E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ndjek koncertin etno-muzikal, në kalanë e Vil-Bashtovës

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, ndoqi dje në mbrëmje, koncertin etno-muzikal “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, që u performua nën muret veneciane të kalasë mesjetare të Vil-Bashtovës, në Kavajë, nga orkestra dhe artistë të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura.

Kjo mbrëmje koncertale, një veprimtari krejt e veçantë muzikore e koreografike, u organizua nën kujdesin e Kryeministrit, me synimin për të inkurajuar zhvillimin e eventeve të tilla në monumente kulturore, atraktive për turizmin në vend. Koncerti shënoi ngjarjen e parë artistike në kalanë e Vil-Bashtovës, duke e lancuar atë si një destinacion për turizmin historik e kulturor.  

Për rreth 1.30 minuta, Kryeministri Berisha kaloi një mbrëmje unike, nën tingujt dhe efektin magjepsës të performancës së artistëve më të mirë të baletit, valleve dhe këngëtarëve më të njohur popullorë.


24/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›