Kryeministri Berisha pershendet ne parlament vendimin e BE-se per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare
Vij ketu me sensin e kenaqesise te mirenjohjes dhe te nderimit per te gjithe ata te cilet bene te mundur kete dite.
Kryeministri Berisha pershendeti sot ne Kuvendin e Shqiperise vendimin e dates 8 nentor te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare.
Kryeministri u shprehu edhe nje here mirenjohjen e thelle punonjesve te te gjitha institucioneve te vendit qe me perkushtim projektuan dhe zbatuan reformat me te medha ne vend luftuan me guxim e profesionalizem krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kryeministri u shprehu mirenjohjen e thelle deputeteve te parlamentit shqiptar qe me perkushtim te madh shqyrtuan dhe votuan ligjet themelore qe bene te mundur kete arritje te madhe per te gjithe qytetaret shqiptare.
Ne fjalen e tij Kryeministri u shpreh
Zonja kryetare
zoterinj deputete
te dashur qytetare e qytetare shqiptare
Nga dita e hene gjer me sot kam pershendetur perzemersisht nga konferenca e shtypit ne kryeministri mbledhja e grupit tim parlamentar mbledhja e djeshme e qeverise qytetaret shqiptare por kurrsesi nuk mund te mos pershendesja sot perzemersisht nga kjo aule nga kjo platforme cdo qytetar e qytetare te ketij vendi cdo shqiptar e shqiptare ne Shqiperi dhe ne bote ku ndodhet sot per arritjen historike per cdo shqiptar per shnderrimin e lirive dhe dinjitetit te tyre ne liri dhe dinjitet europian.
Heqja e vizave per shqiptaret kombit qe perjetoi izolimin me te egra dhe pasojat me te renda te ketij izolimi qe vetem 20 vjet me pare jetonin ne nje vend bunker te rrethuar nga tela me gjemba ne kufijte e vendit qe ne dhjetor te 90-s vetem pothuajse nje vit e gjysme pas renies se murit te Berlinit u ekzekutuan me dhjetera e dhjetera ne mos qindra te rinj e te reja shqiptare perben pas renies se perdes se hekurit dhe anetaresimit te vendit ne NATO arritjen me madhore te jetes se tyre arritjen me madhore per lirite e tyre individuale dhe dinjitetin njerezor pas shembjes se piramides komuniste ne Tirane.
Ndaj une sot vij ketu me sensin e kenaqesise te mirenjohjes dhe te nderimit per te gjithe ata te cilet bene te mundur kete dite. Nje mirenjohje te thelle e nderim te perjetshem atyre qe per levizjen e lire bene sakrificat me sublime. Nje mirenjohje te thelle te gjithe punonjesve te institucioneve te ketij vendi qe me perkushtim te madh me reformat qe projektuan e zbatuan bene te mundur qe Shqiperia te dale nga lista e zeze e vendeve te pasigurta ne listen e bardhe te vendeve te sigurise se larte. Nje mirenjohje te thelle per ju zoterinj deputete qe me perkushtim te madh shqyrtuat dhe votuat ne kete parlament ligjet themelore qe bene te mundur sot kete arritje te jetes per te gjithe qytetaret shqiptare. Ishte perkushtimi reformat tuaja ato te cilat bene qe te kurorezohej me sukses nje proces nder me te veshtiret me kompleks por edhe jetik per lirite e dinjitetin e qytetareve shqiptare.
Te dashur qytetare e qytetare shqiptare
Sot eshte dita te shprehim mirenjohjen e thelle ndaj qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Europian Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian per vendimin e fisnik qe moren per Shqiperine e shqiptaret. Kam bindjen me te thelle se kjo do te trajtohet nga qytetaret e ketij vendi me dinjitetin me te madh. Sikunder i siguroj se qeveria dhe autoritetet shqiptare do te qendrojne te vendosur per nje bashkepunim te ngushte total transparent e te hapur ne menyre qe nga ky vendim te mos krijohet as edhe nje pasoje e vogel negative ne shoqerite shtetet dhe qytetet e tyre.
