E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia e Madhe është vetëm fiksion në kokat e shovinistëve serbë

08-12-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Para disa kohësh ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi kishte theksuar së shteti i tij është i gatshëm ta pranojë solucionin siç thotë ai për Shqipëri të Madhe, edhe pse sipas tij është  zgjedhje e dhimbshme për serbët, duke mos e fshehur aspak synimin për Serbi të Madhe. Po kështu para disa ditësh në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë, edhe gjenerali rus Leonid Ivashov, i cili ishte në krye të forcës ruse, që hyri në Aeroportin e Prishtinës para forcave të NATO-së, aktualisht kryetar i Akademisë së Moskës për çështjet gjeopolitike, kishte deklaruar së Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madhe janë garanci stabiliteti në Ballkan. Duke e arsyetuar tezën e tij, Ivashov tha: “Atje kurrë më s’do të ketë kurrfarë pavarësie, as ekonomike, as politike. Këto procese i udhëheqin Europa Perëndimore dhe SHBA-të. I gjithë Ballkani është i trazuar, kurse Turqia po forcohet dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Tash për tash nuk shoh perspektivë stabiliteti në rajon dhe kjo vlen edhe për Serbinë. Ndonëse në disa analiza të mia, kur mendoj edhe problemin e Kosovës, shpesh si garant stabiliteti dhe ardhmërie shoh projektet shtetërore të Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe të Kroacisë së Madhe. Kjo do të ishte bazë e stabilitetit dhe të paqes në Ballkan”. Kur e deklaron këtë gjë gjenerali rus Ivashov, sigurisht se e merr për bazë marrëveshjen jo të qëndrueshme të Dejtonit për Bosnje. Serbët pareshtur janë duke kërkuar referendum për shkëputje nga Bosnja. Edhe kroatët mund të bëjnë një kërkesë të tillë, që t’i bashkangjiten Kroacisë. Dhe këto aspekte të të dyja palëve nuk janë krejt pa mbulesë, kur dihet se marrëveshja e Dejtonit vetëm se e ndali luftën në Bosnje. Të tria entitetet që gravitojnë në Bosnje në shumë fusha funksionojnë të ndara nga pushteti qendror. Serbia duke e marrë për bazë këtë fakt të cilin veç që nuk e thotë hapur edhe gjenerali rus Ivashov, dhe synimin tjetër që veriu i Kosovës me shumicë serbe fillimisht të fitojë ndonjë status special, atëherë Serbia dhe serbët sigurisht së mendojnë së janë afër synimit për formimin e Serbisë së Madhe. Gjenerali rus në analizën e tij perfide, mundohet t’i fusë në një thes projektin fashist për Serbi të Madhe gjoja me projektin e shqiptarëve për Shqipëri të Madhe. Ai qëllimisht harron së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha të kohës padrejtësisht iu shkëputën territoret e saj, duke iu bashkangjitur shteteve fqinje. Serbia e Madhe është vetëm fiksion në kokat e shovinistëve serbo-rusë, të cilët janë mësuar të gllabërojnë tokat e huaja. Serbia e Madhe është projekt i kahmotshëm i Akademisë së Shkencave të Beogradit në krye më Dobrica Qosiqin si ideologun e saj kryesor. Këto pretendime territoriale ndaj Kosovës nuk i fshehën as një udhëheqës serb, deri te presidenti aktual i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi. Serbia këtë projekt për Serbi të Madhe u mundua ta realizojë me luftë gjatë shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë. Edhe pse ish-krimineli i luftës, Sllobodan Millosheviqi, nuk pat sukses në këtë punë sepse atë e ndali Amerika me aleatët e saj perëndimor dhe shqiptarët, ai monstrum megjithatë në një rrugëtim të tillë makabër bëri masakrat më të madha pas Luftës së Dytë Botërore, mbi myslimanët e Bosnjës dhe mbi shqiptarët e Kosovës. Deri sa Serbia dhe serbët në mënyrë të hapur kërkuan dhe po kërkojnë formimin e Serbisë së Madhe, shqiptarët bashkimin e trojeve të tyre e fshihnin diku thellë në zemër pa pasur guximin që të kërkojnë në mënyrë të hapur si diçka shumë normale që është në krahasim me serbët. Por, nëse deri tash askush nuk e mori guximin të kërkojë në mënyrë të hapur bashkimin e shqiptarëve, këtë gjë e bëri kush tjetër pos kryeministrit të shqiptarëve, z. Sali Berisha, gjatë manifestimeve të shumta për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Berisha fill pas kësaj u premtoi shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë se pa vonuar shumë do të pajisen më pasaportat e shtetit shqiptar. Kësaj i thonë mrekulli. Kësaj i thonë fillim i realizimit të synimeve të kahmotshme të interesave të shqiptarëve në Ballkan. Po të mos të ishte Berisha në pushtet, zor se kush tjetër do të kishte kërkuar bashkimin e trojeve etnike. Këtu e kam fjalën për udhëheqjen socialiste me në krye Edi Ramën. Me të drejtë ky shekull është quajtur shekull i shqiptarëve. Por sa ia bëjmë hyzmetin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, shumëçka mendoj unë varet nga vetë ne. Aq sa jemi ne këmbëngulës në synimet tona të drejta, aq edhe do të na përkrahin miqtë tanë amerikanë dhe evropianë. Bashkimi i trojeve shqiptare nuk është tash e mbas një temë tabu. Shqipëria Etnike me zyrtarizmin e pavarësisë së Kosovës, dhe pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha,është edhe një hap drejtë avancimit të saj…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›