Kryeministri Berisha me llogari personale në rrjetin social Facebook
08-12-2012 / Gazeta 55
Nga koncerti festiv në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, kryeministri Sali Berisha informoi se do të bëhet pjesë e komunikimit elektronik përmes rrjetit social, Facebook.
Ai u kërkoi të rinjve ta ndjekin në Facebook, duke theksuar se do të jetë një mik i tyre në rrjetin social më popullor në botë. "Kam një lakmi të thellë, që në Facebook, të jem miku juaj. Të komunikoj me ju, ndaj e zgjodha këtë takim, që të vij tek ju përmes Facebook-ut tim”- tha Berisha.
...