Kryeministri Berisha Cdo gje e kemi marre dhe do ta marrim mbi bazen e merites dhe performances pasi ky eshte interesi jetik i qytetareve shqiptare

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave shprehu mirenjohjen ndaj te gjithe punonjesve te administrates qe me perkushtim dhe vendosmeri punuan ne zbatimin e kerkesave te Udherrefyesit per heqjen e vizave per Shqiperine.
Perpjekja jone e jashtezakonshme per te shnderruar ne realitet premtimin me solemn qe ne kemi bere ose mund te bejme ndonjehere heqjen e vizave per shqiptaret Shqiperine pa kufij dhe levizjen e lire u realizua. Ndaj ne emer te qeverise dua tu shpreh mirenjohjen me te thelle te gjithe atyre qindra dhe mijera punonjesve te administrates qe me aq perkushtim me aq vendosmeri punuan ne zbatimin e 120 kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave. tha kryeministri.
Duke rishprehur mirenjohjen e tij per Komisionin Evropian Parlamentin Evropian dhe te gjithe atyre qe mundesuan kete vendim historik per shqiptaret kryeministri ritheksoi se ky vendim ishte vleresimi me i madh per shqiptaret dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare. Ne cdo gje e marrim dhe do ta marrim mbi bazen e merites dhe te performances sepse ky eshte interesi jetik i shqiptareve sepse vetem ne kete menyre qytetaret shqiptare do te mund te gezojne me dinjitet ato qe arrijne sepse vetem ne kete menyre qeveritaret e tyre do te mbajne te gjitha pergjegjesite per premtimet e tyre. u shpreh kryeministri.
Duke vleresuar punen e shkelqyer qe eshte bere deri tani per qartesimin e qytetareve shqiptare per domethenien dhe detyrimet ndaj ketij procesi kryeministri Berisha theksoi se tani qe gjitha u be realitet duhet te mobilizohen te gjitha mjetet per ta intensifikuar me tej procesin e qartesimit te qytetareve nepermjet shperndarjes se fletepalosjeve sqaruese ne cdo familje. Tani ne krahas festes duhet te qendrojme ne cdo dere. Fletepalosja shpjeguese duhet ti shkoje ne dere cdo familjeje shqiptare. Kjo eshte kartolina me e vecante qe shqiptaret kane marre nga Evropa per festat e fundvitit por fletepalosja jone me te gjitha kerkesat dhe me gjithcka qe duhet te kete rene ne dore te cdo familje shqiptare. u shpreh kryeministri.
Me tej ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Te nderuar ministra
Perpjekja jone e jashtezakonshme per te shnderruar ne realitet premtimin me solemn qe ne kemi bere ose mund te bejme ndonjehere heqjen e vizave per shqiptaret Shqiperine pa kufij dhe levizjen e lire u realizua. Ndaj ne emer te qeverise dua tu shpreh mirenjohjen me te thelle te gjithe atyre qindra dhe mijera punonjesve te administrates qe me aq perkushtim me aq vendosmeri punuan ne zbatimin e 120 kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave.
Per Shqiperine per shqiptaret ky ishte procesi me i veshtire ky ishte natyrisht dhe vendimi me i rendesishem per ta. Dua gjithashtu edhe njehere te shpreh mirenjohjen time me te thelle KE komisioneres Maelstrom presidentit Barroso Parlamentit Evropian reporteres per Shqiperine Komisionit te Jashtem komisionit te te drejtave civile dhe Parlamentit ne teresi qeverive te vendeve anetare te zones se Shengen per vendimin e tyre historik per tu dhene liri levizje ne mbare hapesiren evropiane qytetareve qe perjetuan izolimin me te thelle te gjitha koherave ne historine e Evropes.
