Kryeministri Berisha merr pjese ne takimin e SEDM-it ne Tirane
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne hapjen e Takimit te Ministrave te Mbrojtjes te Europes Juglindore SEDM i cili kete vit mbahet ne Tirane. Kryeministri Berisha e cilesoi kete takim si nje ngjarje shume te rendesishme per Shqiperine ne kuadrin e bashkepunimit rajonal bashkepunim qe ka vlera te vecanta ne procesin e integrimit te vendeve te rajonit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Duke shprehur mirenjohjen e thelle per qeverine e SHBA-ve por dhe qeverive dhe vendeve anetare te NATO-s per mbeshtetjen qe i dhane Shqiperise ne kete proces kryeministri theksoi se qeveria shqiptare do te mbeshtese ne vazhdimesi procesin e integrimit te vendeve te rajonit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Berisha i falenderoi perfaqesuesit e vendeve mike pjesemarresit ne kete takim per ndihmen e cmuar qe i kane dhene dhe i japin Forcave te Armatosura Shqiptare ne procesin e reformimit te tyre dhe garantoi se keto investime ne ndihme te ushtrise shqiptare po bejne qe ushtria jone te jete gjithnje e me shume nje partnere e denje i ushtrive te vendeve mike. Nder te tjera kryeministri garantoi se qeveria shqiptare do te beje cdo perpjekje per te mbeshtetur me tej konsolidimin e nismes se SEDM-it ne interesin me te mire te vendeve te rajonit. Eshte nje nder i vecante per mua qe SEDM-i sot mblidhet ne Tirane ne kryeqytetin e nje vendi anetar te Aleances se Atlantikut te Veriut. Gjej rastin ti shpreh mirenjohjen me te thelle qeverise se SHBA-ve per mbeshtetjen e madhe qe i dha Shqiperise ne kete proces por dhe qeverive dhe vendeve anetare te NATO-s dhe tu garantoj juve se Shqiperia do te mbeshtese procesin e integrimit te vendeve tuaja ne Aleancen e Atlantikut te Veriut Aleancen me te madhe te lirise se koherave - u shpreh Berisha. Ai tha se qeveria po punon per aftesimin gjithnje e me te madhe te ushtrise per emergjencat civile. Kam kenaqesine tju raportoj ketu se dy nga emergjencat me te medha me te cilat Shqiperia eshte perballur gjate 50 apo me shume viteve te fundit rol kryesor ne perballimin e tyre luajten Forcat e Armatosura rol kryesor ne perballimin e tyre luajten njesite e FA te cilat kishin permbushur detyrime ne misione te rendesishme ne Irak Afganistan dhe te tjera. Ishin ato qe bene te mundur qe dimrin e kaluar nje permbytje e nje shkalle te tille sa vendeve me te zhvilluara se Shqiperia u kushtoi me dhjetera e dhjetera jete te humbura qe bene te mundur qe pavaresisht nga nivelet shumemetershe te ujit dhe shpejtesia e vershimit te tij ne nuk humbem asnje jete njerezore - tha kryeministri Berisha.
Berisha ambasadores afrikane Do te thellojme bashkepunimin me qeverine tuaj
Shefi i qeverise Sali Berisha priti dje ne nje takim ambasadoren e Afrikes se Jugut Ethel Mtintso. Duke i uruar perzemersisht mireseardhjen kryeministri Berisha u shpreh se Shqiperia dhe shqiptaret ruajne ndjenjat me miqesore ndaj Afrikes se Jugut dhe kombit afrikano-jugor dhe i rikonfirmoi vendosmerine e qeverise shqiptare per te hapur se shpejti perfaqesine e vendit tone ne Pretoria si shenje e vendosmerise per te konsoliduar marredheniet e mira mes dy vendeve si dhe te zgjerimit dhe thellimit te bashkepunimit ne te gjitha fushat. Nga ana e saj ambasadorja Mtintso duke e falenderuar per pritjen e ngrohte dhe miqesore i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet dhe urimet me te ngrohta per arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare dhe Shqiperise gjate kesaj periudhe si anetaresimi ne NATO dhe vendimi historik per heqjen e vizave si dhe per ecurine shume pozitive drejt integrimit ne BE. Ne takim u diskutua mbi zgjerimin e mundesive te bashkepunimit ne vecanti terheqjen e investitoreve afrikano-jugore ne Shqiperi per te investuar ne fusha si energji turizem industri minerale si dhe u rikonfirmua vendosmeria e te dyja vendeve dhe qeverive per shkembimin e takimeve ne nivelet me te larta politike dhe kompletimin e te gjithe kuadrit ligjor per bashkepunimin mes dy vendeve. Duke u ndalur ne zhvillimet ne rajon kryeministri Berisha i kerkoi ambasadores Mtintso qe qeveria afrikano-jugore te rishqyrtoje dosjen e Kosoves si nje sui genneris i certifikuar tashme edhe nga nje vendim i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise duke theksuar se Republika e Kosoves eshte shnderruar tashme ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe se njohja sa me shpejt e pavaresise se saj nga vendet qe nuk e kane bere ende ate sjell nje kontribut te rendesishem ne konsolidimin e paqes stabilitetit dhe sigurise ne rajon.
13 Tetor 2010