Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të kalatës lindore në Portin e Durrësit si dhe inspekton punimet për ndërtimin terminalit të pasagjerëve në këtë port
Kryeministri Berisha inauguroi sot pasdite fillimin e punimeve të kalatës lindore në Portin e Durrësit si dhe inspektoi punimet për ndërtimin terminalit të pasagjerëve në këtë port. Së bashku me Kryeministrin Berisha merrnin pjesë në këtë aktivitet, ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal, drejtues dhe punonjës të portit, etj.
Investimi me vlerë 1.1 miliard lekë ka si qëllim zgjerimin e kalatës me 30 m dhe rritjen e aftësisë mbajtëse të saj në 6 ton/m2, duke krijuar në këtë mënyrë kushte më të mira pune. Gjithashtu ky investim do të rehabilitojë sheshin pas kalatës me sipërfaqe 8100 m2 dhe rritje të aftësisë mbajtëse në 10 ton/m2.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky investim, i cili do të rrisë në mënyrë të ndjeshme kapacitetet shkarkuese, përpunuese të portit, ëshët një dëshmi tjetër madhore e gjallërisë dhe entuziazmit të ekonomisë shqiptare.
Kryeministri Berisha i ftoi qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të shohin me optimizëm dhe besim drejt të ardhmes evropiane, ashtu si deri më sot. “I ftoj të vazhdojnë me optimizëm dhe besimin ashtu si deri më sot dhe të shohin të ardhmen e tyre evropiane. I garantoj se çdo ditë, çdo javë, cdo muaj, në këtë qytet, në këtë vend, në cdo fshat, në cdo qytet ne do të ndërtojmë standard evropiane, me të cilat do të ndryshojë për mirë jeta e qytetarëve shqiptarë, shkollimin e fëmijëve tanë, transportin dhe shërbime të tjera.”
Në fjalën etij, kryeministri Berisha u shpreh:
“Së pari ju përshëndes shumë përzemërsisht, shpreh kënaqësinë se sot ne inaugurojmë fillimin e punimeve të një investimi prej 1.1 miliard lekë, investim në ndërtimin e një kalate që me përmasat e saj, cilësitë, bën portin shumë më të fuqishëm. Me shtrirjen e saj në thellësitë më të mëdha të detit bën të mundur që anije që nuk janë shkarkuar ndonjëherë në këtë port, të mund të hyjnë dhe të shkarkohen, rrit pra në mënyrë të ndjeshme kapacitetet shkarkuese, përpunuese të portit. Ky investim ëhsët gjithashtu dëshmi tjetër madhore e gjallërisë, entuziazmit të ekonomisë shqiptare.
Sic e shihni në Shqipëri investime vazhdojnë sikundër vazhdon të mbetet plotësisht e qëndrueshme ekonomia e vendit. Para se të vija këtu pashë statistikat. Ato tregojnë se në rast se vetëm dy vite më parë raporti import-eksport në këtë port ishte 9 me 1. Katër muajt e parë të këtij viti ky raport ka zbritur 2 me 1. Shqipëria dhe prodhimet e saj po bëhen gjithnjë më të rëndësishme e më të mëdha . Në katër muaj eksportet e vendit janë rritur, çfarë është prodhim vendi më shumë se në çdo vend tjeter. Ato kanë një rritje 140 %. Në katër muaj eksportet e vendit me prodhime me mallra importi janë rritur me 27 %, rritja më e madhe që ato kanë regjistruar ndonjëherë. Natyrisht retë e krizës botërore nuk ëhstë se nuk kanë patur ndikim, sepse ne jemi pjesë e ekonomisë globale, pjesë e ekonomisë rajonale, por një gjë ëhstë e sigurtë që vitin e kaluar ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë dhe këto katër muaj ne kemi sërish disa nga treguesit më të mirë që kemi patur ndonjëherë. Nuk kemi patur kurrë ndonjëherë rritje me 100 apo 140 % të eksporteve. Ky është viti I parë dhe kjo rritje është sigurisht në minerale, por në radhë të parë është në manifakturë, në tekstile, të cilat përbëjnë mbi 50 % të eksporteve shqiptare dhe çdo ditë e më shumë po fitojnë tregjet perëndimore. Rritja e eksporteve është dëshmi që rritjes së brendit shqiptar e preferencës së tregut, dëshmon për prodhimet ekëtij vendi. Por rritja e madhe e ekporteve ëhstë dëshmi e rritjes së punësimit. Janë punëra, krah pune që punësohen dhe që bëjnë të mundur këto rritje, ndaj dhe ne ecim të sigurtë në objektivat tona. Sot shumica e vendeve në Evropë dhe jo vetëm Greqia janë angazhuar në shkurtime të mëdha, rogash, pensionesh, shpenzimesh. Qeveria ere britanike do të