E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon delegacionin e Partisë Liberale te Kosoves

Sot, Kryeministri Berisha priti ne nje takim nje delegacion te Partise Liberale te Kosoves te kryesuar nga kryetari i saj zoti Gjergj Dedaj.

Zoti Dedaj e uroi Kryeministrin Berisha me rastin e rimandatimit te tij ne krye te qeverise se shqiperise.  Duke e konsideruar antaresimin e Shqiperise ne NATO si nje ngjarje madhore, zoti Dedaj u shpreh se Kosova ka shume sfida perpara, ne konsolidimin e pavaresise, proceset integruese, apo  liberalizimin e vizave.  Ne kete kontekst ai u shpreh se qeveria e Kosoves po ben nje pune te pergjegjeshme ne raport me minoritet ne vend, dhe se serbet e Kosoves po e kuptojne realitetin e ri.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu vleresimin per punen e çmuar te Partise Liberale te Kosoves si dhe u shpreh se ne rreth njezet muaj nga shpallja e pavaresise, Kosova ja ka dale te deshmoje se pavaresia ishte vendimi i duhur per paqen dhe stabilitetin e rajonit.  Kryeministri Berisha u shpreh se tashme 63 vende e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe se priten njohje te reja.  Ky eshte nje proces i pakthyeshem dhe per kete kane merite populli dhe institucionet e Kosoves.  Me tej, Kryeministri Berisha beri nje ekzpoze te projekteve te qeverise shqiptare duke theksuar ndertimin e te gjitha rrugeve dhe inrfastruktures qe lidhen me anet e tjera te kufirit.


29/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›