VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LIBRAZHD, TË QARKUT TË ELBASANIT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LIBRAZHD, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Librazhd, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 85 (tetëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 422 (katërqind e njëzet e dy).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/10/2009