E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ndihmes Sekretarin e Mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes z. Alexander Vershbow

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Ndihmes Sekretarin e Mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikeszotin Alexander Vershbow i cili shoqerohej ne kete takim edhe nga e ngarkuara me pune e SHBA znj. Deborah Jones.

Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha i shprehu Ndihmes Sekretarit Vershbow mirenjohjen me te thelle per anetaresimin e Shqiperise ne NATO per mbeshtetjen perkrahjen dhe ndihmen e jashtezakonshme qe SHBA i kane dhene dhe vazhdojne ti japin Shqiperise ne fushen e mbrojtjes si dhe per perkushtimin dhe kontributin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per paqen dhe sigurine ne rajon.

Ndihmes Sekretari i Mbrojtjes z. Alexander Vershbow pasi e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe i percolli atij pershendetjet me te perzemerta te Sekretarit te Mbrojtjes se SHBA-ve z.Robert Gates si dhe i ripohoi vendosmerine Departamentit te Mbrojtjes e qeverise amerikane per te punuar ngushtesisht edhe ne te ardhmen per sa i perket reformes ne sektorin e mbrojtjes.

Duke vleresuar arritjen e madhe te Shqiperise anetaresimin ne NATO zoti Vershbow theksoi se pak kush do ta besonte kur ne se bashku filluam kete rruge te mbare ne vitin 1991 e cila eshte kthyer sot ne realitet me Shqiperine anetare te plote te NATO-s. Ne kete kontekst zoti Vershbow i shprehu Kryeministrit Berisha falenderimet per kontributin e Shqiperise ne sherbim te paqes e sigurise ne misionet e NATO-s ne Afganistan e gjetke duke theksuar se ne jemi krenare qe Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe partnere te ngushte te SHBA. Ne vecanti Ndihmes Sekretari Vershbow vleresoi kontributin e ushtarakeve shqiptare me mision ne Kandahar.

Kryeministri Berisha e siguroi Ndihmes Sekretarin Vershbow per vendosmerine e qeverise shqiptare per te vijuar me kontributin ushtarak ne Afganistan permes dergimit te njesive OMLT dhe ate civil me financimin e disa shkollave e bursave per studentet e studentet afgane.

Me tej ne takim u vleresuan perpjekjet dhe puna e bere gjate kesaj periudhe per reformen ne forcat e armatosura ne vecanti per shkaterrimin e municioneve dhe arsenaleve te vjetra te trasheguara nga regjimi komunist. Kryeministri Berisha ripohoi vendosmerine e qeverise shqiptare per te vijuar mbeshtetjen financiare e te gjithanshme ndaj reformes ne sektorin e mbrojtjes duke shprehur edhe njehere mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen dhe ndihmen e cmuar qe SHBA i ka dhene Shqiperise per modernizimin dhe transformimin e forcave te armatosura.

Ne takim uperserit vullneti i te dy qeverive dhe vendeve per te vijuar dhe thelluar bashkepunimin si aleat ne aleancen politiko-ushtarake me te suksesshme te koherave por edhe per te vijuar bashkepunimin e ngushte e te gjithanshem ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle ne dobi te te mires se te dy popujve miq.

Me tej objekti i bisedes u perqendrua mbi zhvillimet e fundit ne rajon. Ne kete kontekst u vleresua rendesia dhe kontributi i Ministerialit te Evropes Juglindore SEDM ne sherbim te konsolidimit te paqes sigurise dhe promovimit te miqesise dhe bashkepunimit ne rajon.


11/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›