shkurtonte 75 % të të gjitha përfitimeve të shërbimit civil dhe nisi punën duke shkurtuar me 5 % rrogat e administratës. Po kështu qeveri të vendeve të tjera. Ndërsa ne do të rrisim rrogat. Ne do të rritim pensionet. Ne do të rritim rrogat dhe pensionet dhe do të zbatojmë projektetet sipas parashikimit. Ka qenë plotësisht I parashikuar ky investim jo I vogël, por prej 1.1 miliard lekë në këtë port. Pa pak do të vizitojmë investimin tjetër në vazhdim, ndërtimin e terminalit ndër më modern për pasagjerët. Në të katër anët e vendit, po ndërtohen rrugë qindra e qindra kiliometra, në të katër anët e vendit po ndërtohen shkolla, po ndërtohen ujësjellësa. Sot më shumë se kurrë institucionet financiare ndërkombëtare janë të vendosura të financojnë të gjitha projektet e kësaj qeverie, rrugën e Arbrit, autostradën Tiranë-Elbasan, boshtin e Jugut dhe përveç këtyre rreth 400 milion dollar po vendosen në fondin shqiptar të zhvillimit për të asfaltuar qindra dhe mijëra km të tjera rrugë. Të gjitha këto natyrisht nuk duan të thonë se ne e kemi bulevard rrugën tonë. E vërteta është se ne i ndërtojmë dhe i arrijmë me sakrifica këto, por një gjë ëhsët e sigurtë, ritmet tona janë ritmet më të larta , më shpresëdhënëse dhe ne ecim të sigurtë drejt një Shqipëri evropiane.
Ndaj dhe duke ju përshëndetur ju , përshëndes të gjithë shqiptarë, I ftoj të vazhdojnë me optimizëm dhe besimin ashtu si deri më sot dhe të shohin të ardhmen e tyre evropiane. I garantoj se çdo ditë, çdo javë, cdo muaj, në këtë qytet, në këtë vend, në cdo fshat, në cdo qytet ne do të ndërtojmë standard evropiane , me të cilat do të ndryshojë për mirë jeta e qytetarëve shqiptarë, shkollimin efëmijëve tanë, transportin dhe shërbime të tjera. Edhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta, faleminderit.
* * *
Më pas, kryeministri Berisha inspektoi punimet për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve, në portin e Durrësit, investim me vlerë rreth 40 milion euro, i cili do të përfundojë nga fundi i këtij viti dhe do të mirëpresë mbi 1 milion pasagjerë.
Pasi u takua dhe bisedoi me punonjës të firmës që kryente punimet për këtë terminal, kryeministri Berisha u shpreh për mediat e pranishme:
“Ky është një investim i madh prej rreth 40 milion euro, i cili do të përfundojë nga fundi I këtij viti dhe do të mirëpresë, mbi 1 milion pasagjerë. Ka arkitekturën e terminaleve më modern që ndërtohen sot. Gjithçka bëhet për të lehtësuar në maksimum dhe në kushte sa më komode, lëvizjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, për në Shqipëri dhe e kundërta, për në vende të tjera. Siç e shihni porti në një afat të shkurtër nuk njihet më. Bëhet një port krejt tjetër, me një terminal modern, me një kalatë e cila shtyhet në det dhe bën të mundur shkarkimin e anijeve të mëdha në 30 mijë tonë dhe më të mëdha ndoshta. Investimet këtu po vazhdojnë në të gjitha drejtimet. Natyrisht nevojat janë emergjente. Ju e dëgjuat se këtë vit raporti import-eksport ka arritur në 2 me 1, por kjo jo se janë pakësuar importet, por se janë shtuar shumë eksportet, pasi edhe importet kanë pësuar rritjen e tyre, natyrisht nuk kanë pësuar rritjen e madhe pothuajse në progression gjeometrik të eksporteve, të cilat do të rriten edhe më shumë.
Në muajt, vitet që vijnë hynë në prodhim impiante të mëdha. Vetëm metalurgjiku, sot ka një kapacitet prej 950 mijë ton, nga 150 mijë që kishte rreth dy vite më parë. Prodhimi I çimentos brenda 2 muajve dyfishohet dhe në kohë të shkurtër shkon drejt trefishimit. Minierat kanë gjallërimin e tyre të vërtetë, por industria e tekstileve , e manifakturës, këpucëve, të gjitha këto po njohin zhvillime të mëdha. Korridori i kombit e bën Portin e Durrësit, portin ndër më të rëndësishmit në rajon. Milan Shufflai do të shkruante në librin e tij “Serbë dhe shqiptarë” se Durrësi, ky qytet mijëvjeçar, i ngjan iriqit që në kohëra të vështira rrudhet dhe zvogëlohet, ndërsa në kohëra të lira, të mira, është bërë ndër portet më të mëdha të Mesdheut dhe kështu do të bëhet Durrësi.
