E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zotin Leonard Edwards te derguarin e posacem te Kryeministrit te Kanadase

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim zotin Leonard Edwards te derguarin e posacem te Kryeministrit te Kanadase dhe Ambasadorin e Kanadaseper Shqiperine me rezidence ne Rome James Fox.

KryeministriBerisha dhe zoti Edwards vleresuan nivelin shume te mire te marredhenievedypaleshe dhe theksuan se ekzistojne hapesirat per forcimin e metejshem te ketyre marredhenieve dhe bashkepunimit mes dy vendeve.

Gjate takimit Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te reformave te ndermarra nga qeveria ne vitet e fundit dhe arritjeve ne fusha te ndryshme te zhvillimit te vendit.

Bashkebiseduesit konstatuan me kenaqesi interesin ne rritje te investitoreve kanadeze per te investuar ne Shqiperi. Kryeministri Berisha siguroi se ne Shqiperi ata do te gjejne nje klime shume miqesore e te favorshme per investimet e tyre dhe se ky vend do te garantoje investitoret e huaj.

Ne takim u diskutua edhe per kandidaturen e Kanadase ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Zoti Edwards theksoi se Kanadaja do te vazhdoje te luaje nje rol paqeje dhe stabiliteti ne rajon ne Keshillin e Sigurise se OKB.


29/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›