E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshendet zotin Jaap de Hoop Scheffer me rastin e përfundimit me sukses të detyrës së tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh përshëndetës, zotit Z. Jaap de Hoop Scheffer me rastin e përfundimit me sukses të detyrës së tij si sekretar i përgjithshëm i Natos. Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

I nderuar Z. Sekretar, Scheffer,

Kam kënaqësinë e veçantë, që me rastin e përfundimit me sukses të plotë të mandatit tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të veriut, t’ju dërgoj në emrin tim e të qeverisë shqiptare përshëndetjet më të përzemërta e miqësore, si edhe urimet më të mira për shëndet të plotë për ju dhe familjen tuaj.

Shqiptarët do t’ju kujtojnë përherë si mikun e madh e të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, që si Sekretar i Përgjithshëm u ndodh në timonin e Aleancës, mbështeti fuqishëm dhe pa realizimin e ëndrrës së kombit për rikthim në familjen euroatlantike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe ngjarjen tjetër madhore për kombin tim dhe për paqen e sigurinë në Ballkan, pavarësimin e Kosovës. Shqiptarët, qeveria shqiptare dhe unë personalisht ju mbetemi përherë mirënjohës e borxhli për kontributin tuaj.

Duke ju uruar edhe një herë mbarësi për ju dhe familjen tuaj si edhe për realizimin e të gjitha planeve tuaja për të ardhmen, gjej rastin t’ju ripohoj, i dashur mik, sigurimet e konsideratës më të lartë, si edhe dëshirën time t’ju pres sërish në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju.

Juaji

 

 

 

Sali BERISHA


01/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›