E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në Konferencën Kombëtare për reformën rregullatore

Të premten paradite, Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e Konferencës Kombëtare me temë "Refoma rregullatore për përmirësimin e klimës së biznesit, detyrim dhe angazhim madhor i qeverisë shqiptare", të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Në konferencë ishin të pranishëm ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të biznesit dhe të industrisë në vend, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Konferenca u zhvillua në vazhdën e takimeve të zgjeruara me biznesin për marrjen e masave të vazhdueshme në funksion të krijimit të lehtësirave dhe përmirësimit të kuadrit ligjor në ndihmë të tij.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli theksoi se reforma rregullatore është sfida më e madhe e periudhës së tranzicionit, e cila do të synojë në tërësinë e saj hedhjen e një hapi të vendimtar në ndihmë të biznesit.

Në konferencë u evidentuan një sërë përfitimesh që burojnë nga ndërmarrja e reformës rregullatore siç janë shndërrimi i procesit të regjistrimit të biznesit nga një process miks (gjyqësor dhe administrativ) në një proces tërësisht administrativ, thjeshtimin në një ditë të vetme të regjistrimit të biznesit të ri, duke reduktuar dukshëm koston e shërbimeve për këtë proces, si dhe rritjen e transparencës dhe rishikimin e procedurave të licensimit, duke aplikuar standarde të reja.

Duke marrë fjalën në konferencë, Kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë se për qeverinë do të jetë detyrë parësore krijimi i një klime sa më të favorshme për biznesin, në përmbushje të inisiativës së ndërmarrë një vit e gjysëm më parë "Shqipëria vendi më tërheqës për investimet".

Në kuadrin e lehtësirave proceduriale, Kryeministri veçoi inisiativën e krijimit të "ONE Stop Shop", çka lejon mundësinë e regjistrimit vetëm në një ditë të biznesit, nga 40 ditë që ishte më parë, si dhe hapjen e sporteleve të regjistrimit në të gjitha rrethet e vendit.

Duke nënvizuar përpjekjet e qeverisë për formalizimin në tërësi të ekonomisë shqiptare, Kryeministri kërkoi bashkëpunimiin e biznesit, për të ndihmuar në modernizimin e ekonomisë dhe në përballjen e saj me sukses me sfidat e intregrimit evropian, sfidat e globalizmit, etj..

Pas referimeve u diskutua gjerësisht me përfaqësuesit e biznesit mbi problematikën e shqetësimeve të tyre, të cilat u fokusuan kryesisht në pengesat që burojnë nga procedurat burokratike në administratë. Në përgjigje të shqetësimit të tyre, Kryeministri garantoi se qeveria është e angazhuar në një proces aktiv në funksion të përmirësimit të administratës, për ta bërë bashkëpunimin e biznesit me sistemin tatimor më transparent, më të zhdërvjellët dhe më të përgjegjshëm.

Më tej në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

"Është një nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua tu përshëndes përzemërsisht dhe tu siguroj se për qeverinë që kryesoj rëndësi parësore kanë krijimi I një klime sa më të favorshme për sipërmarrjet tuaja
Qeveria shqiptare shpalli një vit e gjysëm më parë si objektivin e saj më madhor " Shqipëria vendi më tërheqës për investimet". Qeveria shpalli këtë objektiv në një kohë kur Shqipëria ndodhej në distance, në vendin më të ulët në rajon, për investimet e huaja. Në këtë konterkst një nga aktete para të qeverisë ishte krijimi i Task Forces, e cila kishte si qëllim kryesor refomën rregullatore të tregut, të kryesuar nga kryeministri dhe zëvendëesministri I ekonomisë. Kjo task-force në një seri konsultimesh me biznesin , në një seri takimesh me të gjithë faktorët ka bërë një punë të admirueshme gjatë kësaj periudhe, për të lehtësuar barrën mbi biznesin dhe për të krijuar një klimë më të favorshme për investimet tuaja dhe të biznesmenëve në tërësi. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj të gjithë ata specilastë dhe drejtues të Task Force-s për produktet e admirueshme që kanë arritur të krijojnë gjatë këtyre 18 muajve të veprimtarisë së saj. Rreth një vit e gjysënm më parë ne shpallëm përmirësimin e klimës së biznesit si objektivin më madhor, lehtësimin e tij nga e gjithë barra administrative. Sot është realitet që koha për regjistrimin e biznesit është shumë herë më e shkurtër seç ishte një vit e gjysëm më parë. Së shpejti do të instalohet ONE Stop Shop, cka lejon mundësinë e regjistrimit në një ditë të biznesit, nga 40 ditë që ishte më parë, sikundër të hapë sportele, në të gjitha rrethet dhe mundëson regjistrimin e bizneseve në të gjitha këto rrethe. Ne do të vazhdojmë thellimin e këtij procesi dhe do të përpiqemi me të gjitha format që tu lehtësojmë ju.
Në fakt do të përshpejtojmë periudhën e pararegjistrimit, të largojmë një pjesë të madhe të kërkesave burokratike që ju nevojiten ju, për të ardhur deri në momentin e regjistrimit, sikundër në kuadrin e Sfidës së Mijëvjecarit, ne po përpiqemi të riorganizojmë të gjitha shërbimet, si shërbimin e regjistrimit, shërbimin e licencave si dhe shërbimet tatimore, bashkëpunimin tuaj me sistemin tatimor ta bëjmë më transparent, më të të zhdërvjellet dhe natyrisht më të përgjegjshëm.

