen e takimeve nderkombetare ku marr pjese burra shteti ministra personalitet te tjera me thone me kenaqesi qe kane vizituar Saranden ju kane vizituar juve dhe kane mbetur jashtezakonisht te kenaqur.

Keto dite sic jeni informuar realizuam edhe nje enderr te madhe levizjen e lire pa viza sic e meritojme. Kjo eshte nje enderr e vertete per te gjitha kombet qe fitojne kete te drejte por kjo eshte nje enderr e jashtezakonshme per nje komb qe vetem 20 vjet me pare pa ne rruget e qyteteve te tij edhe ketu ne Sarande te zvarriteshin trupa te pajete te rinjsh vetem e vetem se po largoheshin ne kerkim te lirise ndersa se shpejti dot levizin te lire ne mbare Europen. Nuk ka arritje me te madhe per lirine dhe dinjitetin tone pas shembjes se perdes se hekurt sesa levizja e lire pa viza ne mbare hapesiren e Shengenit dhe ne mbare Europen. Kjo eshte nje arritje e merituar sepse qytetaret shqiptare te cilet e nisen nga hiri i nje regjimi keto 18 vite ia kane dale te ndryshojne vendin e tyre komunen qytetin e tyre me nje shpejtesi te paimagjinueshme. Kjo arritje madhe u be e mundur sepse ne e beme Shqiperine nje nder vendet me te sigurta ne Europe. Kjo arritje madhe u be e mundur sepse ne shpartalluam nje nga nje bandat dhe banditet qe benin ligjin ne qarqe te tera te vendit sepse ne deshmuam seriozitetin me te madh ne luften kunder korrupsionit. Kjo arritje u be e mundur sepse ne qe dispononim gjendjen civile me te prapambetur ne Europe sot kemi sistemin me modern te saj. Kjo arritje u be e mundur sepse sot ne kemi pasaportat biometrike dhe leternjoftimet elektronike me modernet ne Europe. Kjo arritje u be e mundur sepse sot ne kemi sistemet e teknologjise me te larte ne kontrollin e kufijve. Kjo arritje u be e mundur sepse me 28 qershor ne u faktuam shqiptareve dhe botes se dime te votojme si europiane.

Kjo arritje eshte arritje historike e cila shuan nje nga brengat me te medha njerezore qe qytetaret shqiptare kane njohur ne historine e tyre. Jane mbi 1 milion shqiptare te larguar nga vendi gjate ketyre 20 viteve. Nenat baballaret motrat shkrumbohen ne shpirt per te takuar njerezit e tyre te dashur per te gezuar e festuar se bashku me ta. Dita erdhi Brenda ketij viti qytetaret shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen. Kjo eshte nje arritje e cdo shqiptari dhe kjo arritje hap perspektiva te medha te reja. Ju garantoj se dy here me terheqese dy here me e sigurt do tu duket Shqiperia qytetareve te Europes dhe te botes kur ata ta marrin vesh se Shqiperia u vendos ne listen e bardhe te sigurise se levizjes dhe qytetareve te saj iu hoqen vizat ne mbare Europen.

Ne jemi te vendosur tju mbeshtesim ju ne te gjitha prodhimet bujqesore. Por ne besojme se alfa e kesaj mbeshtetjeje eshte infrastruktura moderne per ju. Une kam ketu perpara kryetarin e komunes Xarre i cili ka krijuar nje sipermarrje suksesi ne komunen e tij por ai eshte i vetedijshem se nga autostrada Durres-Morine ka perfituar Xarra me shume se cdo komune tjeter e veriut. Xarra prodhon me shume se cdo komune tjeter dhe se prodhimet e saj i eksporton drejt Kosoves dhe me gjere. Ata te cilet u versulen me terbim kunder rruges dhe e paraqiten ate si nje gje te pa balancuar u nguten e bene kete me verberi sepse nga rruga nuk ka perfituar askush me shume se Durresi Vlora Saranda. Rruga beri qe te dyfishohen turistet nga Kosova dhe mbare bota. Por rruga ka hapur edhe nje treg te ri te madh per prodhimet e Sarandes e mbare Shqiperise ka hapur tregun e Kosoves e me gjere.

Edhe nje here ju pershendes perzemersisht ju uroj rrugen dhe ju jap fjalen se do tju mbeshtesim ne cdo projekt infrastrukturor por edhe per projektet e tjera per kulturat bujqesore dhe druret frutore ne menyre qe ta bejme komunen dhe ta ngreme Saranden ne lartesine e burive te saj mahnitese qe i ka dhene zoti e natyra. Faleminderit.


12/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›