Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike.

2 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, të organizuar në mjediset e Hotel “Tirana International”. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin dhe Kreu i Komisionit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Helmut Lohan, Koordinatori i Përgjithshëm i programit “Shkollat Politike”, Fransua Fridrih, drejtues dhe pedagogë të kësaj shkolle, studentë dhe ish-studentë të saj, etj.
Me këtë rast, Presidenti Topi iu drejtua të pranishmëve me fjalën përshëndetëse:
“Shkëlqesi Ambasador Lohan,
Profesor Fridrih,
Zoti Drejtor i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike,
Të nderuar ambasadorë, deputetë, zonja dhe zotërinj,
Të nderuar studentë, ata që janë laureuar vite më parë, natyrisht që nuk janë shumë vite, është vetëm viti i tretë, por gjithsesi sot kemi luksin që të themi vite në shumës, jo në njëjës!
Jam i respektuar që ndodhem këtu sot natyrisht duke ndarë me ju emocionet e rastit, pasi koinçidoi në mënyrë shumë interesante që në momentet e para të detyrës sime si President, të merrja pjesë në shpërndarjen e diplomave të gjeneratës së parë të politikanëve të rinj të shkolluar në Shkollën e parë Shqiptare të Studimeve Politike, që është një kontribut i vyer nga përfaqësues të nderuar të botës intelektuale shqiptare, të Këshillit të Evropës, të Bashkimit Evropian, pra një treshe mjaft domethënëse, e cila në njëfarë mënyre përcakton edhe referencat për integrimin në botën evropiane.
Ky moment i diplomimit të gjeneratës së tretë të studentëve që mbaruan Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, më jep rastin që të ndaj me ju jo vetëm këtë çast ceremonial, por edhe disa elementë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me ju, pra me ata persona që kanë qenë të frymëzuar, sigurisht individualisht që të kryejnë këtë Shkollë. E kam thënë edhe njëherë tjetër, në mos gaboj një vit më parë, kjo Shkollë nuk fabrikon politikanë. Kjo Shkollë jep mundësi që në eksperiencën e jetës, të karrierës, pavarësisht se ku tenton të shkosh, natyrisht jo vetëm drejt politikave partiake dhe ideologjike, por edhe në administratë, në institucionet e rëndësishëm të Shqipërisë, aty ku diskutohet për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, aty ku diskutohet për standarde, besoj që ju atje do të jeni të gjithë të vlefshëm. Kjo është arsyeja që ju vini me qëllime të ndryshme, për të kontribuar në politikën partiake, në politikën institucionale, në politikën e medias, tekefundit aty ku të gjithë mendojnë se do të emancipojnë një opinion, i cili ka aq shumë nevojë të ndryshojë.
Është thënë e stërthënë që politika shqiptare në vitet e tranzicionit ka qenë e tillë që më shumë është improvizuar nga njerëz të cilët kanë ardhur nga profesione të ndryshme. Kanë qenë kushtet specifike të Shqipërisë, kushtet e një tranzicioni mjaft specifik për Shqipërinë, ku në atë sistem të izoluar ishte e pamundur që të shprehej mendimi i lirë, e aq më pak që të formatohej e të shprehej nëpër shkolla e nëpër kurse ku studiohej për politikë. Por, fatmirësisht vjen momenti, piqen kushtet për një vend, i cili është në përmbyllje të tranzicionit të tij politik, duke krijuar të tilla kushte me suportin e Këshillit të Evropës, të Bashkimit Evropian, por edhe me njerëz kurajozë intelektualë, të cilët dëshirojnë të shohin jo vetëm ngushtë, në karrierën e tyre profesionale, por mendojnë dhe për karrierën e të tjerëve.
Gjithsekush e kishte menduar tranzicionin shqiptar në fillim shumë të shpejtë, shumë të lehtë, dhe sigurisht nga mungesa e kontakteve me botën dhe mungesa e eksperiencës, nga pamjaftueshmëria e parashikimit për të parë hapat e vështirë që do të kishte shoqëria jonë. Shoqëria jonë gjatë këtyre viteve të tranzicionit natyrisht që ka bërë shumë progres, ka përballuar trauma, të cilat unë mendoj që në mënyrë definitive janë tejkaluar dhe sot Shqipëria, pavarësisht nga problematika e debatit politik, i cili do të jetë gjithmonë, sa kohë do të ekzistojë demokracia, pasi debati politik në demokraci jo vetëm që duhet, por është i domosdoshëm për një shoqëri demokratike, mendoj në linjat kryesore, Shqipëria ka lënë pas të kaluarën traumatike për të hyrë në një të ardhme, e cila nuk ka kthim prapa, në një të ardhme të integrimit europian, euroatlantik dhe hapat janë të dukshëm, janë zyrtarizuar, një pjesë pritet të zyrtarizohen, por kjo shoqëri natyrisht që ka nevojë për më shumë kualitet. Ky kualitet pritet që të rritet në partitë politike, pritet që të rritet në administratën publike, dhe pritet të rritet në përgjithësi në përpunimin e opinionit publik që shikon fatmirësisht sot në mënyrë shumë të elaboruar nëpër mediat të cilat nuk janë pak prezente në Shqipëri. Pra sot nevojitet që kualitetet e reja të shkojnë dhe të elaborojnë politikën, kualitetet e reja të modernizojnë administratën dhe kualitetet e reja të emancipojnë shoqërinë.
