Me të vërtetat që kemi thënë, kemi merituar sulmin e 3 institucioneve të komunizmit: vrasjes, vjedhjes dhe shpifjes
Të nderuar miq, të ftuar dhe kolegë, përvjetori i gazetës është si përvjetori i njeriut. Gazeta si zemra nuk ka pushim. Kush e kupton këtë, kush e vlerëson këtë është një njeri i rëndësishëm, është elitë. Ju që jeni këtu dhe ata që përfaqësoni janë vlerë e kësaj shoqërie, për 15 vjet gazeta zemër “55” rrahu përmes rrezikut të kohës, mohimit të kontributit duke marrë në shpinë 136 padi gjyqësore. Gazeta lindi Shtëpinë Botuese “55 dhe më pas Institutin e Studimeve Politike “Alcide De Gasperi. Të tre së bashku dhanë mesazhin e një Shqipëria natyrale, perëndimore me mirënjohje për SHBA-në. Gazeta “55” investigoi ngjarjet bolshevike të “97”, u futën në mes të zjarrit dhe ia dolëm, pastaj investiguam bërthamën atomike të krimit komunist, Nexhmije Hoxha, libër që u përkthye në 6 gjuhë të huaja. Kur qe beteja me egër të politike e nuk u futën me gazetën “55”, libra dhe konferenca. 15 vite ditë për ditë! Por ju më keni nderuar duke ardhur këtu dhe s’dua t’ju xhiroj një film horror, por kam një merak t’ju them, se me të vërtetat që kemi thënë, ne kemi merituar sulmin e tre institucioneve vrastare të komunizmit që janë vrasja, vjedhja dhe shpifja. E menduam në listën e vrasjeve të tyre edhe emrin tim, por s’mundën, e paditën gazetën me gjoba financiare dhe s’mundën, atëherë u angazhua institucioni i shpifjes pa mëshirë. Shpifjen e futën në familje, shoqëri, përkundër ndjenjave më fisnike, por e vërteta që është kulti im, kulti i lirisë sime, ia del përpara me pastërtinë e borës së malit ku shkel vetëm reja alpine. Zonja e zotërinj, 15 vjet sot janë shumë, tashmë vetëm një pikë uji lumi në oqeanin e kripur. Ndaj, me lejoni të shpreh falënderim të thellë për ideatorin e ngritjes së kësaj gazete, zotin Sali Berisha i cili u bë kuptimi i kësaj lufte 15 vjeçare, u bë mbrojtësi i mesazheve tona. Në 5000 e ca numra më ka kritikuar vetëm dy herë. Dua të falënderoj të gjithë miqtë kudo që janë, që kanë ndihmuar këtë gazetë, por kam rastin të kujtoj disa prej tyre, që edhe pse të huaj, kanë kuptuar më shumë se disa vendas. Kujtoj ambasadoren e SHBA-së, znj. Mariza Lino, shkrimtarin Simon Sebag Montefiore, ish-presidentit e Zvicrës, Paskal Kushnje, shkrimtarin Ismail Kadare, senatorin amerikan Xhon Kerry, senatorin amerikan Max Cleland, kongresmenin Eliot Engel, Dr. Munr Kazmir, Zv/kryeministrin e Izraelit, z. Dan Meridor, përkthyesin e famshëm rumun, z. Marius Dobresku, gazetaren, shkrimtare dhe veprimtaren amerikane znj. Keit Morton, z. Gunar Ribs, zotin ambasador Arvizu dhe zotin ambasador të BE-së, Ettore Sekui.
...