Kryeministri Berisha pret Presidentin e Partisë Aleanca e Re per Kosovën, zotin Bexhet Pacolli

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Partisë Aleanca e Re per Kosovën, zotin Bexhet Pacolli.
29/09/2009
Zoti Pacolli e uroi Kryeministrin për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare dhe i shprehu falenderimet në emër të partisë Aleanca e Re për Kosovën për kontributin që ka dhënë qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë në mbështetje të Kosoves, duke vënë theksin vecanërisht në procesin e njohjes së pavarësisë.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Pacolli për punën e tij në mbështetje të njohjeve të reja të Kosovës, duke theksuar se pavarësia e ka ndryshuar ne mënyre pozitive gjendjen e Kosovës. Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe u shprehen në favor të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
29/09/2009