E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim per shtyp i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion te Keshillit te Ministrave

Lidhur me deklaraten e sotme te deputetes se PS-se Mimi Kodheli mbi raport-kontrollin e Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion te Keshillit te Ministrave sqarojme se

Asnje ankese nuk eshte paraqitur prane ketij Departamenti lidhur me procesin e perzgjedhjes se shoqerive te kualifikuara dhe te pajisura me autorizimin shoqeri e autorizuar nga Ministria e Financave pasi te pesta shoqerite qe ishin paraqitur ne konkurrim jane pajisur te gjitha me autorizimin perkates dhe eshte absurd te pretendohet per praktika favorizuese dhe korruptive ne nje gare ku fitojne te gjithe pjesemarresit.

Rekomandimi ne raportin e kontrollit drejtuar Ministrise se Financave ka te beje me revokimin e autorizimit te dhene ne favor te nje bashkimi te perkohshem shoqerish per shkaqe thellesisht teknike te procesit te implementimit te kasave fiskale nga ana e tyre si dhe per faktin e terheqjes se nje operatori nga ky bashkim shoqerish dhe nuk ka lidhje kurrsesi me procesin e licencimit te shoqerive per tregtimin e pajisjeve fiskale.

Gjetjet dhe rekomandimet e tjera te raportit te kontrollit lidhur me percaktimin e kritereve me te larta dhe shtrenguese ne procesin e perzgjedhjeve te shoqerive te autorizuara per tregtimin e kasave fiskale nuk jane marre parasyshpasi binin ndesh me frymen dhe politikat e liberalizimit te sektorit te tregtimit te pajisjeve fiskale.

Pretendimet e deputetes Mimi Kodheli per shkelje te renda ligjore ne procesin e perzgjedhjes se kompanive te autorizuara per tregtimin e pajisjeve fiskale bazuar mbi raport-kontrollin e Departamentit jane trillime te mirefillta dhe kryekeput te paverteta.


29/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›