Cmimet e fruta-perimeve, Qytetarët: Shumë të larta
Cmimet e fruta - perimeve konsiderohen shumë të larta nga qytetarët. Kjo edhe pse në treg është futur dhe prodhimi vendas. Tregtarët shprehen se për shkak të cmimeve të larta, kërkesa ka rënë ndjeshëm.
TIRANE- Cmimet e produkteve ushqimore, kryesisht të fruta -perimeve konsiderohen shumë të larta nga qytetarët, kjo ëdhe pse kemi hyrë në sezonin kur fillon prodhimi vendas i këtyre produkteve. Blerësit ankohen se cmimet janë të papërballueshme për buxhetin e tyre.Ndërkohë tregtarët shprehen se cmimet kanë pësuar rënie gjatë ditëve të fundit për shkak të futjes së prodhimit vendas por ata pranojnë gjithashtu se blerjet kanë rënë ndjeshëm.
Cmemet e larta të ushqimeve ndihen shumë nga qytetarët shqiptarë dhe për faktin se pjesa dërrmuese e buxheteve familjare në vendin tonë përdoret për tu ushqyer. (e.n/News24/BalkanWeb)