E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pati nje mengjes pune me perfaqesues te Zyres Tregtare te Austrise

Kryeministri Berisha pati sot nje mengjes pune ne hotel Rogner me perfaqesues te Zyres Tregtare te Austrise. Ne takim ishin te pranishem ambasadori austriak ne Tirane Florian Rauning dhe perfaqesues te biznesit austriak dhe atij shqiptar. Gjate bashkebisedimit u diskutua dhe u shkembye informacion per tu njohur me problematikat ne fushen e biznesit si dhe per te promovuar arritjet ne kete fushe.

Duke falenderuar Zyren Tregtare te Austrise per ftesen per te marre pjese ne kete mengjes pune i cili organizohet ne menyre periodike Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per rritjen e kompanive austriake ne Shqiperi cka deshmon forcimin gjithnje e ne rritje te bashkepunimi ekonomik midis dy vendeve. Investimet austriake ne Shqiperi - tha Kryeministri - jane tashme midis investimeve me te rendesishme dhe mbulojne fushat me kryesore. Ne Shqiperi operojne rreth 36 firma austriake si Raiffeisen Bank DCM-ACR - miniera e kromit ne Bulqize dhe uzina e ferrokromit ne Elbasan linja ajrore Austrian Airline Unika EVN Verbund etj..

Shqiperia theksoi Kryeministri eshte vendi i dyte ne Europe me rritje ekonomike pozitive prej 3.5 perqind dhe kete vit rritja do te jete shume me e larte investimet e huaja direkte u rriten ne 6 muajt e pare me 25 perqind regjistrimet e bizneseve te reja u rriten me 42 perqind dhe keto fale punes suaj reformave dhe strategjise se qeverise per te mbeshtetur dhe per te qene me miqesor ndaj bizneseve.

Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha me gjere u shpreh

I dashur zoti Ambasador

Zonja dhe zoterinj

Eumlshte nje privilegj i madh per mua te filloj diten duke ju drejtuar juve investitoreve austriake qe me endrrat projektet dhe besimin tuaj ndaj vendit tim keni qene kaq te suksesshem dhe keni kontribuar ne ndryshimin e ketij vendit. Duke e shtyre ate me tej drejt nje ekonomie tregu te konsoliduar dhe prosperiteti.

Ne jemi me te vertete shume mirenjohes ndaj jush. Investimet austriake ne Shqiperi jane tashme midis investimeve me te rendesishme dhe mbulojne fushat me kryesore. Raiffeisen Bank eshte lideri i sistemit bankar shqiptar Austrian Airlines eshte pa dyshim me e vleresuara DCM Unika EVN Verbund e shume kompani te tjera te medha austriake po punojne ne Shqiperi.

Jam i vetedijshem qe ne perpjekjet tuaja ju perballeni me veshtiresi por gjithashtu keni ndjere qe qeveria ime eshte shume e perkushtuar per te krijuar nje mjedis vertete miqesor per investitoret dhe investimet ne kete vend. Ne kemi ndermarre hapa te medha drejt lehtesimit te barres fiskale kemi bere progres te madh duke lehtesuar barren burokratike per bizneset po punojme shume per te permiresuar konkurrueshmerine ne ekonomine tone.

Shqiperia fale edhe juve dhe ketyre reformave ka shenuar nivel te larte ne performancen e saj ekonomike. Ne jemi vendi i dyte ne Europe me rritje ekonomike pozitive prej 3.5 perqind. Ju siguroj se kete vit rritja do te jete shume me e larte.

Investimet e huaja direkte u rriten ne 6 muajt e pare me 25 perqind regjistrimet e bizneseve te reja u rriten me 42 perqind. Kjo nuk ndodh sepse jemi nje ishulli i izoluar. Ne jemi nje vend i vogel me nje ekonomi hiperglobale me shume sesa nje ekonomi globale. Por une besoj se kjo ndodhi pasi perpjekjet tona per te lehtesuar barren fiskale dhane fryte. Ishte dhe mbetet gjithmone besimi im i thelle qe taksat e uleta jane politika me e mire per nje qeveri. Keshtu ne do ta mbajme ate. Gjithashtu po perpiqemi te heqim cdo lloj pengese burokratike per te lehtesuar veprimtarine tuaj.

Ne kete krize ekonomike globale gjithcka qe beme per ta tejkaluar ishte tju mbeshtesnim. E gjithe strategjia jone ishte behuni me miqesore ndaj bizneseve. Kjo eshte menyra me e mire per tu perballur me krizen.

Edhe njehere falenderimet me te perzemerta dhe mirenjohje per ju. Ju jeni 36 kompani austriake qe punoni ne vendin tim. Une shpresoj per nje dite kur 360 kompani austriake do te punojne ne vendin tim. Faleminderit shume


30/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›