E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha vijoi vizitën e tij në qytetin e Pogradecit, ku u takua me banorë të këtij qyteti. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri iu drejtua qytetarëve: "Së pari

Kryeministri Berisha vijoi vizitën e tij në qytetin e Pogradecit, ku u takua me banorë të këtij qyteti. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri iu drejtua qytetarëve:

"Së pari dëshiroj t'ju përshëndes ju shumë përzemërsisht dhe të shpreh kënaqësinë time të madhe që jam sot këtu në këtë prag fitoreje tek ju. Jam sot për tju dëshmuar edhe njëherë dashurinë time për ju, për Pogradecin, për liqenin. Të bëj zotimin tim solemn se çdo votë për Shpëtim Guxhollin është votë për Pogradecin.Çdo votë për ndryshimin e Pogradecit do të shndërrohet ne projekte, ne komplekse, për këtë qytet dhe për këta qytetarë të mrekullueshëm.
Zoti ministër, brenda një afati shumë të shkurtër, kryetari i ardhshëm do të inagurojë fillimet e punimeve të unazës të Pogradecit. Qyteti duhet të ketë një hyrje evropiane. Zoti ministër, projekti i kanalizimit dhe mbrojta e liqenit nuk i shërben vetëm Pogradecit. Kalimi i Tushemishtit është zotimi ynë i prerë, si projekt kombëtar.Ne do të mbrojmë qytetin tuaj, pasurinë tuaj përrallore ndaj dhe përveç kanalizimeve, ne do të spostojmë rrugën. Rruga ekzistuese do të mbetet vetëm turistike. Autostrada Korçe-Qafe Thane do të jetë arterie komunikimi.Ne kemi siguruar financimin dhe kjo do të jetë vepër e këtij mandati.

Ne jemi zotuar që Pogradeci do të ketë ujë dhe drita 24 orë. Ne do ta përmbushim plotësisht këtë zotim. Pogradeci do të jetë qender e fuqishme e turizmit, do të jetë një qytet i zhvilluar.
Ne 18 shkurt ju ftoj të votoni Shpëtim Guxhollin, sepse keni votuar për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për qytetin tuaj, për të ardhmen tuaj. Juve qytetarë të Pogradecit, ju bëj dhe një thirrje vëllazërore, kush ia preu pamjen liqenit? Xhafa dhe xhafollarët, këtu. Kjo është e verteta. Ndaj le të shkëputemi nga sistemi i vjetër i kleptokracisë. Unë ju bej thirrje të vazhdojmë së bashku për të shtypur në çdo skutë në çdo zyrë apo kudo që ndodhet krimin e organizuar, të vazhdojmë së bashku për të lustruar me zero tolerancë, korrupsionin, për të prere me gërshërët e ligjit ata që i shtrinë duart në xhepat tuaja, në arkën tuaj publike, të vazhdojmë së bashku në shkolla moderne, dhe rrugë moderne, të vazhdojmë së bashku rrugën e integrimit në Evropë dhe NATO.

Pogradecit i duhen projekte, i duhen rrugë, autostrada, kanalizime, ujë, drita, nuk i duhen kriza, ndaj, asnjë votë për Mister Krizën. Edhe njëherë ju uroj fitoren.
Fitorja e 18 shkurtit është fitorja juaj, fitorja e mbarë Shqipërisë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›