Më pas, kryeministri iu përgjigj interesimit të gazetarëve.
Lidhur me pyetjen për Korridorin 8, kryeministri Berisha bëri këto komente:
Kryeministri Berisha: Projekti i Korridorit 8 siç vlerësoj unë po afrohet gjithnjë e më shumë, në një aspekt. Ky projekt mendoj se është më vizibël se të gjithë korridoret e tjera. Unë e kuptoj se në Evropë pesha e vendeve ekonomike nuk është e njëjtë dhe natyrisht tërheqin gjithnjë e më shumë vendet më të fuqishme ekonomike, por Korridori 8 është Korridori që bashkon kontinentet , është I vetmi, ndaj dhe jam I bindur se dora dorës, ai do të shndërrohet në një ndër realitetet më madhore për Evropën , pra jo vetëm për rajonin tonë.
Pyetje: Zoti Berisha ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog, ndërkohë që dhe kreu i opozitës Rama është i hapur për dialog. Po ju a keni ndonjë propozim konkret?
Kryeministri Berisha: A e patët fjalën për dialog? Po ju them se në se do të kisha një emër të dytë, Dialog do të quhesha.
Pyetje: A keni ndonjë propozim konkret për zgjidhjen e krizës Institucionale?
Kryeministri Berisha: Të jeni të sigurtë se institucionet po funksionojnë me intensitet të plotë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, sic është një e vërtetë që një grevë, ose një kamping është vendosur para zyrave të mia, dëshmi madhore e funksionimit të demokracisë së këtij vendi. Qytetarët kanë patur dhe do kenë të drejtë të protestojnë edhe aty ku nuk ua pret mendja të tjerëve.
Pyetje: Që do të thotë se do të vazhdojmë kështu në këtë situatë?
Kryeministri Berisha: Që do të thotë se gjërat ecin dhe do të thotë që çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta. Unë mbetem I hapur për respekt të plotë ndaj opozitës, mbetem i hapur në respekt të opsioneve që opozita i gjykon më të përshtatshme, për veten e saj. Një gjë është e sigurte që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira, pastaj secila forcë është e lirë të marrë qëndrimet dhe vendimet që do.
Pyetje: A keni hapësira?
Kryeministri: Po më pyesni për hapësira? Sa herë jeni futur ju në kamp? Me dhjetëra herë, Ke hapësirë sa të duash.
Gazetari: Ju thatë se këtu funksionojnë institucionet. Atëherë dua tu drejtoj një pyetje konkrete.
Kryeministri: Kudo ka funksionim të institucioneve, përveç se nuk funksionon një segment I bulevardit “Dëshmorët e Kombit, I cili është një institucion, në sensin e një monumenti kulture, por kaq.
Pyetje: Jemi në portin e Durrësit. Qyteti ka nevojë për një rrugë paralele. Ka dy vjet që diskutohet. Kemi zotin Ministër, drejtorin e portit. Kryetari I bashkisë së qytetit është shprehur se ju I keni lënë detyrë palëve që të gjejnë një zgjidhje.
Kryeministri Berisha: është e vërtetë që unë u kam kërkuar palëve të gjejnë një zgjidhje dhe unë shpresoj që palët siç gjetën zgjidhje me buxhetin të cilin e kaluan sepse të gjitha palët e kuptuan që duhet ti afrohen njëri- tjetrit në interesin më të mirë, pra e diskutuan buxhetin dhe e kaluan. Edhe për rrugën , rruga është e nevojshme, duhet të dorëzohet projekti, të shqyrtohet, të ulen dhe të diskutojnë.
Pyetje: Në KRRT me forcë kartonësh nuk lejohet që të kalohet ky projekt zoti Berisha. Nuk e di a jeni të informuar për këtë.
Kryeministri Berisha: Kur themi shumicë themi se është demokraci. Kur nuk na intereson themi se4 është karton, por rruga do të ketë trajektoren , e cila do të jetë produkt I një arsyetimi, sepse një harmonizim I interesave të portit me interes e qytetit. Porti është vërtet një port kombëtar, por mbi të gjitha është port I Durrësit, pra eshte Durrësi ai që ka të gjitha avantazhet e portit.
19/05/2010