Kryeministri Berisha përshëndet vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti, në emër të qeverisë së Shqipërisë, vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, si një akt historik i Mbretit Abdullah në marrëdhëniet miqësore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar.
“Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e Kosovës. Me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Abdullah dhe vendi i Tij mik japin një kontribut të ri madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Kryeministri Berisha në Pekin, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, z. Wen Jiabao.
20/04/2009