Presidenti Topi ngushëllon familjarët e mjekut të vrarë, Fatmir Thaçi duke kërkuar njëkohësisht edhe ndëshkimin e ashpër të autorit.

2 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shprehu sot nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të mjekut radiolog, Fatmir Thaçi , cili u vra në Durrës nga një autor tashmë i identifikuar. Në të njëjtën kohë Kreu i shtetit shqiptar kërkon me forcë që autori i këtij akti të dhunshëm e të pashpirt të vihet sa më parë para drejtësisë duke marrë dënimin e merituar.
“Të nderuar familjarë të radiologut, Fatmir Thaçi!
Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurit tuaj, e cila iu ndërpre barbarisht teksa kryente detyrën fisnike në shërbim të qytetarëve shqiptarë!
Rënia në krye të detyrës e çdo njeriu, aq më shumë e një mjeku është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, për kolegët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët mbështesin bluzat e bardha në misionin e tyre të përditshëm altruist në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së të gjithëve.
Me cilësinë e Presidentit të Republikës, por edhe si qytetar, u bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik. Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për atë që u flijua me vetëmohim teksa kryente këtë detyrë fisnike e aq njerëzore.
Duke ju përcjellë edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta, ju siguroj se të gjithë qytetarët e këtij vendi ndihen krenarë për punën dhe përkushtimin e të dashurit tuaj dhe ndajnë me ju solidaritetin e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme!’’ – theksohet në mesazhin e Kreut të shtetit shqiptar.