Nesër ulen temperaturat, shira në të gjithë vendin
Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagta. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm
TIRANË - Nesër, në vendin tonë do të jetë mot me reshje shiu në të gjithë teritorin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, të lagta dhe më të freskëta.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 gradë celsius më pak për temperaturat më të ulta dhe 2 gradë më pak ato maksimale.
Edhe ditën e mërkurë, moti do të karakterizohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe rreshje shiu, ndërsa parashikohet një zbritje e lehtë e temperaturave. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm.
(d.b/ATA/BalkanWeb)