Drejtori per Zgjerim per Ballkanin Perendimor ne KE z. Pierre Mirel i dorezoi Kryeministrit Berisha Progres Raportin per Shqiperine per vitin 2010

- Kryeministri Berisha Raporti do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian i cili eshte nje proces i pandalshem i pakthyeshem dhe qe ndertohet mbi bazen e reformave te thella e te gjithanshme
Kryeministri Berisha priti sot pasdite ne nje takim Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian z. Pierre Mirel i cili i dorezoi Kryeministrit Progres Raportin per Shqiperine per vitin 2010.
Pas takimit Kryeministri Berisha dhe Drejtori per Zgjerimin z. Pierre Mirel deklaruan per mediat
Kryeministri Berisha Zonja dhe zoterinj
Sapo perfundova nje takim me te derguarin e posacem te Komisionit Evropian z. Pierre Mirel i cili me dorezoi mua ne emer te Komisionit Progres Raportin per Shqiperine per vitin 2010.
Ky ishte takimi im i pare me nje zyrtare te larte Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian qe nga vendimi historik i djeshem i Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian dhe ky ishte nje rast i shkelqyer per mua per ti shprehur edhe nje here mirenjohjen me te thelle Komisionit Evropian Parlamentit Evropian Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian per vendimin e tyre fisnik historik per shqiptaret pa viza per Shqiperine pa kufij.
Ky ishte dhe realizimi ndoshta i endrres me te bukur te qytetareve shqiptare dhe arritja e tyre me e rendesishme per lirite individuale dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt ne Tirane. Nga ana tjeter une shfrytezova rastin per te garantuar Komisionin por do ti garantoj edhe te gjithe kryetaret e shteteve dhe qeverive ne letren e falenderimit qe do tu dergoj se qeveria qendron e vendosur ne konsolidimin e metejshem te te gjitha kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave dhe eshte e gatshme per nje bashkepunim te plote me secilin vend ne menyre qe te mos kete as edhe nje pasoje negative. Ndonese une kam bindje te thelle se kete besim te madh shqiptaret do ta shperblejne me qendrim dinjitoz.
Natyrisht ky nuk ishte qellimi kryesor per te cilin zoti Pierre Mirel ndodhej sot ketu. Ai me dorezoi raportin e Komisionit Evropian per te cilin komentet e mija jane sa vijon. Se pari i tere procesi i integrimit te Shqiperise ne Evrope eshte konsideruar dhe konsiderohet nga une dhe qeveria ime si nje proces kryekeput i bazuar ne performance dhe merite. Kjo sepse ne besojme se ky eshte interesi jetik i qytetareve shqiptare per ndertimin e idealit evropian ne Shqiperi.
Se dyti ne kemi pasur dhe kemi privilegjin qe me Komisionin Evropian te kemi komunikimin dhe bashkepunimin me transparent cka mendoj une perben nje avantazh te madh ne punen tone.
Se treti ne traditen e qeverise sime raporti i Komisionit Evropian shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Kjo do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara dhe te gjitha mangesite e evidentuara ne kete raport do te shnderrohen ne prioritete te qeverise time gjate muajve ne vazhdim dhe gjate vitit qe vjen.
Une shfrytezoj rastin te falenderoj Komisionin per ndihmen e madhe bujare e cila ben qe Komisioni Evropian te jete donatori i pare i Shqiperise ne dhjetera e qindra projekte ne vazhdim.
Sic degjuat komisioneri Fyle foli per kredibilitetin e procesit te zgjerimit. Ne nuk kerkojme dhe nuk do te kerkojme nje proces jashte kredibilitetit. Mendoj se ne cdo gje duhet ta meritojme mbi bazen e reformave te thella e te gjithanshme dhe fryteve te ketyre reformave.
