E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përkujton tragjedinë e 11 Shtatorit ne SHBA

Sot familjet e viktimave, kombi i madh amerikan, miqtë e tyre të lirisë në mbarë botën, përulen me nderim të thellë në kujtim të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, fëmijëve e të moshuarve që humbën jetën 10 vjet më parë nga sulmi barbar terrorist në New York, Washington dhe ne Pensilvani.

Me këtë  akt  terrorist, me mizorin në historinë e kohërave, ideatorët dhe ekzekutorët e tij besonin se do të mund të përkulnin flamurin amerikan, flamurin e vendit  më të lirë e më të fuqishëm të planetit.  Sot pas 10 vitesh ky flamur valëvitet më lart se kurrë.

Sot, pas 10 vitesh, familjet e atyre që humbën jetën nga ky sulm, qytetarët e SHBA, miqtë e tyre në mbarë botën, kujtojnë këtë datë dhe nderojnë  kujtimin e viktimave të 11 shtatorit pasi ideatorët, sponsorët, mbështetësit, organizatorët e tyre, Sudanët  e Bin Ladenët dhe të tjerë të ngjashëm me ta, kanë marrë ndëshkimin më të merituar.  

Shqipëria dhe shqiptarët, por dhe vendet e lira në tëresi, u janë mirënjohës qeverisë së SHBA dhe kombit amerikan për  udhëheqjen e vendosur të luftës kundër terrorizmit botëror dhe arritjet  historike në këtë luftë.  Shqipëria dhe shqiptarët  ndihen krenarë  se qëndrojnë  të rreshtuar me mikun e tyre të madh në mbështetje të kësaj lufte gjatë  këtyre 18 viteve duke dhënë kontributin e tyre modest në rezultatet e saj.

11 Shtatori është një apel për të gjithë njerëzit e lirë për një qëndrim të vendosur ndaj urrejtjes, intolerancës dhe fanatizmit të çdo lloji e të çdo ngjyre.


11/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›