E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha kërkon nga ministria e Financave që Administratës Publike dhe pensionistëve t'u jepet një shpërblim fundviti

Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit. 15/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›