Deklaratë për shtyp e Zëdhënësit të Kryeministrit
Bazuar në një deklaratë të kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, disa media në njoftimet e tyre lidhin aksionin e policisë ndërtimore në Jal dhe bregun shqiptar me interesa të caktuara të Kryeministrit në gjirin e Jalit.
Zëdhënësi i Kryeministrit deklaron se Kryeministri ka një interes dhe vetëm një, ligjin dhe zbatimin e ligjit.Çdo interpretim tjetër jashtë kontekstit ligjor është spekulim dhe i pavërtetë.