Vendimi per levizjen e lire ne Europe e cila ishte bere nje kontinent i ndalur jo se Europa nuk donte por se Shqiperise pas renies se murit te Berlinit me rikthimin ne pushtet pas rebelimit komunist iu ngrit me shpejtesi muri gjigand i krimit te organizuar. Ishte ky mur qe ndante dhe izolonte cdo dite e me shume Shqiperine nga Europa. Ishin klanet e krimit te organizuar aldo baret qe prisni koka dhe luanin futboll me koka te prera ato qe lemerisnin mbare Europen me barbarite e tyre. Ishin nehat kullat lul berishat e bandat e tjera qe benin ligjin ne porte aeroporte dhe institucionet e vendit. Heqja e vizave ishte shnderruar ne nje horizont qe largohej me shpejtesi per shqiptaret e Shqiperine. Dhe muri trashej e rritej cdo dite per shkak te simbiozes se qeveritareve e pushtetareve me keto banda per shkak se ndanin trofete e krimit sebashku. Pas shembjes se ketij muri kjo nuk mund te ndodhte kurre.
Vizat u hoqen sepse toleranca zero ndaj krimit te organizuar funksionoi ne kete vend. Kjo politike dhe kjo platforme beri qe te vendosen para ligjit njera pas tjetres mbi 206 banda me mbi nje mije anetare. Bandite e bose te tyre te gjendeshin e te arrestoheshin nga papafingot e Ankarase ne shpellat e alpeve nga fjordet e veriut dhe detet e jugut kudo qe ishin. Ndaj shqiptaret sot kane njemijeenje arsye tu jene mirenjohes atyre burrave e grave te organeve te Policise se Shtetit te prokurorise sistemit gjyqesor dhe te gjitha agjencive te zbatimit te ligjit te cilet ne zbatim te platformes se kesaj qeverie per zero tolerance ndaj krimit te organizuar me guxim te madh e profesionalizem cmontuan nje e nga nje falangat e rrezikshme te krimit te organizuar duke sakrifikuar ne raste te caktuara edhe jeten rinine e tyre.
Zonja e zoterinj pa rrafshimin e krimit te organizuar Shqiperia kurre nuk do te merrte ndonjehere vizat dhe shqiptaret nuk do te leviznin ndonjehere ne Europe. Levizja e lire ka nje kusht themelor. Ajo nuk duhet te cenoje sigurine e atyre qe hapin dyert per ty. Ky eshte kushti i te gjitha kushteve.
Por levizja e lire u be mundur te nderuar qytetare e qytetare te nderuar deputete e deputete sepse ne shemben me dore te hekurt murin tjeter po kaq te larte po kaq te zi e po kaq te nxire murin e korrupsionit. Mur i cili kishte vithisur Shqiperine ne hone ne abiset e historise. Muri i korrupsionit e kishte katandisur kete vend nder 24 vendet me te korruptuara te planetit. Ky mur sipas raportit te Bankes Boterore gllaberonte cdo vit vetem nga taksat e tatimet 1.4 miliarde dollare taksa te qytetareve me te varfer te kontinentit. Muri i korrupsionit bente qe i gjithe buxheti i shtetit te avullonte ne teresine e tij nuk lejonte tendera te hapura 70 per qind te tyre me negociata direkte. Muri i korrupsionit i kishte shnderruar pranimet ne universitetet tona ne panairin e korrupsionit nje pamje e neveritshme. Dhe ne i kujtojme te gjitha keto.
