Kryeministri Berisha përshëndet fitoren në referendum, në Irlandë, për Traktatin e Lisbonës
Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndet fitoren në referendum, në Irlandë, për Traktatin e Lisbonës, si një ngjarje të madhe dhe historike jo vetëm për popullin e Irlandës, por për të gjithë popujt e vendeve anëtare të BE dhe të vendeve të tjera, si Shqipëria, që aspirojnë për anëtarësimin në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer të kombeve të tyre.
Vota pro e qytetarëve të Irlandës, është një inkurajim i madh për shqiptarët dhe Qeverinë shqiptare, për të proceduar me reforma të thella dhe të gjithanshme, për arritjen e standarteve për integrimin e vendit në BE.
04/10/2009