Ky vendim dua te theksoj edhe njehere ka qene nje vendim shume i veshtire. Dua te them dicka personale. Ne rregullin tim te brendshem nuk premtoj kurre gjera qe jane ne duar te te tjereve. Premtimin per heqjen e vizave une e bera ne te gjitha sheshet dhe sallat e Shqiperise i shtyre nga asgje tjeter por vetemnga pasioni im i papermbajtur per te pare qytetaret shqiptare te levizin te lire dhe bindja ime e thelle se do te benim gjithcka qe kjo enderr te shnderrohej ne realitet. Sado dhe cfaredo cmimi te nevojitej do te paguanim per te gjitha teknologjite per te gjitha ligjet per te gjitha standardet ne menyre qe qytetaret tane te levizin te lire dhe ne dinjitet te plote ne mbare Evropen. Ne kishim premtuar qe do te behej realitet brenda vitit te pare te qeverisjes dhe kjo ishte pesha e dyte e madhe mbi premtimin tone sepse nuk jemi ne dhe nuk ishim ne qe do te percaktonim agjenden e vendimmarresve. Ne ishim ata qe kishim detyre te benim gjithcka per te permbushur kete interes jetik te qytetareve shqiptare. Ne organizuam lobingun me te fuqishem ne tere perpjekjen tone politike. Zhvilluam dialogun me intensiv ne te gjitha nivelet ne nivel kryeministrash ne nivel ministrash te jashtem ministrash te brendshem ministrash drejtesie por edhe me ekipe te perbera te cilat shkuan pothuajse ne te gjitha kancelarite e Evropes per te paraqitur me dokumente se cilat jane rezultat e reformave tona.
Procesi ishte shume delikat sepse moti u vrenjt per shkak te disa zhvillimeve qe nuk kishin asnje lidhje me ne dhe duhet ta pranoj se Presidenca belge dhe komisioni kane bere nje pune te shkelqyer deri ne oret e fundit para takimit. Duhet ti themi te vertetat sic jane. Nuk kishte te bente kjo me Shqiperine. Keto ishin problem madhore qe kishin lindur te palidhura me Shqiperine dhe keto probleme u zgjidhen ne menyren me te perkryer per ne.
Eumlshte e nje rendesie te jashtezakonshme qe ne e morem voten ne menyre unanime se qofte edhe nje vote kunder qofte edhe nje vend i vetem zemerthyer do te mbetej me cen vendimi per ne. Por vendimi u mor ne unanimitet te plote. Dhe ky eshte vleresimi me i madh qe u eshte bere qytetareve te ketij vendi reformave te ketij vendi. Dua te theksoj se qindra here ne dite qe nga shpallja e ketij premtimi deri te henen ne mengjes te dates 8 nentor kam patur ne mendje permbushjen e tij.
Natyrisht per mua karrieren time politike mosmbajtja e ketij premtimi perbente nje fatalitet politik sepse nuk ishte premtim i vogel. Nuk kishim te benim me premtime te tilla si do te rritet kaq apo aq perqind dhe u rrit pak me shume ose me pak por kishim te benim me nje premtim kapital absolutisht kapital pasi eshte fjala te shkosh pa viza per te pare djalin apo vajzen qe ke 10 vjet pa e pare te shkosh te puthesh apo te perqafosh femijet e tij qe kane lindur dhe si ke takuar dot te shkosh te vendosesh nje tufe me lule tek varri i njeriut tend te dashur qe nuk i shkove dot. Jane keto aspektet me njerezore pastaj jane aspektet me te medha te dinjitetit do te levizesh dhe ti banor nga me te vjetrit e ketij kontinenti pa mure pa kufij.
Kjo u be realitet dhe reformat tonabinden edhe me skeptiketse per Shqiperine dhe shqiptaret ky eshte nje proces i merituar. Ne nuk kemi patur nuk kemi dhe nuk do te kemi quid pro quo. Kjo eshte jashte filozofise sone. Ne cdo gje e marrim dhe do ta marrim mbi bazen e merites dhe te performances sepse ky eshte interesi jetik i shqiptareve sepse vetem ne kete menyre qytetaret shqiptare do te mund te gezojne me dinjitet ato qe arrijne sepse vetem ne kete menyre qeveritaret e tyre do te mbajne te gjitha pergjegjesite per premtimet e tyre. Kjo u be realitet.
