Prifti braktis LSI-ne Ilir Meta me kercenoi familjen
Eljona Ballhysa
Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka deklaruar dje permes nje letre te hapur largimin e tij nga Levizja Socialiste per Integrim. Ne kete leter Prifti cileson si arsye per largimin e tij mosmarreveshjet qe ka pasur me kryetarin e LSI-se Ilir Meta. Madje Prifti shkon me tej ndersa deklaron se ka marre kercenime nga kreu i LSI-se Meta. Ish-ministri nuk heziton te akuzoje ish-kryetarin e partise per pazare per blerje deputetesh ne radhet e Partise Socialiste. Ndersa ben te ditur se shkak per ndarjen e tij nga Meta u be prishja e pazareve per tendere e koncesione te cilat sipas Priftit kreu i LSI-se nuk mund ti merrte sepse nuk e lejonte ligji.
Letra
Kam marre nje vendim per te cilin kam disa kohe qe mendoj seriozisht. Kam vendosur te largohem nga Levizja Socialiste per Integrim te cilen vete e kam bashkethemeluar disa vjet me pare. Dje e kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte dhe kater femijet e mi. Atij mesazhi une nuk iu pergjigja sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si minister - eshte shprehur Prifti ndersa ben te ditur se gjate kesaj kohe ai ka duruar shume presione. Kam duruar presione per tendere koncesione apo privatizime. Kam duruar si me arrestonin me buje ne zyrat e Ministrise keshilltarin tim te pafajshem per te me bere mua presion per detyren per te pare me vone lirimin e tij dhe terheqjen e akuzes. Kam duruar te njohur apo bashkepunetore te mi te afert qe ne emer te kryetarit te LSI-se me benin presione me shkarkim nga detyra. Durova dhimbjen e braktisjes nga shoket e LSI-se ne diten e varrimit te gjyshes sime - eshte shprehur Prifti. Me tej ai ben te ditur se shkarkimi i tij nga posti i ministrit te Ekonomise ishte i padrejte. Ai sqaron se shkak per kete shkarkim eshte bere qejfmbetja e Metes per mosmarrjen e disa tendereve dhe koncesioneve. Kryetari i LSI-se hedh poshte cdo sakrifice cdo miqesi cdo bashkepunim cdo kontribut nese ne nje rast te vetem atij nuk i plotesohet deshira qofte dhe kur deshira e tij nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit. Sakrificat miqesia bashkepunimi dhe kontributi im filluan te hidhen poshte kur nje tender ne Albpetrol nuk e fitoi B. H. sepse komisioni atje e skualifikoi per mangesi ne dokumentacion. Gjerat u perkeqesuan kur nje koncesion gjykata nuk te lejonte tia jepte dot Y. T. Me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund ta meritonte M. pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare - eshte shprehur Prifti ndersa shton ne letren e gjate se eshte shume i zhgenjyer nga kryetari i LSI-se. Ai e akuzon Meten se ka filluar te beje pazare qe tani per blerje deputetesh nga PS-ja per ta kandiduar ne qarkun e Fierit pikerisht aty ku ka fituar Dritan Prifti. Jam shume i zhgenjyer qe ai ka nxjerre sekseret e tij ne treg per te blere deputete te Partise Socialiste me cmime skandaloze. Dje sekseret e tij i kane bere oferte nje deputeti te PS-se nga Fieri. I kane ofruar shume para kontroll te plote mbi Albpetrolin si dhe vendin e pare ne listat e LSI-se ne qarkun e Fierit - eshte shprehur Prifti ndersa ben te ditur ne fund te letres se do te jete aktiv ne politike dhe se shume shpejt do te vendose ne lidhje me perkatesine e re partiake. Ai e perfundon letren me nje paralajmerim per Meten. Javet e fundit kam kuptuar se Ilir Meta ka qene nxitesi kryesor i akuzave ndaj meje per deklarimin e pasurise. Ne te ardhmen e afert une do ti pergjigjem atij me te njejten monedhe - perfundon letra e Priftit.
LSI-ja Prifti zgjodhi prehrin e Tan Leprit
Fill pas letres se Dritan Priftit ne te cilen beri te ditur dje largimin e tij nga Levizja Socialiste per Integrim reagoi dje sekretari per Marredheniet me Publikun i LSI-se Ardit Cela. Ai tha ne emer te LSI-se se largimi i Priftit nuk ishte i papritur por ishte paralajmeruar me kohe. Sipas LSI-se Prifti iku i vetem si nje kamikaz i pashprese konkretisht kamikaz i klubit te kokaines. Sipas kesaj partie Prifti zgjodhi prehrin e Tan Leprit dhe se ai tashme eshte i perfshire ne afera korruptive dhe kriminale. Ky reagim vjen vetem pak ore pasi deputeti Prifti u largua nga LSI-ja dhe shkak sipas tij per largim jane bere mosmarreveshjet me kreun Ilir Meta.
13 Tetor 2010