E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha përfundoi, pasditen e sotme, vizitat e tij në disa rrethe të vendit, me vizitën në qytetin e Elbasanit. Në takimin e zhvilluar me banorët, në Pallatin e Sportit të qyteti

Kryeministri Berisha përfundoi, pasditen e sotme, vizitat e tij në disa rrethe të vendit, me vizitën në qytetin e Elbasanit. Në takimin e zhvilluar me banorët, në Pallatin e Sportit të qytetit, kryeministri, në fjalën përshëndetëse, u shpreh:

"Së pari dëshiroj t'u them ju dhe mbarë qytetarëve të Elbasanit përshëndetjet me te zjarrta te koalicionit me te madh që Shqipëria ka patur ne historinë e saj, të koalicionit të 10 partive, të cilat do të shënojnë në 18 shkurt fitoren më të thellë, fitoren më të madhe, fitoren më të merituar, në zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Qytetarë dhe qytetare të Elbasanit, koalicioni i 10 partive ka në themelin e tij shpirtin e qytetarëve te Elbasanit, vlerat e tyre shpirtërore, tolerancën, respektin reciprok, mirëkuptimin, besimin tek njeri tjetri. Sot jam këtu për tu ftuar ju dhe të gjithë qytetarëve të Elbasanit të vazhdojmë se bashku betejën tonë për integrimin e Elbasanit dhe te Shqipërisë ne Evropë. Ne më 3 korrik erdhëm me një premtim solemn, të integrojmë Shqipërinë. Kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Jemi të vendosur për të punuar si kandidat, të bindur, për të marrë ftesën e anëtarësimit në Nato. Ne jemi të vendosur të bëjmë cdo përpjekje për integrimin tuaj dhe integrimin e të gjithë shqiptarëve në BE dhe në NATO.

Ne 3 korrik ne ju premtuam ju, luftën me zero tolerance, kundër korrupsionit. Sot ne vijmë para jush, pasi ia kemi dalë të shpëtojmë nga kthetrat e kontrabandisteve, evazionit fiskal, zyrtarëve abuzivë, jo 100 apo 200, por 600 milionë euro. Ia kemi dalë të trefishojmë kreditin për shkak të trefishimit dhe shumëfishimit të besimit ndaj qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
Ne jemi sot këtu për t'u premtuar ju qytetareve, se qeveria do te mbështesë Luciano Boçin ne çdo projekt. Ne do te ndryshojmë Elbasanin, do te rregullojmë përfundimisht infrastrukturën e tij , do ta shndërrojmë ne qendrën me te rëndësishme universitare të vendit ,pas Tiranes. Dua tu garantoj ju se projekti i zonës se lire dhe i parkut industrial do te instalohet së shpejti ne qytetin tuaj dhe do të shndërrohet ,jo vetëm ne një gjenerator te madh të punësimit të qytetarëve të Elbasanit, por në gjenerator të madh të zhvillimit të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur dhe do të realizojmë projektin e rrugës se re Elbasan- Tirane, rrugë e cila do te shkurtojë distancën tuaj me kryeqytetin. Ne ju premtojmë modernizimin e shkollave, shërbimit shëndetësor dhe të gjitha shërbimeve të tjera, sikundër dua tu premtoj fëmijëve dhe të rinjve të Elbasanit se kudo që ndodhen, së shpejti do të kenë mundësi të ndjekin shkollën e mesme, se kudo që ata ndodhen do të kenë mundësi të ndjekin universitetet.

Vëllezër dhe motra! 18 shkurti është një datë e madhe, është një provë e shpirtit tuaj qytetar, e vlerave tuaja, ndaj dhe ju ftoj të votoni të lirë. Ju ftoj më 18 shkurt të votoni intelektualin tuaj të shquar, Luçiano Boçin si kandidaturën më të shkëlqyer.

Shokut Qazim do ti them dy fjalë. E para që do të them shoku Qazim, është se kur nuk të do mëhalla, përse do të dojë qyteti, kur ti nuk binde dot të votojnë për ty ata me të cilët je rritur, përse kërkon ti votat e qytetit.
Shoku Qazim kam dhe një problem të dytë me ty. Disa vula të zeza i ke marrë për prokurimet, tani unë do të them ,këtu, se vulën më të fuqishme do ta japë Elbasani më 18 shkurt, sepse Elbasani voton për besimin dhe jo për dyshimin, voton për shpresën dhe jo për dështimin, voton për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, voton për mirëkuptimin, për tolerancën dhe jo për krizën dhe ti shoku Qazim përfaqëson Mister Krizën. Elbasani nuk ka nevojë për Mister krizën, Elbasani ka nevojë për paqe , qetësi, mirëkuptim, tolerancë, besim, punë.
Edhe njëherë ne jemi të vendosur që me Luciano Boçin të bëjmë çdo përpjekje për ti realizuar këto."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›