Une sot do tu nisnje leter te gjithe kryeministrave kryetareve te shteteve te zones se Shengenit ne te cilat sigurisht do te shpreh krahas mirenjohjes me te thelle edhe garancinee plote dhe totale te kesaj qeverie per dy gjera e para ai proces qe beri te mundur kete vendim do te njohe avancim dhe konsolidim te metejshem e dyta autoritet e ketij vendi qendrojne duke shprehur besimin me te madh se qytetaret shqiptare kete besim te madh qe iu dha atyre do ta trajtojne me dinjitetin me te madh duke respektuar me perpikerine me te plote rregullat e percaktuara por krahas kesaj autoritet tona do te mbeten te vendosura dhe te hapura ne bashkepunimin me te ngushte ne menyre qe te parandalojne nga cdo lloj abuzimi nga cilido qe mund te mendoje te abuzoje me kete akt fisnik me kete vendim iluminist te qeverive te vendeve anetare te BE te zones se Shengenit.
Zoterinj ministria
Ne kemi bere nje pune te shkelqyer per te qartesuar qytetaret shqiptare per te gjithe domethenien te gjithe detyrimet dhe te drejtat e ketij procesi por tani qe jemi drejt finales drejt dites se shumepritur tani ne krahas festes duhet te qendrojme ne cdo dere. Fletepalosja shpjeguese duhet ti shkoje ne dere cdo familjeje shqiptare. Kjo eshte kartolina me e vecante qe shqiptaret kane marre nga Evropa per festat e fundvitit por fletepalosja jone me te gjitha kerkesat dhe me gjithcka qe duhet do teshkoje ne cdo familje shqiptare. Te mobilizojme te gjitha fondet dhe te gjitha mjetet e nevojshme qe ate tjua postojme te gjitha familjeve shqiptare me nje leter shoqeruese ku te qartesojme gjithcka rreth ketij procesi.
Eumlshte ne detyrimin tone sepse edhe njehere jetojme ne nje bote demokratike nuk duhet ne asnje rrethane qe tu krijohet qyteteve dhe vendeve qe shqiptaret do te shkojne si vizitore as edhe problematika me e vogel me ligjet e tyre.
Une kam bindje te thelle se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi skeptike per rezultatin e reformave ne keto fusha dhe jane kthyer me mendim krejt tjeter po keshtu cdo kush qe mendon se do te kete ndonje problematike do te surprizohet kur te faktoje se shqiptaret do te deshmojne korrektesi ne kete proces.
Dje Komisioni Evropian me dorezoi raportin e Komisionit per vitin 2010. Eumlshte ne traditen e kesaj qeverie qe raportet e KE i trajton ne menyren me serioze ndaj dhe zoterinj ministra raporti do te merret me seriozitetin me te madh per te gjithe problematiken qe ai shtron per ministrite qe ju drejtoni te gjitha ceshtjet qe jane per tu avancuar. Raporti ben nje vleresim te gjere te rezultatit te reformave me objektivitet ne teresine e tij.
Ndaj dhe eshte ne interesin tone qe per kete proces kompleks sic eshte integrimi te shfrytezojme raportin per te nxjerre te gjithe problematiken dhe per ta trajtuar ate me seriozitetin me te madh. Eumlshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat.
Procesi i integrimit nuk mund te jete kurre tjeter pervec se i bazuar ne meriten. Raporti eshte voluminoz. Me zotin Pierre Mirel duke i shprehur te gjitha keto konsiderata edhe ne zyre por edhe publikisht natyrisht eshte rene dakord qe pasaktesite ose verejtjet qe mund te permbaje raporti ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4-5 javeve do tia percjellim Komisionit ne menyren me te argumentuar. Komisioni Evropian eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog komunikim teresisht transparent por e theksoj se nuk mund te jene keto te dytat ne asnje menyre qe te marrin hapesire me te madhe se sa meritojne. Qeveria ka axhenden e saj dhe e ndjek axhenden e integrimit me vendosmerine me te madhe.
Se fundi dua tu them shqiptareve se midis Shqiperise ideale Shqiperise eterike dhe Shqiperise reale sigurisht ekziston ndryshim i madh. Ajo qe bejme ne eshte qe punojme cdo dite per nje persosje gjithnje e me te madhe te standardeve normave demokratike ne kete vend te ekonomise tregut dhe te indit stofit social kohezionit social te kesaj shoqerie si kushtet dhe rruga e sigurt per integrimin.
Natyrisht duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne menyren me te prere ne do te bejme ne cdo rast dhe ne cdo rrethaneqe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ketu ne nuk mund te bejme asnje kompromis tjeter pervec respektit te plote te shtetit ligjor te institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhagenit.
E them kete sepse ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe.
10/11/2010