Kryeministri Berisha nga Kina shkon në Francë
Kreu i qeverisë shqiptare që sapo perfundoi vizitën disa ditore në Kinë do te vizitoje se shpejti zyrtarisht Francen. Berisha do të pritet në një takim të posaçëm, në datën 24 prill, nga Presidenti i Francës, z. Nikola Sarkozy
TIRANE-Pas përfundimit të vizitës së tij në Kinë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha do të vizitojë Francën. Zyra për shtyp e qeverisë bëri të ditur se kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë pune 1 ditore në Francë. Nga i njëjti burim mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një takim të posaçëm, në datën 24 prill, nga Presidenti i Republikës së Francës, z. Nikola Sarkozy, në Pallatin Elysee. Nuk bëhen të ditur temat mbi të cilat do të diskutohet mes dy personaliteteve.
(d.b/BalkanWeb)