Muri i korrupsionit duhej shembur si kusht i te gjitha kushteve qe ne sot te gezojme lirine europiane qe fituam me vendimin e dates 8 nentor. Muri i korrupsionit duhej shembur dhe u shemb me eficencen me te madhe. Le tu referohemi fakteve. Ne kater vitet e shkuara qeveria qe ju shani ne menyren me te padenje ia doli te mbledhe 5.2 miliarde dollare dhe pothuaj po dyfishon te ardhurat buxhetore edhe ne kulmin e krizes financiare boterore. Shembja e ketij muri beri te mundur qe Shqiperia te ndermarre projektet me madhore ne historine e saj shqiptaret te jene krenare per vendin e tyre kur ata te hyjne ne territorin e vendit te tyre te gjejne nje vend krejt tjeter nje vend me infrastrukture nder me modernet. Dhe jo vetem shqiptaret. Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur qe Shqiperia te ndryshoje edhe per boten. Ndaj edhe ky vend eshte vleresuar si destinacioni i pare i globit nga agjencia me serioze turistike e botes. Dhe kjo jo se ka pasur kush nje dashuri te madh per shqiptaret harrojeni se kjo ekziston as urrejtje nuk ka por edhe jetim kemi qene ne historine tone pasi e tille eshte historia e ketij kombi por sepse ky vend nga viti 2005 gjer ne sot njohu nje rritje 12 here te vizitoreve nga 300 mije ne vitin 2004 vijne 3.5 milion kete vit sepse ky vend ka ndertuar nje nga infrastrukturat me moderne nga Velipoja ne Ksamil.
Natyrisht kete mund nuk mund ta kuptojne ata qe shkojne dhe bejne pushimet ne fjordet e veriut ne Bermunde apo vende te tjera. Ata jane te shkeputur nga Shqiperia dhe jetojne ne parajsen e tyre me pasaporta diplomatike.
Muri i korrupsionit u shemb dhe kjo beri qe universitet e ketij vendi te pranojne tre here me shume studente se sa 5 vjet me pare. Kjo beri qe nga te rinjte shqiptare qe mbarojne klasat e 9-ta mbi 91 perqind e tyre te ndjekin gjimnazet dhe ky eshte nje nga standardet me te larta ne Europe. Kjo beri qe 70 perqind e te rinjve qe mbarojne maturat te ndjekin universitet e ketij vendi dhe ky eshte nje nga standardet me te larta ne Europe. Ne moshen e internetit ne vitin 2004 ne raport me internetin Shqiperia ishte analfabete. Perdorimi i atij universi ishte gjithsej 4.8 perqind. Kompjuteri dhe interneti ishin molla me e ndaluar per femijet dhe te rinjte e Shqiperise. Privilegjin e lundrimit ne internet e kishin vetem femijet e te pasurve dhe ata jo ne teresi. 4.8 perqind pra ne terrin me te madh digjital. Ishte erresira digjitale ne bote. Ndihesha i lenduar kur shihja perqindjet e perdorimit ne vendet e tjera. Po sot kam kenaqesi tu informoj se shkalla e perdorimit eshte mbi 45 perqind. Sot vetem kompanite celulare te cilat deklarohen per efekte fiskale faktojne se jane mbi 1. 2 milione shqiptare te abonuar ne internet. Sigurisht po ta kesh mendjen tek stilolapsat me bateri dhe pa bateri nuk mund ti dish keto.
Kam njohur nje avokat te madh amerikan i cili nje dite me tregonte se kish takuar nje nga kundershtaret e mi. Kur e pyes se cfare te pershtypje kishte krijuar ai mu pergjigj se nuk ishte nje gje e re per te. Ai me tregoi se kishte pasur kliente qe kishin vjedhur 1 miliard dhe nuk kishin hall te shpetonin por se si te vidhnin 1 miliard te tjera. Pra dhe ai e kishte mendjen se si te vidhte me shume dhe jo se si te dilte nga situata. E kam fjalen ketu per nje avokat amerikan se avokatin tim e moret ju dhe ta gezoni.
Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur nje Shqiperi tjeter beri te mundur qe shqiptaret te rrisin rrogat dhe pensionet me shume se cdo vend tjeter si perqindje te dyfishoje rrogat e mesuesve te dyfishoje rrogat e mjekeve dhe infermiereve te dyfishoje pensionet ne fshat te vendoset pensioni 100 dollare ne qytet dhe ne fakt eshte 100 euro.
Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur qe Shqiperia te ngjitet 25 shkalle me lart se mesatarja vendeve te OECD per fillimin e biznesit. Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur qe Shqiperia te ngjitet 7 shkalle me lart se mesatarja e vendeve me te zhvilluara te OECD per investime ne sektore te ndryshem. Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur shumefishimin e investimeve te huaja ne Shqiperi. Shembja e murit te korrupsionit beri te mundur qe Shqiperia vendi qe bente 70 perqind prokurime direkte te marre cmimin boteror per transparencen sepse u be vendi i pare ne planet me prokurime elektronike 100 perqind. Pra pa shembjen e murit te korrupsionit heqja e vizave nuk do te mund te realizohej kurre. Ndaj dhe le te falenderojme ne se bashku. Le te falenderojme te gjithe ata punonjes qe me perkushtim dhe vendosmeri zbatuan platformen politike te qeverise me duar te pastra.
Korrupsioni eshte nje e keqe e madhe e cila nuk mund te crrenjoset por beteja me te do te vazhdoje ne menyren me te vendosur dhe suksese te tjera te medha do te arrihen. Une ju garantoj se 8 maji do te jete fundi i 20 perqindeshit. E kemi dhe ate per ta rrezuar dhe do ta rrezojme. Lufta kunder korrupsionit do te vazhdoje me vendosmerine me te madhe.
Zonja dhe zoterinj
Vizat nuk do te liberalizoheshin dhe nga mbare Europa po vinin sinjale se ato nuk do te beheshin ne rast se nuk do te zhvilloheshin zgjedhje te ndershme ne qershor te vitit 2009. Zgjedhjet jane dhe shtylla kryesore. Europianet nuk do te kishin vend per shqiptaret ne rast se shqiptaret nuk do te respektonin lirine ne Shqiperi. Zhvillimi i zgjedhjeve te lira ishte raporti me direkt me lirine e levizjes per shqiptaret. Levizja e lire eshte arritja e jetes. A e dini ju se sa zemra te zhuritura te perzhitura te vuajtura lumenj dhimbje lotesh e malli ekzistojne ne kete vend per qindra e mijera qytetare shqiptare familje te ndara qe nuk jane takuar prej 15 apo 20 vitesh. Ju e keni te lehte pasi mund te shkoni ne cdo vend per pushime kurse qytetaret e ketij vendi nuk gjenin dot mundesi te bashkoheshin ne dasma gezime apo hidherime me familjaret e tyre. Prandaj dhe ti respektojme me shume pasi ne kemi qene me pasaporta diplomatike dhe per ne nuk ka ekzistuar problemi i levizjes. Ky problem ka ekzistuar per qytetarin e thjeshte shqiptar dhe kjo eshte arritja e jetes se tyre. Me zgjedhjet shqiptaret treguan se ne raport me lirine ata jane teresisht evropiane.
Zonja dhe zoterinj
Udherrefyesi per heqjen e vizave ishte nje nga dokumentet me komplekse qe duhen zbatuar. Ai perfshinte nje teresi reformash dhe transformimesh epokale te ketij vendi. Sistemi gjendjes civile nje nga sistemet me themelore te nje shteti u modernizua teresisht. U digjitalizuan 14 mije regjistra te gjendjes civile. Ju nuk digjitalizuat qofte edhe nje te vetem per tete vite ne pushtet. Qytetaret shqiptare u pajisen me te gjitha dokumentet me moderne. U vendosen dhe instaluan aparatura te teknologjise me te larte ne kontrollin e kufijve detare ajrore dhe tokesore te ketij vendi. U zbatuan sistemet me te sakta te analizes se rrezikut. Te gjitha keto bene qe Shqiperia te ishte surprize ne realizimet e saj. Me dhjetera e dhjetera inspektore dhe zyrtare te larte te te gjitha niveleve e kane vizituar Shqiperine duke pare nga afer keto arritje. Ndaj dhe bene qe ajo dite e cila u kushtoi shqiptareve vuajtjen me te madhe ne tere ekzistencen e tyre te shnderrohet ne dite te bardhe dite te madhe dite te lirise 8 nentorin.
Zonja dhe zoterinj.
