Kryeministri Berisha merr pjesë në samitin e PPE-së, në Bruksel
Kryeministri Berisha po zhvillon sot një vizitë në Bruksel ku po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, EPP.
Në këtë samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë institucionesh të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së.
Pjesëmarrës në këtë samit janë Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Parlamentit Europian, Hans-Gert Poettering, Kryeministri i Francës, Françoise Fillon, Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, Kryeministri i Gjeorgjisë, Mikael Sakashvili, Kryeministrja e Gjeorgjisë, Julia Timoshenko, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevksi, Presidenti i Rumanisë, Trajan Basescu, Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, Kryeministri i Hollandës Jan-Peter Balkenende, Presidenti i EPP-së, Wilfried Martens, Sekretari i Përgjithshëm i EPP-së, Antonio Lopez-Isturiz, Kryeministri i Maltës, Lawrence Gonzi dhe shumë personalitete të tjera.
15/10/2008