Edhe nje here dua te falenderoj zotin Pierre Mirel per kete vizite dhe per biseden e frytshme qe patem. Une dua ta garantoj ate se raporti do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian i cili eshte nje proces i pandalshem i pakthyeshem dhe qe ndertohet mbi bazen e reformave te thella e te gjithanshme per te cilat ne qendrojme te gatshem.
Faleminderit
Zoti Pierre Mirel Zoti Kryeminister faleminderit per fjalet tuaja bujare. Une kam pasur sot kenaqesine qe ti dorezoj zotit Kryeminister opinionin apo Progres Raportin per Shqiperine per vitin 2010. Po perpara kesaj une shpreha kenaqesine tone te gjithanshme per ate vendim qe u mor dje nga Keshilli i Drejtesise dhe i Ceshtjeve te Brendshme te Bashkimit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare qe kane pasaporta biometrike ne menyre qe ata te udhetojne ne vendet e zones Shengen. Ka disa kushte per te udhetuar ne kete regjim qe do te filloje nga mesi i dhjetorit te ketij viti.
Komisionerja Malstrom e cila eshte dhe komisionerja e Bashkimit Evropian per ceshtjet e brendshme te BE-se do te vije ne Tirane diten e premte dhe jam i sigurt se do te flase shume per keto kushte qe kane te bejne me udhetimin pa viza.
Zoti Kryeminister ju permendet fjalen kredibilitet apo besueshmeri dhe eshte pikerisht kjo fjale qe ka permendur komisionari Fyle dhe pikerisht kete besueshmeri apo kredibilitet duhet ta mbajme mend kur vjen puna tek regjimi i udhetimit pa viza drejt zones Shengen.
Per sa i perket opinionit qe ka publikuar sot pasdite Komisoni Evropian une jam i sigurt se ne i kemi dhene kreditet e duhura punes qe eshte bere deri me tani. Dhe une mendoj se eshte e rendesishme qe tani te permend disa prej atyre qe ne kemi nenvizuar ne raportin tone sidomos ceshtje qe kane te bejne me kuadrin legjislativ qe eshte ekzistues.
Per ceshtje te rendesishme si diskriminimi lufta kunder korrupsionit lufta kunder krimit te organizuar ne kemi treguar qarte qe kuadri legjislativ i adoptuar ne Shqiperi eshte zbatuar gjeresisht. Ne kemi pergezuar qeverine shqiptare edhe per faktin qe ekonomia shqiptare ka pesuar rritje megjithe krizen globale apo ekonomike qe Marreveshja e Stabilizim Asociimit po vihet ne zbatim pa probleme dhe kjo eshte nje ceshtje e rendesishme. Po ashtu i kemi dhene vemendjen e duhur rolit konstruktiv qe luan Shqiperia ne rajon dhe kjo eshte shume e rendesishme per stabilitetin.
Po ashtu Komisioni ka thene ne opinionin e tij qe nevojiten ende perpjekje te tjera ne menyre qe ne te ardhmen Komisoni Evropian te rekomandoje hapjen apo fillimin e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Pra jo vetem qe kemi thene se eshte e rendesishme qe te behen perpjekje te tjera ne te ardhmen por Komisioni ka renditur disa prioritete kyce te cilat jane te rendesishme per ta kthyer opinionin ne nje opinion pozitiv nje dite.
Nuk deshiroj qe ti permend tani te gjitha keto prioritete megjithate me lejoni qe une te nenvizoje disa prej tyre nje prioritet i rendesishem i cili duhet zbatuar eshte strategjia per reformen ne gjyqesor e cila eshte pezull nje historik te besueshem per nje implementim te efektshem te strategjise ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar te drejtat e prones jane po ashtu nje tjeter ceshtje qe ne e kemi diskutuar per shume kohe po ashtu edhe lehtesimin e ligjit per antidiskriminimit dhe lehtesimin e integrimit te romeve ne shoqeri.