Kam nje arsye tjeter te cilen e lashe per ne fund si me e parendesishme por perseri nuk mund te mos e them. Ky eshte per mua nje moment solemn i jetes sime sepse ky eshte premtimi i vetem ne karrieren time politike qe une e kam bere e perseris dhe riperseris qindra here ndonese nuk isha une vendimmarresi. Kam bere me qindra premtime kam realizuar dhe kam shnderruar ne realitet qe te gjitha dhe nuk kam premtuar kurre ose dhe ne qofte se me ka shkare goja per ndonje premtim te nesermen e kam anuluar. Por premtime per te cilat vendosin te tjeret nuk e kam bere kurre. Ky eshte rregulli im. Ky eshte morali i politikes qe une bej. Por kesaj here une e bera. Dhe e pyes veten shpesh here perse e bera. E bera sepse me shtynte deshira e zjarrte me shtynte pasioni me shtynte dhembshuria me shtynte dashuria per qytetarin shqiptar me shtynte vleresimi per sakrificat e tij me shtynte nderimi per vuajtjet e tij. E bera sepse me shtynte deshira e madhe per te pare familjet shqiptare te bashkuara per te pare nenat te ledhatojne dhe perqafojne femijet e tyre per te pare motrat te ledhatojne dhe perqafojne vellezerit e tyre per te pare gjyshet te perkedhelin niperit dhe mbesat e tyre per te pare baballaret dhe qytetaret qe te nderonin femijet e tyre te shperndare ne te kater anet e botes vetem e vetem se diktatura e shnderroi vendin e tyre ne nje zgerdalle te vertete qe nuk u siguronte kafshaten e gojes. Kjo eshte arsyeja pse une premtova ne mbare sheshet dhe rruget e Shqiperise se brenda vitit te pare te mandatit te dyte do te levizni te lire ne mbare Evropen. Per mua ky eshte nje premtim. Per cdo qytetar shqiptar kjo eshte nje enderr. Le ta gezojne realitetin e ri te gezojne lirine evropiane.
Gjate punimeve te seances plenare Kryeministri Berisha beri disa komente ne lidhje me ceshtje te tjera te zhvillimeve ne vend.
Une ju garantoj se jo presioni por respekti per opoziten me ben qe te vij ne cdo seance te parlamentit te degjoj me vemendje te gjithe problematiken qe ngre opozita dhe te kene vleresimin tim per cdo gje objektive. Z. Ruci nuk gabuat kur thate se ne kohen kur te tjeret jetonin ne bunker une shetisja ne Europe me pasaporte dhe viza. Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme dhe jo vetem shetisja z.Ruci por paraqisja punimet origjinale qe botoja ne Europe dhe ne bote. Por sa here shkova u ktheva. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali dhe ti e di vete kete u ktheva per te permbysur pushtetin e paligjshem dhe barbar. Nuk qendrova nuk konsiderova lirine time hapesira te cilat i dija dhe asistoja. Lirine time e kisha ne Shqiperi. Ajo ishte peshe dhe duhet te luftoja ketu.
Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte. Une respektoj ligjin e Hipokratit dhe serish te garantoj se me bluze te bardhe do te tregoja kujdes te njejte per cdo qenie njerezore pavaresisht nga funksionet qe mbarteserish po ti kthehemi asaj periudhe ka nje ligj per ate eshte kodi i perjetshem i mjekesise qe te detyron e kam bere dhe do ta bej me te njejten shkalle ndergjegjeje.
Ju ketu folet per permbytje dheune te garantoj se te gjitha autoritet shteterore te ketij vendi kane ndjekur gjate gjithe nates permbytjet nga Drino ne Gjirokaster Vjosa Valbona Kiri Perroi i Thate dhe kudo qe ndodhen por jane permbytje qe vijne nga rrebeshe te cilat bene qe Valbona te arrije ne prurje 150 meter kub ne sekonde qe lumi i Sharrit te arrije ne prurje 700-800 meter kub ne sekonde Kiri te terbohet Perroi i Thate te marre permasa biblike. Atehere i nderuar zoteri gjer tani nuk ka asnje jete njeriu te humbur dhe kjo eshte e para dhe kryesorja ne keto raste fatkeqesish. Jane bere evakuime po punohet me prita po punohet per te garantuar transportin dhe qeveria eshte e tera ne kembe ne nje perballje sa me dinjitoze te permbytjeve.
Se pari ju cituat gjeresisht raportin dhe cituat pikerisht ato rreshta qe te interesojne. Normale ketu nuk kemi asgje.