Dhe ju jeni pjesë e atij kontigjenti njerëzish që po përgatiteni. Ky është një proces aspak revolucionar, por është një proces evolucionar. Në rast se do të kthejmë kokën prapa, do të shikojmë që kemi pasur rritje progresive të kualiteteve dhe unë jam i bindur që vitet që do të vinë, patjetër që do të sjellin kualitete të reja.
Sa e domosdoshme ka qenë kjo shkollë? Unë mendoj që ka qenë shumë e domosdoshme. Ka mjaft studentë, ka mjaft njerëz që shkojnë dhe realizojnë masterat në universitetet më prestigjioze të Evropës dhe të botës, ku marrin njohuritë dhe ata do të jenë një kontigjent i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Por, ajo që ju merrni nëpërmjet formimit tuaj në Shkollën Politike ka një specifikë të veçantë, që ju merrni përvojën e institucioneve të Evropës, eksperiencën e këtyre institucioneve dhe alternoheni në mënyrë shumë të qartë dhe praktike me eksperiencën që ka vendi, sepse është normale që kur largohesh nga terreni, i cili të ka kultivuar, natyrisht që nuk je në sinkron me ngjarjet dhe nuk je shumë i aftë për t’i analizuar dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura. Kjo është arsyeja që Shkolla e Politikës, aty ku arsimoheni ju, ju ka bërë që të jeni në kontakt me jetën politike të vendit, me jetën e institucioneve, por në të njëjtën kohë të merrni edhe eksperiencë nga institucionet që ne i kemi si pika të referencës për arritjen e standardeve integruese.
Të jesh politikan nuk do të thotë të jesh ideolog. Të jesh politikan do të thotë që të marrësh pjesë në jetën e partive politike, të marrësh pjesë në përpunimin e politikave të fushave të ndryshme. Kjo është arsyeja që ka shumë emra të njohur në politikën botërore, ku politikës ideologjike i referohen në mënyrë shumë elegante, njerëz të cilët kanë një “background” profesional dhe dinë të realizojnë politika, të cilat e bëjnë politikën e partive që të jetë efektive, ose jo efektive. Pra, bashkëpunimi i politikave partiake me politikat që realizohen nëpër fusha të ndryshme bëjnë të mundur dhe garantojnë suksesin e programeve, të cilat u garantojnë partive, ose jo në të kundërt, në rotacionin politik të qëndrojnë ose të shkojnë në opozitë. Kjo është arsyeja që formimi i juaj në këtë shkollë duhet parë në një dimesion shumë të gjerë dhe unë mendoj që të jesh politikan duhet që në radhë të parë duhet të kesh një formim dhe një vetëdije të fortë kombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme për një politikan të ri që të njohë rrënjët, jo thjesht rrënjët gjenetike të kombit, të njohë historinë, ta studiojë fort historinë dhe mos ta bëjë këtë në mënyrë sipërfaqësore, sepse intensiteti i ngjarjeve politike sot është i tillë që një politikani i duhet të reagojë në moment. Kudo që të jesh, në komunikim me median, në komunikim me njerëz, në komunikim me partnerë dhe interlokutorë duhet që politikani të jetë i përgatitur dhe jo me shprehje, të cilat e bëjnë politikanin të varfër, e bëjnë të pabesueshëm, por mbi bazën e qëndrimeve që vijnë si pasojë e një kurrikulumi të pasur, e një “background”-i të pasur, e një eksperience dhe kjo eksperiencë patjetër që do të fitohet çdo ditë.