Ne këtë periudhë ne do të përpiqemi të zgjerojmë fuqinë tuaj kredimarrëse, tu ndihmojmë ju në konkurencën e lirë dhe të ndershme. Në këtë kontekst u krijua fondi i konkurrueshmërisë, për herë të parë dhe po në këtë kontekst u miratuan ligjet e leasingut dhe faktoringut, sikundër së shpejti do të krijohen Agjencia për garantimin e krediteve për eksportin. Ne do të përpiqemi që bashkërisht me ju që të dalim nga situata e dopiobilanceve, nëpërmjet dixhitalizmit të veprimtarive tuaja dhe të veprimtarisë së organeve tatimore , kusht ky io domosdoshëm për tu shkeputur nga informaliteti. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë bashkëpunmin tuaj, mbështetjen tuaj, ndihmën tuaj për të fomalizuar ekonominë tonë. Se pse vetëm një ekonomi formale është dhe mund të jete një ekonomi moderne. Vetëm një ekonomi formale mund të përballet me sukses të plotë me sfidat e intregrimit evropian, me sfidat e globalizmit. Vetëm një ekonomi formale mund të projektojë e sigurtë të ardhmen e vendit shumë të mirë. Pas 15 vitesh suksesesh imperesionuese në shumë aspekte ka një thirrje të përgjithshmë për të dalë bashkarisht nga informaliteti. Dua tu siguroj se të gjitha masat që merr qeveria ka si qëllim të parë hapsirat e lirisë për ju, hapsirat e lirisë për tregun , shanset e barabarta të biznesit, barazinë e tij para ligjit.

Ju ftoj me guxim të denonconi çdo tendencë klienteliste, kudo që do të shfaqet ajo , me nje përpjekje të madhe kundër klientelizmit, ne po ksalojmë në prokurimin total elektronik, që do të thotë se së shpejti asnjë komision nuk do të njohë se e kujt është oderta, asnjë ofertues nuk do të njohë se cili është komisioni. Ne duam që ju të konkuroni me kushte të barabarta, me shanse të barabarata. Ne kemi besim të madh tek ju, tek gjenia krijuese e juaja, tek inisiativa e lirë. Ne jemi të bindur se në kushte të barabarta ju do të mund të shumfishoni energjitë, potencialin dhe zhvillimin e vendit.

Unë jam I vetëdijshëm se në rast se ne po shkojmë drejt barrës fiskale me të ulët në Evropë dhe më gjerë dhe më të ulët me distancë, ne e bëjmë këtë jo se nuk na duhen para në arkën e publikut, por e bëjmë këtë se ato janë më të vlefshme në konton tuaj, se ju jeni investitorë shumë më të sukseshëm se sa investitori publik, cilido që të jetë ai. Sidoqoftë në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë , nuk mundet shteti të shmangë funksionet e tij socilae, nuk mundet shteti që të mos kujdeset për kohezionin social, si kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të jetë realisht e lirë.

Unë dua tu siguroj ju se krahas zvogëlimit të barrës fiskale, ne do të merremi me përkushtim të madh, për tu lehtësuar ju nga makineria e pashpirt buroktartike, nga burokratët e ditës së fundit, të cilët të kujtojnë qënie apo personazhe të romaneve të fillimit të shekullit të kaluar apo fundit të shekulliu të 19. Këto nuk duhet të ekzistonjnë në një administratë. Administrata e tërë është dhe duhett të jetë shërbëtore e juaja, shërbëtore e qytetarëve, sepse në këtë mënyrë ajo u shërben shumë më mirë dhe qytetarëve.

Në një vit e gjysëm me këto masa ka disa të dhëna mjaft inkurajuese. Së pari interesi i biznesit ndërkombëtar për vendin është më i madh se asnjëherë. Një seri kompanish të mëdha nisin së shpejti investime të mëdha dhe serioze në vend. Angazhimi juaj është më imadh se asnjëherë. Unë po sjell si shembull një sektor, sektorin e parteneritetit public, privat në fushën e ujrave. Janë rreth 150 kërkesa të paraqitura nga biznesmene shqiptarë për ndërtinmin e HEC-ve të përmassave të ndryshme dhe kështu me rradhë në të gjitha fushat, ndaj dhe dua tu siguroj se qeveria cdo ditë përpiqet dhe studion të thjeshtojë rregulloret, të thjeshtojë burokracitë ndaj jush dhe tu japi ju të gjitha hapsirat si vektorë, si gjenereatorë të punësimit të zhvillimit të vendit. Edhe njëherë dua tu falenderoj dhe të përshëndes të gjithë grupin e reformës rregullatore, sikundër të ftoj të gjithë administratën të rishqyrtojë, çdo vendim , çdo process, çdo dokument dhe ti thjeshtojmë ato sa më shumë për ju."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›