Se dyti e kam theksuar dhe e theksoj se raportet e Komisionit Europian kane qene jane dhe do te mbeten ne menyre absolute program pune per qeverine shqiptare.Me Komisionin Europian kjo qeveri ka pasur dhe ka marredheniet me transparente.
Se treti ne javet e muajt qe vijne cdo agjenci cdo ministri do ta shnderroje ne program pune kapitullin perkates te raportit nuk mundte kete asnje lloj hezitimi.
Ne fjalen time nuk u ndala ne nje aspekt tjeter te problemit te vizave por meqenese ju jua perfolet festen shqiptareve festen per ngjarjen me te madhe te lirive te tyre pas shembjes se perdes se hekurt atehere une dua te them dy fjale. Shqiptaret do te festojne ne menyren me te fuqishme e me te gezueshme. Natyrisht ata te cilet u perpoqen te fusin vizat ne kuti ndihen te deshperuar. Ata te cilet edhe ne momentet e fundit percillnin SMS tek njeri-tjetri por dhe te mazhoranca se ministrat do te hedhin poshte kerkesen e Shqiperise per vizat me pas u detyruan te zberthejne jakat dhe kravatat nga tmerri kur moren vesh se u vendos pro.
Natyrisht 8 nentori ishte fundi i te gjitha perpjekjeve per te futur vizat ne kuti. Por shqiptaret kane nje memorie dhe ju duhet tu kerkoni te falur sepse ju ne kete salle votuat ne menyren me te vendosur kunder cdo hapi jetik per heqjen e vizaveu ngritet fuqishem dhe votuat kunder kontrates per pajisjen e qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike duke e ditur se pa to nuk mund te kishte kurre levizje te lire te qytetareve shqiptare u ngritet fuqishem ne kete salle mevoten kunder cdo ligji qe kerkohej per heqjen e vizave. Shqiptaret nuk mund te harrojne diskutimin tuaj z. kryeminister ne hije kur sollet ketu kartat e bixhozit te kazinove dhe i paraqitet si leternjoftime te falsifikuara. Ju the te huajve se 70 mije karta jane te falsifikuara dhe e bere kete vetem e vetem per ti vene nje pikepyetje te rende nje procesi qe ishte jetik per heqjen e vizave. Me tej. Ne daten 14 maj kur ne rendin e dites te publikuar nga Komisioni Europian ishte fiksuar se do te merrej vendimi per te sugjeruar heqjen e vizave per Shqiperine ju u ngujuat dhe filluat te ashtuquajturen greve urie ne te cilen pati vetem nje heroine dhe nje hero Fatmir Xhafa dhe nje zonje tjeter qe spo ia them emrin por po ta kisha ne parti do ta kisha venene flamur per vendosmerine e saj. Jam kujdesur per ju ne greve edhe per ushqimin qe ju vinte ne greve.U ngujuat tre jave qe te hidhej poshte vendimi. Kur u vendos heqja e vizave dolet nga greva dhe niset delegat pas delegatesh ne Europe per te kerkuar ndalimin e vizave.
Zonja dhe zoterinj
Ceshtja ka arritur deri aty sa kryetari juaj te vjedhe password-in e zoterinjve ketu dhe te shkruaje ne emer te tij letra dhe e-mail dhe tu thote te tjereve se 800 mije shqiptare do te largohen nga Shqiperia je viktime e nje hacker jane hackers-at qe te vodhen ty e-mail atje. Te vertet nuk ju pelqejne kur jua them une por do tua them. Harruat festen qe bete sepse u shty votimi ne nje komision harruat titujt e gazetave tuaja qe i hapet per te deshperuar shqiptaret. Shqiptaret kane memorie ndaj mos synoni tua cenoni gezimin se festen e kane gezim te madh. Pese jave me pare u mblodh keshilli dhe vendosi protesta por qytetaret jua kthyen shpinen duke ju thene mos na lodhi me ne duam viza dhe jo protesta. Kur ju bete dasmen ne ju sollem lule. Ndaj te festojme se bashku dhe mos beni gjera te tilla.
11/11/2010