Unë mendoj që politikani dhe politika në përgjithësi duhe të shkojë në sintoni të plotë me intersat kombëtare, me interesat e institucioneve dhe kam rastin që edhe një herë këtu t’i rikthehem asaj ngjarjeje që tronditit të gjithë nga politika dhe institucionet, situatën e shoqërisë në Shqipëri, në Maqedoni dhe në Kosovë, çështja e interpretimit të historisë. Padyshim që ka elementë të cilat nuk vijnë nga lajthitje të akademikëve, absolutisht. Këto vijnë si pasojë e një bashkëpunimi patologjik të segmenteve të caktuara të politikës me qarqe akademike dhe këtu politika, por në radhë të parë institucionet, ata që merren me trajtimin e historisë, duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të vepruar, për të reaguar ndaj qarqeve të ndryshme, të cilat ende jetojnë, apo punojnë në zyrat ende me pluhur të ish-Jugosllavisë komuniste, të cilët kanë harruar që Shqipëria sot është një vend i NATO-s, është një vend i cili ka bërë hapa të dukshëm në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit në rajon, një interlokutor shumë i rëndësishëm i të gjithë dialogut politik në rajon dhe jo vetëm institucionet e Shqipërisë, por edhe institucionet e Kosovës, të cilat brenda një periudhe shumë të shkurtër kanë treguar një maturitet, një emancipim të dukshëm, kanë kaluar një sfidë të madhe historike me një lidership të ri, i cili doli nga traumat e mëdha të historisë dhe diti të administrojë dhe emocionet e së kaluarës me bindjen që të ngrihet në standardet që kërkonte lidershipi evropian, për të ndërtuar një shtet multietnik dhe për të respektuar traditën, kulturën, gjuhën dhe zakonet e për të jetuar në një shtet që sikurse ata e kanë pranuar edhe në dokumentin themeltar të kushtetutës së shtetit të ri të Kosovës.
Por më i rëndësishëm sesa politikanët dhe institucionet ka qenë faktori shqiptar kudo ku ai jeton, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, i cili është konsideruar si urë lidhëse e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit. Asnjë shans nuk do të ketë që të rikthejë në të kaluarën e dhimbshme historike popujt e Ballkanit. Unë natyrisht kam rastin ta përshëndes reagimin për ta tërhequr, por unë mendoj që para se të bëjnë veprime për ta tërhequr, politikanët, apo qarqet akademike duhet të dinë mirë, të mendojnë mirë, të parashikojnë mirë që historia nuk bëhet me emocione politike, historia bëhet me një mendim të qartë objektiv dhe shkencor. Politika duhet të dijë të kushtëzojë institucionet akademike. Dhe mjerë ai akademik pastaj, që është i infiltruar nga ideologji politike, apo partiake aq më keq! Akademiku nuk është i tillë në rast se brenda tij bashkëjeton objektiviteti dhe subjektiviteti partiak dhe aq më shumë ai partiak. Kjo është arsyeja që njerëzit që merren me shkencë, njerëzit që merren me histori, njerëzit që merren me akademinë t’i përkushtohen asaj pune në mënyrë objektive. Historia nuk është pesë vjet! Historia nuk është njëzet vjet! Historia është mijëravjeçare dhe ne nuk duhet të lejojmë jo vetëm shfaqje, qofshin këto dhe segmentare të qarqeve të caktuara që kërkojnë të rikthejnë tensione në Ballkan, por në çdo lloj konteksti nuk duhet që t’i japim pjesës akademike, sepse nuk përfaqësojnë interesa partiake, por përfaqësojnë interesa kombëtare.
Unë edhe një herë duke shfrytëzuar këtë rast ju bëj thirrje me cilësinë jo thjesht të Presidentit, por edhe të një njeriu që i njeh relativisht qartë qarqet e politikës, por edhe rrethet akademike, që ajo që kemi fituar, që kemi fituar nëpërmjet një procesi natyral, sepse Shqipëria ka qenë dhe është pjesë e Evropës, ka qenë dhe do të jetë pjesë e qytetërimit europerëndimor dhe në tërë kuptimin e vetë të këtij botëkuptimi dhe mentaliteti. Por ajo që unë bëj thirrje është që për të shfrytëzuar këtë edukim në Shkollën e Politikës, duhet patjetër që të largoni autocensurën! Ky është një mesazh shumë miqësor, sepse nuk ka sens që brenda një njeriu që pretendon të futet në politikë të bashkëjetojnë, të jenë në simbiozë në mënyrë shumë antagoniste, apo paradoksale që formohesh me standardet e Evropës dhe shpeshherë shohim që njerëzit ose duhet të heshtin, ose nuk janë vetvetja kur futen në debate, ose mundohen të jenë të formatuar sipas pozicioneve që ata gëzojnë në atë moment, pra, njeriu duhet të jetë i lirë! Unë do ta konsideroja këtë Shkollë jo vetëm si Shkollë të Politikës, por Shkollën e njerëzve të lirë. Mendoni për prespektivën , mos mendoni për çastin, duhet të shijoni frytet dhe për asnjë një çast nuk duhet të keni autoçensurë, duhet të keni vullnetin dhe trimërinë të jeni vetvetja, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do të realizoni atë që unë ju thashë që në fillim, të jeni në gjendje për të maturuar politikën, për të modernizuar administratën, për të emancipuar shoqërinë”.
Gjithashtu, veprimtarinë e përshëndetën Ambasadori Lohan, z. Fridrih si dhe studentë të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Shkencave Politike, Ingrid Prizreni dhe Edvin Shvarc. Në përfundim të ceremonisë, Kryetari i Shtetit iu shpërndau diplomat studentëve të kësaj shkolle, duke iu uruar suksese në aspiratën e tyre për të qenë ideatorë dhe udhëheqës të zbatimit të politikave të suksesshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.