Une jam i kenaqur qe degjova zotin Kryeminister qe tha se keto prioritetet do te behen pjese e programit te punes se qeveris por ne opinion tone per Shqiperine ka edhe nje element tjeter shtese dhe ky eshte funksionimi i Parlamentit te Shqiperise. Per shume muaj kryesisht qe nga perfundimi i zgjedhjeve te vitit te shkuar sipas vleresimit tone nuk funksionon plotesisht. Dhe kjo per mendimin tone eshte nje sfide e menjehershme. Ne fakt ky eshte edhe mendimi i Keshillit Evropian. Kjo ka qene edhe pjese e perfundimeve qe ka nxjerre Keshilli Evropian perpara nje muaji si edhe konkluzioni i Parlamentit Evropian. Nje Parlament qe funksionon ashtu sic duhet eshte nje element kyc i kritereve politike te Kopenhagenit.
Pertej prioriteteve qe sapo permenda deshiroj te them qe ne do te vazhdojme dialogun me autoritetet ne Shqiperi dhe do te vazhdojme punen me ta. Po ashtu deshiroj te theksoj qe ne ne pergatitjen e opinionit tone kemi hasur transparence dhe bashkepunim shume te mire me administraten ketu.
Ashtu si ne ceshtjen e liberalizimin te vizave ajo qe mund te them eshte se kur nje vend punon ashtu sic duhet edhe Brukseli jep vleresimin e vete ashtu sic duhet. Prandaj duke iu referuar prioriteteve te listuara ne opinion nje dite ne te mund te themi se Shqiperia ka bere punen e saj dhe Brukseli te beje punen e vete.
Kryeministri Berisha iu pergjigj interesit te medias
Pyetje Zoti Kryeminister ta fillojme nga ceshtjet kryesore qe ne duhet te plotesojme per te marre statusin e vendit kandidat. Une i numerova dhe jane 12. Per shumicen e tyre duhet bashkepunim me Partine Socialiste. A mundet qe ju ne programin tuaj te punes te fusni edhe kete pike bashkepunimin me Partine Socialiste. A mund ta arrini kete
Kryeministri Berisha Une dua ti garantoj shqiptaret se do te beje cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten. Natyrisht ne asnje rrethane nuk mund te pretendoj te udheheq opoziten. Kjo eshte jashte cdo lloj koncepti per mua. Ajo cka me takon mua eshte ti bej asaj oferta te ndershme transparente ne interesin me te mire te vendit. Une kete e kam bere dhe do ta bej ne menyre te panderprere.
Pyetje A ndjeni keqardhje qe Shqiperia nuk mori driten jeshile per statusin e vendit kandidat Dhe a ndjeni ndonje pergjegjesi
Kryeministri Berisha Une procesin e integrimit e marr si nje proces teresisht te bazuar ne merite dhe Shqiperine e marr ashtu sic eshte. Shqiperia ideale ekziston ne eter ndersa Shqiperia reale eshte kjo qe eshte. Ajo cka na perket ne eshte qe te bejme cdo perpjekje per te shenuar hapa te rendesishem ne procesin e integrimit evropian. Qeveria ime ka punuar me seriozitetin me te madh per liberalizimin e vizave dhe ajo eshte realizuar. Natyrisht ky ka qene prioritet absolut. Qeveria ime ka punuar dhe do te punoje me te gjithe potencialin e saj per procesin e integrimit i cili duhet te jemi realist eshte nje proces me universal. Keshtu qe si proces i tille ju e dini qe pasioni im jane reformat dhe une do te bej cdo gje te procedoj me to. I tere ky proces bazohet ne reforma me te cilat ne afrohemi me standardet praktikat kriteret ligjet e vendeve anetare te Bashkimit Evropian te cilave kerkojme tu ngjasojme dhe kerkojme te behemi si ato. Ndaj dhe nuk me mbetet gje tjeter pervec se te punojakoma me me perkushtim ne nje projekt qe e mbeshtesin 94 perqind e shqiptareve.
09/11/2010