Kryeministri Berisha pret Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Fiona McIlwham
Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Zj. Fiona McIlwham, me rastin e fillimit të misionit të saj në vendin tonë
Pasi i shprehu urimet më të mira dhe suksese në misionin e saj shumë të rëndësishëm, Kryeministri Berisha e sigurojë Ambasadoren se në misionin e saj do të ketë gjithnjë përkrahjen e tij dhe të qeverise që drejton.
Kryeministri shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe mirënjohjen për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Ambasadorja e siguroi Kryeministrin Berisha se gjatë misionit të saj në Shqipëri, do të punonte për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve. Antarësimi i Shqipërisë në NATO, tha Ambasadorja është një arritje e rëndësishme për vendin tuaj por dhe një garanci me e madhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona.
Me interesimin e Ambasadores, Kryeministri foli për proçesin e zgjedhjeve dhe theksoi vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për garantimin me 28 qershor, të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
09/06/2009